Shqiptaro-palestinezi prek studion: Familja ime nuk ngopet me bukë në Gaza, po hanë ushqim lopësh

19 Mars 2024, 20:50Sociale TEMA
Shqiptaro-palestinezi prek studion: Familja ime nuk ngopet me bukë në

Ahmet Jaber me baba palestinez dhe nënë shqiptare, ka sjellë momente prekëse nga ajo çfarë po ndodh në Gaza.

I ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, Ahmeti ka treguar se ai vuan shumë nga ajo që po ndodh çdo ditë në Gaza, pasi e gjithë familja e tij ndodhet atje.

Ai tregoi se familja e tij atje ushqehet vetëm njëherë në ditë, pasi nuk kanë çfarë të hanë.

Mes emocionesh ai përloti studion ndërsa rrëfente se nëna, babai dhe vëllai i tij por dhe gjithë palestinezët që ndodhen në Gaza nuk arrijnë të mbushin “barkun me bukë”, nuk ngopen asnjëherë, dhe se shpesh ju ndodh të hanë edhe ushqimin e lopëve vetëm për të mbijetuar.

Ai u lut që kjo situatë të marrë fund sa më parë.

Brikena Prifti: Ajo çfarë po përjetojnë qytetarët e Gazës është e tmerrshme.

Ahmet Jaber: Kishin vuajtur shumë dhe akoma po vuajnë. Babin e kam shumë të sëmurë ilaçe nuk ka. Për të ngrënë hanë një herë në ditë dhe nuk ngopen. Ushqime nuk ka dhe po hanë ushqimin e lopëve. E tretin me ujë që ta hanë.

Brikena Prifti: A ke humbur ndonjë familjar gjatë luftës?

Ahmet Jaber: Jo shyqyr Zotit. Vetëm shtëpia është shkatërruar, nuk ka ngelur asgjë.

Brikena Prifti: Ku jetojnë prindërit me vëllanë?

Ahmet Jaber: Janë mbledhur në shtëpinë e hallës. Edhe shtëpia ehallës është djegur nga raketat. Hidhnin bomba zjarri që njerëzit të jenë pa asgjë. Duan t’i nxjerrin nga Gaza. Kjo është lufta më e madhe, nuk ka ndodhur si kjo luftë dhe nuk e di deri ku do arrijë, është tmerr. Njerzit kanë vdekur se s’kanë gjetur për të ngrënë. Babi kakëtu biznesin, për momentin po rri unë dhe po kujdesem.

Ne jemi rritur në Gaza, ishte babi këtu dhe e hapi biznesin. Ne kemi jetuar me nënën tonë dhe kemi studiuar në Gaza. Na kishte ecur shumë mirë jeta në Gaza dhe më vjen keq tani që shikoj ku kam kujtime unëjanë shkatërruar ga lufta.

Brikena Prifti: Si ka qenë fëmijëria jote?

Ahmet Jaber: Kemi qenë familje shumë e bukur, e lumtur, duam njëri-tjetirn, ndihmojmë njëri-tjetrin. Me vëllanë jamë shumë i lidhur. Uën fillova studimet e larta, ai ishte akoma në shkollë. Unë kam studiuar për gazetari dhe aktrim. Kam qenë një ng aktorët më të njohur në Gaza. Ne bënim teatër, filma, zbrisnim te publiku.

Më mungojnë shumë gjëra. Kam lënë jetën time, atje jam rritur. Qëkur isha i vogël doja që të isha aktor. Nëfillim bëja filma në lagje dhe talleshin me mua.

Brikena Prifti: A e mendon të bëhesh gazetar apo aktor në Shqipëri?

Ahmet Jaber: Kam shumë dëshirë të futem në median shqiptare. Do ta kem të vështirë, por..atje merresha me drama. Më pëlqen që të filloj të bëj një grup, do ta shikoj, do ta mendoj si ta bëj diçka se në fund tëfundit kam lidhje edhe me Shqipërinë. Prindërit janë dakord, nuk e kanë problem. Ne atje po rrinim për nënën, se po kujdeseshim për të. Nëse nuk do të ishte nëna do të ishim në Tiranë.

Brikena Prifti: Ti veten e ndjen më shumë shqiptar apo palestinez?

Ahmet Jaber: Nuk e ndaj, edhe me Gazën jam i lidhur.

Brikena Prifti: Si është njohur nëna me babanë?

Ahmet Jaber: Babi e do Shqipërinë, prandaj ka zgjedhur Shqipërinë që të hapë biznesin. Mami punonte në një furrë buke dhe babi blinte atje. Avash avash u njohën dhe u lidhën.

Brikena Prifti: Cila ka qenë arsyeja që babai ishte në Shqipëri?

Ahmet Jaber: Për punë. Ishte mësues, jepte mësime fizike. Kemi jetuar goxha këtu. Unë kam qenë deri në klasën e tretë pastaj jemi larguar në Gaza. Edhe vëllai ka lindur këtu. Tezet i kam pikë të dobët. Vetëm tezet mos mi prekni, i kam në vend të mamit. Edhe nëna e mamit na ka rritur, e kisha pak të vështirë kur ika në Gaza. E kisha pak të vështirë kur u largova në Gaza, por nuk e kam lënë asnjëherë Shqipërinë.

6 Komente

  1. G
    G

    Nuk na the nje fjale, per ate,qe Gaza,ku ju jetonit shume mire dhe te patrazuar, sic e pohon dhe vet,kush e nisi gjemen e madhe dhe pse perfundoi keshtu.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      lol autochtonus pellazg sunit si shumica e albanistaneve turkarabe.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ringjallja pellazge

        Eh mor detcar, nuk e ke keq, po ti shtosh nje pike uje ne koke dhe nje pike vaji ne prapanice sic bejne papadhet e di si del? 100% grek katharo elinaq, bile 5000vjecar, saktesishte sic je ti, i lashte dhe i leshte.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Daullxhiu

        Po djemte qe I dergojne te luftojne per hamasin? Di gje ky per keto? Po e krujte, mbae ne bythe.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bujk

          Si transformohet qenja njerzore! Per at bota e zhvilluar na ka hale ne sy.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Parruca

            Ky thote qe ishin mire ne Gaza dhe jetonim mire. Pra nuk paska qene « kamp perqendrimi ku vdisnin nga uria » para luftes, sic pretendojne ca trushpelare. Vete fakti qe nga Shqiperia kane shkuar ne Gaza tregon qe jetesa atje ka qene me e mire se ne Shqiperi. Tani deri ne daten 6 Tetor askush nuk i prishi shtepite e as i bombardoi. Madje ne 7 Tetor doli populli i Gazes festoi ne rruge per grate dhe femijet e masakruar ne Izrael. Per femijet qe dogjen te gjalle ne furre, per grate shtatzane qe u hapen barkun, per 240 pengje nje pjese te te cileve dhe sot e kesaj dite i mbajne peng. Tani bejne viktimen, nderkohe qe sot qe flasim vazhdojne te mbajne peng mbi 100 persona. Dhe mos te thoje kush qe kete e ben Hamasi dhe jo civilet, sepse 90% e popullit atje mbeshtet Hamasin dhe sulmin e 7 Tetorit.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje