Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

28 Shtator 2022, 17:04Sociale TEMA

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Ndërsa dimri i krizës energjetike, na ka mbërritur në prag e ndërsa edhe këtu tek ne, ashtu si në rajon eEvropë, po merren masa për përballimin e kësaj situate qëmesa duket do të zgjasë jo pak, edhe qytetarët duhet tëbëjnë detyrën e tyre, të veprojnë e respektojnë këshillat që po përcillen nga institucionet përkatëse dhe ekspertë të fushës.

Mënyra e vetme për ta përballuar këtë sfidë të madhe është një dhe vetëm një: kursimi, nga çdonjëri prej nesh, çdo ditë, me veprime të vogla, por me impakt të madh.

Për të ndërgjegjësuar qytetarët për kursimin e domosdoshëm të energjisë në vend, kanisur një fushatëedukimi e sensibilizimi, “Ti je heroi i energjisë”, nëshkollat e Tiranësme nxënësit, të cilët mund të jenë përcjellësit më të sinqertë e më të besueshëm në familje, të këshillave të kursimit. Ndërgjegjësimi që duhet të ketëçdo familje, po bëhet tashmë edhe përmes një spoti televiziv, ku mesazhet janë të qarta: Energjia nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sot. Çdo veprim i yni në kursimin e energjisë, sjell impakt të madh, siguron më shumë energji elektrike për  ditët e muajt në vazhdim. Të gjithë bashkë, mund ta ruajmë energjinë! Duhet ta bëjmë jo vetëm për veten, për ekonominë e shtëpisë por dhe për të mirën e Shqipërisë! Çdo vat që kursehet vlen, sidomos në faturën tonë elektrike, ku çmimin e lartë të energjisë së importuar në treg, për familjet dhe bizneset e vogla shqiptare do ta mbulojë qeveria.

Ndërsa në Gjermani çmimi që duhet të paguajnë familjarët është rritur me 19 %, në Itali me 83%, në Spanjë me 126% apo edhe në Greqi me 112% më shumë, në Shqipëri, për të gjithë konsumatorët që do të respektojnë masën e kursimit, fashën e 800 kilovat/orë shpenzim në muaj, çmimi nuk do të rritet. Për ata,në çdo rast, me një ambicje e kurajo të madhe, këto kosto do t’i mbulojë shteti, edhe pse çmimet e energjisë që blihen sot në treg janë10-fish më të shtrenjta krahasuar me vitet e mëparshme.

Dhe Shqipëria ka nevojë të importojë, pasi rreth 70% e energjisë së prodhuar në vend qësigurohet nga KESH dhe 30% e saj qësigurohet nga prodhues privatë, arrijnë të mbulojnë vetëm 60% të nevojave vjetore. Pjesa tjetër duhet të mbulohet detyrimisht nga importi. E krahas çmimeve të larta, sot tregjet e energjisë karakterizohen nga luhatje e pasiguri të mëdha, që po shkaktohen jo vetëm nga faktorët natyrore por dhe nga gjithë spekulimet që po sjell lufta në Ukrainë.  300 euro/Mwh deri në 600 euro/Mwh kanë lëvizur çmimet, nga dita në ditë.

Vetëm në 8 mujorin e parë të këtij viti KESH ka shpenzuar 350 milionë euro, me qëllim që ta mbajë të pandryshuar çmimin që duhet të paguajnë qytetarët. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Por edhe qytetarët duhet të kryejnë misionin e tyre, në përballjen e kësaj krize: uljen e ndjeshme të konsumit të energjisë në shtëpitë e punët e tyre. Të mos e kalojnë fashën e 800 kilovat/orë shpenzim në muaj. Përndryshe duhet të paguajnë më shumë të paktën për periudhën tetor- dhjetor, pas së cilës situata energjetike do të analizohet sërish.

Deri atëherë duhettë bëjmë gjithçka mundemi: ta kursejmë energjinë, që ta kemi! Çdo ditë, duke fikur dritën kur dalim nga shtëpia, duke përdorur makinën larëse natën e pasi ta kemi mbushur plot me rroba, duke vendosur kondicionerin në temperaturën optimale, duke e lënë temperaturën e boilerit në 50 gradë celsius...Duken veprime të vogla, por me impakt të madh!

 

1 Komente

  1. A
    Ariola

    Që cmimi i energjisë nuk është rritur mos e trumpetoni më. Që nuk keni turp e dimë dhe frikë jo e jo. Thuajani këtë të moshuarve që duhet tu fikim ngrohjen dhe fëmijeve të vegjël që lemë në shtëpi. Punojmë nga 12 ore qe tju sigurojme prinderve tanë që janë rropatur aksioneve dhe marrin pensione që nuk ju dalin as për ilaçe dhe fëmijëve tanë ushqimin dhe ngrohjen, dy të drejta jetike. Por shteti i famshëm na e heq edhe këtë mundësi. Ngrohja është lluks vetëm për ta pjellat e tyre dhe oligarkët që pushtetet i krijuan dhe ushqyen në 30 vjet. Jemi përsëri ne 1997 kur 90% e popullit nuk paguante, ndërtonte ku të mundte dhe gjyshja ime në pallatet Shallvare thante se ftohti se nuk kish te paguante, dhe duhet ti paguante djalit 50 % e 70 pllakave apartament. Jemi 45 vjecarët që dimë tabelën e shumëzimit, që bënë shkollë pa drita me muaj, por mësuan në sistemin arsimor që ende nuk e kishit shkatëruar ju. Jemi 45 vjecarët që punuan me shpresën se një ditë do të bëhej më mirë. Jemi 45 vjecarët që nuk vodhën po panë me sytë e në kurrizin e tyre se si u vodh dhe u shkatërrua çdo gjë. Jemi 45 vjecaret që po marrim kredi për të përcjellë fëmijet larg nga ky vend dhe që duhet ti shpjegojmë prindërve 80 vjecarë se nuk mund të ndezin ngrohjen më shumë se 1 orë në ditë edhe kur kryeministri iu thotë se nuk ju ka rritur energjinë elektrike. Jemi ata që nuk vodhën, që nuk mashtruan, që nuk ndërtuan pa leje. Jemi ata që nuk u bënë krah i asnjë partie po krah i qytetit duke mos e bërë kurrë pis, krah i atdheut duke mos e braktisur. Jemi ne 45 vjecarët që po vajtojmë jetët tona të çuara dëm dhe largimin e fëmijëve me para borxh. Lotët dhe hidhërimi ynë që na latë rrugëve iu ndjekshin në çdo hap.

    Lini një Përgjigje