Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare mësuesja dhe këshilltarja e Bashkisë së Tiranës

29 Shtator 2022, 19:20Sociale TEMA

Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare mësuesja dhe

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare "Ali Demi" dhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorina Kuka, ka ndërruar jetë.

Ajo vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk ka arritur dot ta mposhtë duke mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 35-vjeçare.

Lajmin për ndarjen nga jeta të saj e ka bërë me dije kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

"E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka - mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak!

Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes!" shkruan Veliaj.

Dorina Kuka për dy vite rresht u operua dhe kurua për masë tumorale në gjoks. Pas betejës me tumorin në gjoks, ajo u ekzaminua me masë tumorale në kokë, duke e rënduar edhe më tepër shëndetin e saj.

Kuka u nis dhe drejt Italisë për një mjekim më të specializuar, por nuk ka arritur dot ta mposhtë sëmundjen e rëndë.

9 Komente

  1. s
    sa gjynah .kaq e re !

    Ngushellime familjes se te ndjeres D.K . U Preht ne Paqe ...

    Përgjigjjuni
    1. F
      F-35C

      Gjynah, shume e re! Ngushellime familjes!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nevruzi

        Ngushellime familjes vertet gjynah shume e re

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kursejani “detajet” o te mjere

          RIP! C’gazete leshi jeni?! Duhej patjeter publiku ta merrte vesh ne menyre te hollesishme se ku e kishte semundjen dhe sa vuajti fatkeqja?!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Niku

            Detajet mund te vlejne ne sensibilizimin e publikut, sidomos per kancerin e gjirit qe nese kapet ne kohe eshte i trajtueshem dhe rrit shanset e mbijeteses.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Antigonea

            Ngushellimet me te sinqerta. U largua NJE NJERI I MIRE NGA KJO BOTE, NJE MESUESE me pak, nje nene me pak. Ata qe kane qene prane saj, familja, do ta ndjejne tmerresisht, por duhet te kene force ta mposhtin kete dhimbje.

            Përgjigjjuni
            1. D
              D.Didani

              Nje jete e shkurter plot pune dhe lavdi! Ikja shume e re ! I ndrit shpirti!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Davidi

                Marrte EV me vete! Kanceri i Tiranes.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Naja

                  Ngushellime te sinqwrta familjes,zoti u dhashte foce me e perballu kete dhimbje

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje