Ndizen dritat e festave në Tiranë, Veliaj takon artistët që do të këndojnë në koncert: Festimet do të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit

2 Dhjetor 2024, 21:30Sociale TEMA

Ndizen dritat e festave në Tiranë, Veliaj takon artistët që

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur në takim artistët të cilët do të performojnë në koncertin festiv të ndezjes së dritave në kryeqytet, që do të nisë në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme. Gjatë fjalës së tij, Veliaj u shpreh se gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit do të vijojnë festimet në Tiranë në kuadër të Natës së Bardhë.

“Jemi këtu me çunat e gocat më të paparë të qytetit, artistët më magjikë të Tiranës sonë, me të cilët në orën 18.00, sot pasdite do të hapim dritat e pemës së Vitit të Ri, për gjithë gëzimin që sjell kjo stinë festash. Ndërkohë gjatë gjithë natës, do kemi një Natë të Bardhë, ku do të fillojmë me hapjen e dritave, do të vazhdojmë deri në të gdhirë”, u shpreh kryebashkiaku.

E pranishme në takimin me kryebashkiakun ishte edhe artistja e njohur Manjola Nallbani e cila theksoi se sot Tirana është e të gjithëve. Ai u shpreh se është shumë e lumtur që sot kryeqyteti gëlon nga turistët e shumtë që zgjedhin ta vizitojnë edhe në prag të festave.

“Sonte në shesh do festojmë, do festojmë me muzikë të bukur, me artistë të mrekullueshëm, do festojmë me publikun i cili nuk është vetëm tirons, por me siguri nga të gjithë rrethet e Shqipërisë, sepse Tirana është e të gjithëve, por natyrisht, unë sa herë edhe vij me avion, shoh që avionët janë plot me turistë, duke ardhur në Tiranë! Jam shumë e lumtur, sepse Tirana është qyteti i babait tim, qyteti i shumë brezave të familjes sime. E dua me gjithë shpirt dhe ju ftoj të vini e të kënaqemi. Është shumë e rëndësishme të kemi sa më shumë arsye për të festuar e gëzuar me njeri-tjetrin! Gëzuar festat”, deklaroi Nallbani.

6 Komente

  1. T
    Toni

    Ku eshte teatri kukullave? Po teatri kombetar? Po Cirku? Po estrada? Di gje njeri te thote?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      sa i shemtuar qe eshte ky jevgu

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapajani

        Vej bast se ti e ke surratin si te saliut,hund zhgabe,,kok cep,,prototip shpellar

        Përgjigjjuni
      2. P
        Plënc Angjeli

        Paguhen noizi stresi e ca baxhella botoksi me paratë e shqiptarëve Bravo lali fiku tani qe drejtorët i ke në burg ke dalë vetë ne terren

        Përgjigjjuni
        1. R
          RREMA

          MBAS KRISHTLINDJES ,,,,,,,FILLON MUAJI I RAMAZANIT ,,,TIRONA SIDOMOS E KA TRADIT ,,,

          Përgjigjjuni
          1. M
            Ma

            Idiot injorant i paditur felliqesire eshte pak shko ap shkure

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje