
Prej më shumë se 1 viti, e para platformëcrowdfunding nëShqipëri“Smile” vazhdon implementon me sukses projekte të bukura me impaktsocial e nëmbështetje tëkomuniteteve në nevojë.
Këtë herë u finalizua ndërtimi i“Serëspërfëmijët me aftësindryshe” tek shkolla speciale Luigj Gurakuqi në Tiranë, falëplatformës Smile si dhe organizatës jo fitimprurëse‘Përtej Barrierave”. 127 fëmijë me aftësindryshetëmoshës 6-18 vjeç do tëkenë serën e tyre me sistem vaditës, ngrohje, ndriçim, ajrosje për kultivimin e bimëve me cikël të plotëtëcilën mund ta punojnë si dhe tëkultivojnë bimë të ndryshme si lule, zarzavate, erëza, perime dhe fidanë. Sera shërbensi një hapësirë edukative ku fëmijët e shkollës do të fitojnë aftësi në hortikulturë dhe kopshtari, do të praktikojnë aftësitë e përditshme të kujdesit e ndërveprimit dhe mund të luftojnë izolimin duke bashkëvepruar në një mjedis të ri. Kopshtaria ka shumë përfitime shëndetësore për personat me aftësi ndryshe dhe shihet si një burim për krijimin e miqësive, stimulimin e aftësive dhe relaksimin.

Sot duam tëfalenderojmë tëgjithëshqiptarët nëShqipëri dhe në botë, por dhe bizneset shqiptare qëkontribuan duke dhuruar online direkt në të parën platformëpër mbledhje fondesh nga publiku Smile.al. Ata besuan tek ky projekt i bukur dhe sot secili mund tëndihet krenar dhe të informohet duke hyrë në platformëpër të parë si ështëndërtuar Sera përfëmijë.
Inaugurimi i serës u bë në prezencë të Ministres së Arsimit znj. Evis Kushi, përfaqësuesve tëBashkisë Tiranë, drejtueses së Fondacionit Credins znj. Elvana Hana, përfaqësuesve tëbankës Credins, Organizatës “Përtej Barrierave” si dhe tëmësuesve dhe nxënësve tëshkollës. Suksesi i projekteve të tilla të bukura motivon organizata dhe komunitete tëndërveprojnë por edhe sensibilizon shoqërinë tonë të japë kontribut në nisma vërtet të rëndësishme për mirëqenien e njerëzve në nevojë.
Platforma Smile.al është një iniciativë e Fondacionit Credins zotëruar 100% nga banka Credins. Fondacioni Credins vjen në partneritet strategjik me disa prej Institucioneve më të njohura në fushën e përgjegjësisë sociale në vend si: Partners Albania, Fondacioni Vodafone si dhe Grant Thornton.

Suksesi ikëtij projektidëshmon se bashkimi i komunitetit në nisma të tilla me rëndësi e bënvërtetdiferencën. Platforma Smile ju fton tëgjithëvepër të dhuruar duke shtuar buzëqeshjet tek njerëzit në nevojë. Projekte të tjera të bukura dhe interesante mirëpriten në Smile përgjatë hapjes së thirrjes së tretë të momentit e cila mbyllet me datë 10 tetor.
Lini një Përgjigje