E pranoi se ka marrë ryshfet, mjeku Allkja: Ata që e mohojnë janë hipokritë. Pacientët apo familjarët e tyre na japin dhurata pasi ju kemi shërbyer

27 Shtator 2022, 10:49Sociale TEMA

E pranoi se ka marrë ryshfet, mjeku Allkja: Ata që e mohojnë

Mjeku Ilir Allkja pranoi ditën e djeshme se ka marrë bakshish, duke sjellë një numër të madh reagimesh.

Lidhur me këtë deklaratë, Allkja ka reaguar sërish ditën e sotme. Ai thekson se ata që e mohojnë se kanë marrë bashkishe janë thjeshtë hipokritë.

Gjithashtu, mjeku shpjegon edhe njëherë se ka marrë dhurata apo bakshishe nga pacientët dhe familjarët e pacientëve për shërbime që ka kryer jashtë institucioneve ku ka punuar.

“Po, kam marrë e kam dhënë dhurata!

Bakshishi, shqip dhurata është një nga fenomenet më të përhapura në Shqipëri e mbarë botën. Njerëz të ndryshëm shprehin mirënjohjen për një ndihmë, vepër a përkrahje në një moment të caktuar nëpërmjet një dhurate.

Kjo ndodh edhe në mjekësi. Pacientë apo familjarë pacientësh, pas shërimit përgatisin një dhuratë për mjekun që ju ka shërbyer. Kjo dhuratë nuk është e domosdoshme e aspak e kërkuar.

Ata që e mohojnë janë thjeshtë hipokritë.

Ryshfeti është dhënia e kushtëzuar e shërbimit mjekësor, e zgjidhjes së një problemi në administratë, polici, e drejtësisë në gjykata etj. Kjo është e paligjshme, e pamoralshme, është kriminale, unë e kam dënuar dhe e dënoj!

Jam shprehur që kam marrë dhurata, (bakshish) dhe kam theksuar që kam pranuar të tilla nga familjarë,  kushërinj apo miq të mi për shërbime që kam kryer jashtë institucioneve ku kam punuar, në shtëpitë  e tyre, dhe për këtë nuk ndiej turp pasi dhurata(bakshishi pra) ka qenë pa kërkesën time dhe në distancë kohe pas shërbimit.

Shkatërrimi i besimit mjek-pacient përveç mjekëve të zinj, pazarxhinj ka edhe kontributin e mediave, gazetarëve cinikë, të cilët për ca klikime më shumë hedhin në "sofrën" e sadistëve  të rrjetit gjithçka, duke shtrembëruar të vërtetat!", shkruan Ilir Allkja në rrjetet sociale.

5 Komente

  1. E
    ERMIRA

    Deri tek Hipokrizia je i sakte, por qe familjaret japin dhurata kete mos e thuaj pasi japin nga zori pasi e dine se nese nuk ju japin, nuk do te sherbeni. Jeni Batakçinj qe te gjithe.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pirro

      sakte. Mjeke qe nuk meritojne te jene te tille sepse kane shkelur kodin etik dhe Betimin e Hiokratit.

      Përgjigjjuni
    2. d
      dashamiresi mjekeve

      Nese te paguajne para per nje sherbim te ofruar kjo nuk mund te quhet kurrsesi "dhurate". Jam dakort me komentin qe nuk mund te jete "korrupsion' nese nuk eshte ndjere i kushtezuar per te mare mare sherbimin. Por nuk me duket normale qe "ekzagjeron' me termin "dhurate".

      Përgjigjjuni
      1. p
        pirro

        Po nuk te vjen turp qe flet keshtu? Spitali i Traumes ku punon ti eshte spital publik. Pacientet qe mjekon ti paguajne sigurimet shendetesore dhe ti pranon qe merr mittmarrje? Po ti nuk duhet ta kesh vendin ne Spital Fajin e ka drejtoria e Spitalit te Traumes dhe Urdheri mjekut qe mbajne mjeke si ju aty.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bumbum

          Ju as gjilpërën nuk ta bëni pa kafe. Ju a bëjn paq kur ju rrahin se jeni të pa shpirt. Duke filluar nga drejtusit më të last e deri te Roja i derës. Edhe fytyra ju shndrohet në kafk nga ligësia e shpirtit . Jeni turpi I të quajturit mjek.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje