Nëse Shqipëria do sulmohej si Ukraina, sa kohë do rezistonte me armatimet e veta?

23 Mars 2024, 09:52Sociale TEMA
Nëse Shqipëria do sulmohej si Ukraina, sa kohë do rezistonte me

Sot theksohet shpesh çfarë do të ndodhte me agresionin rus në Ukrainë nëse Perëndimi do ta kishte lejuar Ukrainën të armatosej dhe të zhvillonte aftësitë e saj ushtarake, deri në potencialin bërthamor.

Nuk dihet çfarë, ama dihet që nuk do ishte kjo nevojë emergjente e dëshpëruar dhe problematike për të armatosur Ukrainën nga jashtë.

Thuhet se Putin ka hedhur sytë për një front të dytë lufte në Ballkan.

Por nëse do sulmohej Shqipëria, sa do ishte ajo në gjendje të mbrohej? Sigurisht që asnjë ditë pa ndihmën e NATO-s.

Por dikur nuk ka qenë kështu.

Më poshtë janë shifrat e plota të armatimit dhe teknikës luftarake që kishte Shqipëria përpara ’90-s.

Shifrat e mëposhtme janë sjellë në DITA nga Dilaver Goxhaj, kolonel dhe ish-zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:

“Shqipëria ishte përgatitur edhe për mbrojtje kundëratomike dhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet. Vetëm depot e rezervave ushqimore e siguronin këtë aftësi në kushte hermetike të një rrethimi të plotë” – shkruan ushtaraku me përvojë Goxhaj ndër të tjera,

Më poshtë shkrimi i tij:

Këmbësoria: Ishin 22 Divizione Këmbësorie, në përbërje të të cilëve ishin 110 brigada këmbësorie; 19 brigada sulmuese të organizuara e të përgatitura për të vepruar kryesisht në shpinë të armikut; 8 brigada të Rinisë Shkollore të Armatosur me nxënës të shkollave të mesme, (klasat 11-ta e të 12-ta); 5 brigada të rinisë universitare të armatosur; 11 brigada tankesh me 1300 taknke, 638 transportues të blinduar e 630 diagaçë; 1 brigadë të ndërlidhjes; 36 batalione zbulimi me trupa, dhe dhjetëra posta radiozbulimi për përgjimin e armiqve të mundshëm1);

Sipas procesverbalit të Mbledhjes së Këshillit të Mbrojtjes, Shqipëria kishte gati 3 lloj armë këmbësorie (pushkë gjysëm automatike, automatikë e mitraloza) për çdo ushtar e vullnetar, nxënës e student: pushkë 436.800, automatikë 235.200, mitralozë të lehtë e të rëndë 28.000, mortaja (të gjithë kalibrave) 7.400, fishekë të kalibrave të ndryshëm 2.600.000.000 copë. Uzina e Poliçanit prodhonte 300.000 granata dore ofensive e difensive në vit, si dhe prodhoheshin edhe predhat e mortajave 82, 107 e 120mm dhe po zgjerohej linja e prodhimit të municioneve për topat KT 75mm, obuzat 122mm, për topat KA 37mm e mitr.KA 12,7 e 14.5mm”.

Brenda 72 orëve Shqipëra mobilizonte 750.000 njerëz në uniformë për të përballuar agresionin.

Shqipëria ishte përgatitur edhe për mbrojtje kundëratomike dhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet. Vetëm depot e rezervave ushqimore e siguronin këtë aftësi në kushte hermetike të një rrethimi të plotë.

Mbrojtja Kundërajrore (MKA), arma më masive: Shteti shqiptar i kushtoi një vemendje të jashtëzakonshme MKA, duke marrë përvojën e luftës së Vietnamit, pasi në betejat e sotme aero-tokësore nuk mund të përballohet asnjë lloj agresioni pa MKA, ndryshe nuk mund të veprohet lirshëm në fushën e betejës.

Si e tillë ajo ishte kompletuar me 34 regjimente të artilerisë kundërajrore dhe 100 grupe AKA (në përbërje të brigadave të Këmbësorisë), të kalibrave 20, 25, 37, 57, 85 dhe 100 mm, me gjithsej 3800 gryka zjarri; 14.000 mitralozë 12,7mm pa llogaritur 22 batalione të mitralozave KA 14,5mm dy dhe katër tytësh (gjithësej 1.188 tyta zjarri)2); një regjiment i raketave të drejtuara kundërajrore tokë-ajër SAM-2, për mbrojtjen e kryeqytetit nga aviacioni armik, ku të gjitha repartet e tij ishin shdërruar në rajon tepër të fortifikuar, dhe çdo lëvizje ishte e nëndheshme; një regjiment të zbulimir radioteknik, në përbërje të të cilit kishte 17 posta radioteknike, (14 aktive e 3 rezervë), të tipave P-8, P-10, P-15 dhe P-30, të cilat mbulonin gjithë hapësirën ajrore përreth kufijve të vendit tonë deri edhe 150 km tej kufirijve shtetërorë; 5 baza të furnizimit material-teknik RKP dhe shumë reparte të tjera të shërbimeve të domosdoshme të ushtrisë. I gjithë sistemi i MKA, përfshi edhe pozicionet e zjarrit të mit.KA 12,7mm, ishte i vendosur në tokë dhe nën tokë, asnjë armë ose aparaturë mbi tokë.

Për kohën ky lloj armatimi dhe sasia e tij ishin tepër efikas.

Dhe këtë fuqi të MKA të vëndit, ku edhe në çdo fshat kishim një togë të mitralozave kundërajrorë 12,7mm, e dinin të gjithë fqinjët tanë. Dhe ja se çfarë më tregojnë, në biseda shoqërore dy ish-oficerë shqiptarë të ish-ushtrisë jugosllave, që një pjesë të kohës së shërbimit të tyre ushtarak kanë qenë edhe pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të asaj ushtrie. Gjeneral Ramadan Qehaja më tregonte në vitin 1999: “Sa herë që hartonim metodika të ndryshme për mbrotje nga Shqipëria apo për mësymje kundër saj, nuk planizonim kurrë përdorim të desantit ajror as me hedhje e as me ulje, pasi ishim të bindur se ai ishte i asgjësuar pa rënë në tokë.” Të njëjtën gjë ma pat treguar koloneli I aviacionit luftarak, piloti nga Shkupi Ali Aliu, në vitin 1996. MKA ishte përgatitur që t’i kundërpërgjigjej me zjarr çdo sulmi të befasishëm nga ajri për 2-3 minuta, nëse shkelej hapësira jonë ajrore në rast agresioni ushtarak.

Artileria fushore: 33 brigada të Artilerisë tokësore në vartësi të divizioneve dhe RKP, krahas artilerisë organike në brigada e batalione këmbësorie, të përbëra prej topa dhe top-obuz prej kalibrit më të vogël 75, 76 mm deri në kalibrin me larghedhje të madhe 122, 152mm, si dhe reparte mortajash të kalibrave 60, 81, 107, 120 dhe deri 160mm, që ishin efektivë në mënyrë të veçantë për veprime luftarake në terren malor. Me përparësi ishte punuar për sistemin e artilerisë kundër-tanke si dhe artileri reaktive me prodhushmëri të lartë zjarri. Si rrjedhojë ekzistonte një iventar i përgjithshëm artilerie tokësore pej 21.500 gryka zjarri, ku 4300 gryka zjarri ishin të kalibrave 120mm e lart; 6 Regjimente të Artilerisë Kundërtanke; 4 regjimente të artilerisë bregdetare të kalibrit 100 e 130mm, që vepronin bazë grupi e baterie për asgjësimin e anijeve desanto-zbarkuese e anijeve luftarake të armikut4). Të gjithë PZ të artilerisë ishin QZP tepër të fortifikuar.

Arma e Xhenjos: Ekzistonte një Divizion Xhenjoje me tre brigada xhenjere; si dhe 4 regjimente fortifikimi; një detashment i teknikës së rendë; një batalion autonom të nxjerrjes së kromit dhe një kompani autonome në ishillin e Sazanit5). Ky Divizion ishte Rezervë e Komandës së Përgjithshme (RKP) dhe shtrihej në të gjithë vendin. Përveç këtij divizioni ishin edhe repartet xhenjere të trupës: 22 batalione xjenjere, (një për çdo DK); 110 kompani autonome xhenjere, (një për çdo BrK); 440 toga xhenjere, (një për çdo batalion këmbsorie)6).

Arma e Mbrojtjes Kundërkimike: Një regjiment autonom i Mbrojtjes Kundërkimike (flakëhedhës), RKP, krahas nënreparteve përkatëse të divizioneve, brigadave, regjimenteve e batalioneve (grupeve), njësoj sikundër folëm edhe për trupat xhenjere.

Forcat Ushtarako Detare: 5 Baza Ushtarako-Detare, (Sarandë, Vlorë, Ishulli i Sazanit, Durrës, Shëngjin), të cilat në përbërje kishin: Katër silurues – 80 copë, Dragamina rade – 6 copë, Dragamina bazë – 2 copë, Gjuajtësa detarë – 4 copë, Nëndetëse – 4 copë (në Portopalermo tip tunel ujor); 6 copë Motovedetë – tip Shangai II. Të gjitha këto ruheshin në sistem tunel. Në Bazat ushtarake Detare ishin gati për minimin e ujit në afërsi të bregdetit mbi 35 mijë mina detare, të cila ishin të mbrojtura nga artileria bregdetare e përbërë me mbi dy mijë gryka të ndryshme topash.

Forcat Ushtarako Ajrore: Dispononim 3 regjimente ajrore gjujtës-bombardues (Kuçovë, Rinas dhe Gjadër); një regjiment helikopterësh (Farkë); skuadrilja autonome e avjonave të transportit (Laprakë-Tiranë); detashmenti i avjonave të shërbimeve qeveritare (Rinas); detashmenti helikopterave në varësi të MPB dhe ai shëndetësor (Laprakë); Uzina e Riparimit të Avjonave (Kuçovë), ku realizohej remonti kapital i avjonave dhe helikopterëve dhe Vendkomanda Qëndrore (Tiranë). Parku i përgjithshëm i aviacionit kishte 217 avjonë dhe helikopterë që dislokohej në 3 aerodrom të klasit të parë,  2 aerodrome të klasit dytë, një heliodrom, ndërkohë që ekzistonte një bazë e fuqishme e furnizimit material-teknik, si dhe të gjitha llojet e municioneve luftarake si për goditje ajrore ashtu dhe tokësore7). Gjithçka ruhej në sistem tunel, përjashtuar helikopterët. Sot disponojmë dy skuadrile helikopterësh me 12 tipe të ndryshëm. Përfytyroni tashti këtë lloj force ajrore laramane gjatë veprimeve aktive. Si mund të arrihet që municionet dhe pjesët e këmbimit të bëjnë për secilin helikopter?!

Përgatitja e kuadrit ushtarak (oficerave aktivë) bëhej në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerave (Tiranë), për të gjithë llojet e armëve e shërbimeve të ushtrisë, deri në nivel batalioni; në Akademinë e Lartë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm (Tiranë) për nivelin brigadë, di vizion e lartë; Kursi i Lartë pranë Akademisë së SHP; Shkolla e Lartë e Aviacionit (Vlorë); Shkolla e Lartë e Marinës (Vlorë); 3 shkolla dy-vjeçare për përgatitjen e kuadrit rezervist, si dhe kurset tre-mujore pranë çdo Korpusi (divizioni) për komandantë skuadre. Pjesa dërmuese e studentëve të shkollave që përgatisnin oficerat komandues vinin nga Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake “Skëndërbej” në Tiranë, fidanishtja e ushtrisë.

Forcat njerëzore. Llogaritur në efektivë, deri në fund të Luftës së Ftohtë, Republika e Shqipërisë, në përbërje të Forcave të Armatosura kishte: 16.500 oficerë, 9.000 nënoficerë aktivë si dhe 80.000 ushtarë e 8.000 civilë8), të clët përbënin bërthamën organizative, drejtuese e komanduese të FA; 450.000 rezervistë të organizuar në 136 brigada të të gjitha llojeve; 265.000 vetë të Forcave Vullnetare të Vetëmbrojtjes Populore që përbëheshin kryesishtë nga gra e vajza të moshës 35-40 vjeç, si dhe meshkuj të moshës 50-60 vjeç, (prej tyre 3.672 burra, 16.600 gra e vajza dhe 2.171 paraushtarakë), por dhe nga të rinjë paraushtarakë 18 vjeçarë, të organizuara në 11 brigada (ose 608 batalione) dhe që ishin në vartësi të shtabeve të mbrojtjes së rretheve9).

Efektivi i përgjithshëm i armatosur i FA shkonte në 750.00 vetë, krahas strukturave të tjera ndihmëse, ku të gjitha së bashku arrinin afërsishtë 1.000.000 trupa aktive.10)

Gatishmëria luftarake: Përveç rezervave që kishte ushtria në Bazat e saj të Furnzimit, çdo Diivizion Këmbësorie kishte rezerva municioni e ushqimi për 25 ditë luftime intensive, përveç kompletimit luftarak në pajime; brigadat e skalionit të parë kishin rezerva për 15 ditë, kurse në rajonet e parashikuar për luftë në rrethim rezervat shkonin deri për 6 muaj.

