Dy vatra konflikti të armatosur, një në Evropë e tjetra jo shumë larg në Lindjen e Mesme, kanë shumëfishuar ‘urinë’ për armatim si kurrë më parë në këto 35 vite pas rënies së komunizmit, gjë që ka vënë në lëvizje edhe diplomacinë botërore.
Jashtë këtyre diskutimeve nuk mund të mbetej Shqipëria e cila mori propozimin direkt nga presidenti ukrainas Zelensky për bashkëprodhim armësh, ndërsa vetëm të dielën në asamblenë e socialistëve, Kryeministri Rama paralajmëroi investime të mëdha.
“Sot, ne duhet të investojmë më shumë në mbrojtje...ky është edhe një moment tjetër historik për rrethanat e krijuara që na e imponon këtë për ta bërë me mendësinë dhe me standardet e NATO-s... Duke hapur kapitullin e investimeve të mëdha private në industrinë moderne ushtarake” deklaroi Rama më 17 mars 2024
Një investigim i La Repubblika i botuar pak ditë më parë theksonte si globi është vënë i gjithi në kërkim të municioneve, ndërsa në pazarin e madh global, i populluar nga tregtarë që ofrojnë produkte me cilësi të dyshimtë dhe kërkojnë çmime shumë të larta, po shikohen alternativa.
Por a mund të bëhet Shqipëria pjesë e këtij tregu?
“Kuptohet ne kemi eksperiencën e së kaluarës. Gati 50 vite ne kemi prodhuar municione në Poliçan , kemi prodhuar municione kryesisht për armë individuale dhe për mortaja. Nuk kemi prodhuar asnjë municione për topa. Por ekziston njohuria. Kuptohet gjendja e të tre uzinave në një situatë sot e cila nuk mundet të riaktivizohet me teknologjinë që kanë” thotë Artur Meçollari, ish- ushtarak.
Investigimet në mediat ndërkombëtare thonë se ka një lloj municioni që të gjithë po e kërkojnë në treg, plumbat 155 mm që përdoren për topa. Tani kërkohet edhe nga izraelitët. Para sulmit në Kiev kushtonte rreth 1200 euro, një vit më pas norma arriti në 3300 euro dhe pas fillimit të ofensivës në Gaza u rrit në 8000 euro.
Ish- ushtaraku Artur Meccollari tregon për Report Tv nëse Shqipëria mund të prodhojë apo jo kalibër të tillë municioni.
“Me teknologjinë që kemi natyrisht që nuk e prodhojmë. Ne nuk kemi prodhuar asnjëherë asnjë municion të artilerisë. Por kuptohet, duke pasur partner të fuqishëm, që kanë dëshirë për të investuar në një vend ku fuqia punëtore është e ulët, ka një vlerë të ulët. Ka një vlerë investimi në këto fushë. Por kuptohet edhe duke pasur parasysh që t’i sigurohet biznesi. Ka mundësi të bëhet, jo vetëm për 155 mm por edhe për kalibrat e tjerë” vijon më tej ai.
Por në cilën prej fabrikave të ushtrisë shqiptare mund të realizohet?
“Duhet një teknologji e re. Ka problematika për riaktivizimin e këtyre tre uzinave, qoftë edhe për pozicionin ku ato gjenden pasi teknologjia e re e sotme e prodhimit të municioneve kërkon njerëz me edukim njohuri goxha profesional, gjë që në këto rajone sot është e vështirë të gjenden. Kryesisht qendrat e banuara kanë njerëz me edukim të tillë”, tregon Meçollari.
Ndertoni bunkere dhe uzina armesh ju q.... Kina nonen. Sikur Kim Jong Un. Po ndertoni ekonomine o bole se vendet e vogla nuk ja dalin dot me lufte te medhenjve. Po te kesh ekonomi te forte bjen dhe arme te sofistikuara, Lumturohuni me Gerdecera
Blen por po ta shiten!! Kupton se ç'po ndodh? Ai qe ka e mban per vete! E ne raste te tilla,si i thone asaj shprehjes,ke parane por se ha as qeni!!
Si fillim te fillohet nga ato te armatimeve te lehta pa umbur kohe,dhe me pas duke rritur edhe cilesine, edhe fuqine prodhuese,edhe duke filluar me kalibra me te medhenj si ato te artilerise,por duhet filluar ama,te pakten nje studim i mundesive duhet te ishte ne tavoljnen e eksperteve komoetente,por me sa kuptohet,akoma eshte ne fazen e me the te thashe!!
Pordhe me rigon. Te ndalohet vjedhja dhe shperdorimi ne fillim; kaq mjafton qe jeta e njerezve te permiresohet shumefish
Shqiperia nuk ka asnje mundesi reale te prolloje armatim sot. I mungon personeli tekniko-shkencor, i mungon fuqia puntore e specializuar ne kete profil, i mungon teknollogjia perkatese, e mbi te gjitha shqiperia nuk mundet te prodhoje arme se shqiperia ka me tepri teknollogjine e vjedhjes. abuzimit e propogandes katundareske.
sakte, propagande e dobet.
po ceksperience kemi moooo loqeeee ?? Ti ne kohen e qofte largut vetem fisheke prodhoje ! Apo si kallashet e Poliçanit qe zbrazje nje karikator e u varej gryka si loqe gomari nga nxehtesia. Per kete eksperience flet mo ? Aaaa morra injorante qe e keni infektuar kete vend deri ne palce
Faleminderit qe i re pikes!!
Endrra me sy hapur .Kur shkaterron nje baze shumevjecare, pas 40 viteve ,dallandyshja nuk kthehet me atje ku ishte foleja . Ky shoku Artur na e beka te thjeshte kete oreks qe ka bota .Keto qe thua zotrote jane groposur nga kjo klase politke qe sundon sot dhe kurr ska per tu bere Shqiperija vend prodhues i armatimeve . Edhe nese prodhonim ato municjone e arme kishin nga pas fondete e BRSS e me pas te Kines . Shisnim minerale e bitume e mernim armatime . Sot pa derdhur valut nuk merr as nje kokerr gozhde . Hajdutet tane nuk nxjerrin asnje kacidhe te rrisim aftesine mbrojtes e jo te ngrem Uzina moderrne per te prodhuar armatime .
Shqiperia ka zgjedhur tjeter strategji per mbrojtjen. Ate te ngjitjes si mace, neper topet e te medhenjve. Hidhet sa ne topet e fishkura te Erdoganit, ne topet e atrofizuara te Bidenit. Nuk ka perse i duhen armet e municionet, u mjafton leshi qe i mbetet neper duar duke u ferkuar koqet kujt te mundet.
Sot do te ishte koha te fillonim te ndertonim fabrikat. Kemi territoret e fabrikave obsolete dhe shume aleate qe mund te na shesin paisjet dhe trainimin e njerezve. Kjo nuk mund te ndodhe brenda nje viti, por besoj se brenda tre vjetesh mund te prodhojme shume lloje municionesh. Ne kundershtim me ata qe thone qe nuk mundemi, une mendoj se asnjehere me pare nuk kemi pasur me shume mundesi te ndertojme dicka qe ja vlen dhe me standartet e duhura.