Veliaj përuron shkollën “Bashkim Fino”: Këta që jetojnë në vila te Gjiri i Lalzit, pse nuk ikin nga Shqipëria?

27 Shtator 2022, 16:47Sociale TEMA

Veliaj përuron shkollën “Bashkim Fino”: Këta që

“I dëgjoj këta që thonë në Shqipëri nuk jetohet. A ka vështirësi Shqipëria? Patjetër, por sot lagjja jonë, Shqipëria jonë, është bërë pak më e mirë, se ka një shkollë të re. Unë besoj se gjërat bëhen kur secili punon, kur secili bën të vetën.

Shqipëria, lagjja jonë këtu, është më e mirë se ka një shkollë më të mirë, nxënësit do jenë më mirë se kanë marrë një mësim më shumë. Por, çuditërisht, ata që bërtasin më shumë dhe thonë se në Shqipëri nuk jetohet, janë të gjithë me shtëpi te Gjiri Lalëzit, nuk janë këtu në lagjen tonë. Nuk jetojnë as te “Mihal Grameno”, as te “Depoja Ujit”, as në Qytetin Studenti. Këta që thonë në Shqipëri nuk jetohet janë të gjithë te Gjiri i Lalzit.

Kur të ikë i pari i tyre prej Shqipërisë, atëherë do të bindem se këtu nuk jetohet. Por për sa kohë që asnjë nuk ikën nga Gjiri i Lalzit e për sa kohë që Tiranën e shohin si mish për top, për të na vënë kundër njëri-tjetrit, për të na vënë të kacafytemi me njëri-tjetrin për 5 votat e tyre të qelbura, ne nuk do ta lemë këtë, sepse ne këtu në lagjen tonë të paktën, këtu ku jemi rritur do të themi shkolla është më e rëndësishme se partitë, familja është më re rëndësishme se partitë, komuniteti, lagjja jonë, hapësirat tona janë më të rëndësishme. Nëse e bëjmë këtë, ne do të kemi dhënë një mesazh shumë të fortë,” tha Veliaj gjatë fjalës së tij në inaugurimin e shkollës “Bashkim Fino” në Tiranë.

5 Komente

  1. e
    elmaz bufi

    Tjeter gje respekti per ish Kryeministrin Fino ... e tjeter gje vendosja e nje emri shkollave te Tiranes ...qytet me tradite per Liceun, Tekniken dhe shkollen femerore qysh ne vitet 30.. me shkolla te shumta pa LDB e deri me sot. Pra ka arsimtar qe ishin nderi dhe krenaria per Tiranasit e qe mbahen ne goje per mire dhe sot. Ka nxenes te atyre Shkollave qe jane shquar ne Politike.. shkence ..ekonomi.. mesim dhenie e te tj. Ata individe qe nderojne shkollen e tyre apo nje shkolle te re meritojne ta kene emrin... nuk mjafton te kene qene aktive ne PS e sidomos ne Luften me Sali berishen qe sot e tutje eshte askusi..

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ju dha ata të lalzit nuk largoheni se vetëm aty mund të vidhni rehat. Degjeneratatsi ju në Europë s gjejnë dot pune te ndershme.

      Përgjigjjuni
    2. U
      Universi shprsa ime

      Kush ishte bashkim Fino... hjdut . Mashtrus ordiner dhe derr. Edhe dor e metës

      Përgjigjjuni
      1. l
        lexues

        Nje shkoll me emrin B.Fino? Per te qeshur !

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kanina e ismailit

          Te lumte more lali muti,heronjte e sotem Jane kusaret ,kshuqe e meriton shkolla emrin e kusarit ...Ne te ardhmen edhe ti lali muti ,bashke me kryemutin dhe taborri juaj ,do ken emrat tuaj si kontribut ne zhvatjen e Shqiperise......rrofte kusaria.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje