
Mjeku Malbor Duka është shprehur se korrupsioni në shëndetësi është vetëm një simptomë. Në një intervistë për Euronews Albania, Duka shtoi se autoritetet duhet të merren me patologjinë që sipas tij është sistemi shëndetësor që sipas tij është më të dobëtit në Evropë.
“Unë dënoj çdo lloj korrupsioni apo mitmarrje, ama që të themi që korrupsioni nuk është prezent në sistemin shëndetësor në Shqipëri është e pavërtetë.
Unë gjykoj që ky nuk është problemi që ne kemi. Korrupsioni është një simptomë dhe duhet të merremi me patologjinë me sëmundjen dhe sëmundja është sistemi shëndetësor mendoj se është ndër më të dobëtit në Europë.”- tha Duka.
Ai tha se në shëndetësinë në vendin tonë një pjesë të shpenzimeve e mbulojnë vetë pacientët. “Është një sistem anti-social ku një pjesë e mbulojnë vetë pacientët”- nënvizoi ai.
Jam dakord me Doktor Duken.
Shendetesia falas
thua a ka ndonje gje falas realisht ? :) Po te ishte realisht falas do kishim arritur mrekulline, do ia kishim kaluar edhe Gjermanise :) publikim dhe ulje cmimesh jam dakord, por falas nuk besoj se ka gje :) Ndoshta duhet te hapen me teper spitale private me pronare / grup pronaresh te ndryshem prej spitaleve private ekzistues, mendoj se kjo ndoshta do te ndihmonte.
sakte , aty cdo sherbim paguhet nen dore eshte nje sistem i koruptuar dhe i pa afte
Spitalet duhet te pranojne donacione nga privatet. Donacionet te shperndahen si rroga shtese per punonjesit. Donacionet jepen pas kurimit dhe nuk jane te detyrueshme. Kur nje person ndjehet i kenaqur nga sherbimi mjeksor dhe eshte ne gjendje financiare, patjeter qe do jape dicka per spitalin (jo per doktorin konkret). Spitali i ndan donacionet sipas kritereve te miratuara.