Me marrjen e sinjalit të kushtrimit luftarak llogaritej që mitralozat e postave kufitare, bateritë e gatshme të artlerisë dhe gjithë artileria kundërajrore të hapnin zjarr brenda 2-3 minutave; ndërsa batalionet mitraliere të vijës së parë ishin të gatshëm për të kapur rajonin e mbrojtjes për 25-27 minuta, duke pasur një efektivë prej 800 vetë, (nga të cilët 150-250 aktivë), 54 mitraloza të rëndë, 27-36 mitraloza të lehtë, një bateri artilerie me 4-6 topa regjimentalë dhe kish për detyrë të bënte një rezistencë 6-8 orë, ta lodhte e ta rraskapiste armikun, duke e shpartalluar formacionin e tij të luftimit derisa të kompletohej brigada, kohë e cila ishte dhe kufiri maksimal i kompletimit të brigadës, ku çdo BrK  e skalionit të parë kishte 2-3 të tillë.

Kompletimi me rezervistë i gjithë ushtrisë u arrit të realizohej për 72 orë.

Veç këtyre, shteti shqiptar kishte Divizionin e Mbrojtjes Civile të Republikës për t’i ardhur në ndihmë popullit në qendrat e banuara në rast lufte, si dhe struktura të tjera të organizuara pranë organeve të ekonomisë dhe të pushtetit lokal.

Duke pasur 7 korpuse në vijë të parë, në front, dhe 2 korpuse rezervë (deri në vitin 1983), ndërsa pas këtij viti 16 divizione në vijë të parë dhe 4 të tjerë në skalion të dytë dhe 2 Divizione RKP, si dhe Komandën e Mbrojtjes Kundërajrore për mbulimin e objekteve të rëndësishme,(qytetet dhe qëndrat e mëdha ekonomiko-industriale), Komandën e Aviacionit Luftarak, Komandën e Flotës Luftarako-Detar (të gjitha në dorë të Komandës së Përgjithshme), sistemi ynë i mbrojtjes garantonte veprime të sukseshme për përballimin e sulmit të kundërshtarit si në drejtim tokësor e atë detar, por edhe në atë ajror. Nëse do të shihej i hedhur në një hartë të vetme gjithë planizimi luftarak i mbrojtjes së vendit, i gjithë territori i Shqipërisë përbënte një rajon të vetëm mbrojtjeje. “Në rast agresioni kundër vendit tonë,- thuhej në Artin  Ushtarak Popullor -, nuk do të kemi një përleshje të armatosur ndërmjet një ushtrie të rregullt dhe Ushtrisë sonë Popullore, por në mes të ushtrisë së rregullt të armikut dhe të gjithë popullit tonë  të armatosur dhe të Ushtrisë sonë Popullore”11).

Shërbimi logjistik (Prapavija). Buxheti vjetor i ushtrisë shqiptare prej viteve 1980-1982 e në vijim ishte 12-15% të të ardhurave të buxhetit vjetor kombëtar, për çdo vit12).

Ushtria shqiptare kishte 5 Baza të fuqishme Furnizimi të Ushtrisë (Tiranë, Elbasan, Rrëshen, Berat dhe Tepelenë), me filialet e tyre dhe me depo po shumë të fuqishme në të gjithë territorin e vendit dhe të gjitha në depo tip tunel nëntokësor, të cilat kishin si detyrë kryesore luftarake: të siguronin nga ana logjistike të gjitha drejtimet strategjike e operativo-strategjike të vendit në të cilat kishe armatim, municione, veshmbathje, ushqime e medikamente për njerëz e kafshë (që freskoheshin çdo vit), aparatura mjekësore, pjesë ndërimi për të gjitha llojet e teknikës, transportit e armatimeve, tankeve, deri tek gryka zjarri rezervë për topat e artilerive, karburante, teknikë e municione xhenjere etj.

Vijimësinë e furnizimit të tyre në rast lufte Bazat e Funizimit të Ushtrisë e siguronin nga depot e Rezervave Shtetërore dhe ekonomia e vendit sipas planeve të veçanta të miratuara nga Këshilli i Ministrave dhe Këshilli i Mbrojtjes. Edhe depot e Rezervave Shtetërore ishin ndërtuar e skalionuar për të siguruar të gjithë drejtimet e mbrojtjes strategjike të vendit.13). Gjithçka që ruhej në këto baza furnizmi dhe filialet e tyre ishin llogaritur për të përballuar për 5 vjet luftë me secilin armik të mundshëm të asaj kohe, mbi bazën e një llogaritje sesa municion do harxhonte çdo ditë luftimi secila prej armëve14).

Bazat e Furnizimit kishin lidhje me  Rezervat e Shtetit që edhe ato në çdo drejtim ruanin sasi rezervash për llogari të ushtrisë. Përveç këtyre, ushtria kishte disa uzina e kombinate për prodhimin e gjithë nevojave të ushtrisë, duke filluar nga pistoletat, pushkët, automatikët, mitralozat, municionet e të gjitha llojeve të armatimit përkatës, duke përfshirë edhe predhat e artilerisë e të aviacionit, pa llogaritur prodhimin e eksplozivave.

Dhe të gjitha ç’ka përmendëm në këtë pikë ishte e  sistemuar në tunele, për të funksionuar edhe gjatë luftës.15)

Përsa i përket pajisjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, vetëm në njësitë dhe repartet e ushtrisë, përjashtuar Rezervat e Komandës së Përgjithshme, në fund të viteve ’80 kishim 1 milon e 160 mijë armë të lehta këmbsorie16), me mbi 3.000.000.000  copë fishekë.

40 Komente

  1. B
    Borsh

    Shqipetaret jane te pregaditur per lufte, cdo njeri ne shtepi ka nje tank, mitraloz, automatik, kundra tank, pistoleta nga 4 per cdo familjar dhe fishek te pakten nga nje maune, keshtu qe ne per lufte dhe ne lufte jemi cdo dit. Te fala Putinit

    1. T
      Toni M.

      Shpresojme jo lufte... pasi gjaku do derdhej lume... me shume me njeri-tjeetrin sesa me armikun.

      1. P
        Patrioti i Stadiumeve

        Un per vete pushtuesin (kushdo qofte ai) do e pres me lule ne dore se nuk ka per te qene me i demshem se keta p.th motrat qe kemi!

      2. a
        a

        tani keni nje cope leter qe tu mbroje. luftoni nga facebook. shtet letre. dhe kishte faj ai i pari diktatori. do vije dita qe te gjithe do ta kerkojne. i vodhet te gjitha tani rini para kompjuterit.

        1. U
          Ushrari i mirë Shvejk

          Të sh...... rroptë Saleh bushtra! (tradhëtar, spiun i shitur).

          1. K
            Keci

            Ja fut kot veç për saline, majkoja e filloj procesin e skrapit për tanket/autoblinda në emër të reformës plus që që urdhri i tij ti linte aeroplanët në tokë. Të dy anët e politikës, njëlloj, e kanë dëmtuar rëndë ushtrinë.

            1. E
              Epiri djepi I Shqiperise

              Aleksandër Meksi qe i pari qe i vuri ferren ushtrise, duke i hequr fondet per "pikat e hapjes". Ato u kane ne meshire te fatit, dhe per kete pasoje mileti shkoi nr depot e pikave te hapjes, dhe i grabiten sistematikishr per disa vjet

          2. L
            Luani

            Po shqiëëria edhte pjese e Natos o gëzim , plus bazat smerikane, kujt ja mbsn varrvolina o gëzim .. mos e vra mëndjen për këtë po ik mblidhë mëna ferra se zë bëjnë mire për mëndjen o .. gezim..!!

            1. O
              Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

              Baba Rrahimondi: qafirat e mi mos e rruni hic se ne kemi sumat dhe Baba Erdogan qe na mbron..... gezuar Rramaxonin

              1. Çomja

                @Orhan Pamuk , ore gërk tripio e nxorre b@thën në shitje prapë ti o ??? Po ik o loqe mblidh mico TAQIN se ju a shiti gjithë Gërqinë.. Egjeun dhe Trakën ja dha Byrazerit tënd Erdoganit , armët ja dha ZHELE nskit komplet industrinë prodhuese Turkut izraelit Arabëve ndërsa juve ju futi gishtin në bythë ... Ikë o DEBIL ikë

              2. K
                Koha

                Forconi ushtrine shqiptare! Duame nje ushtri te forte per nje shtet dinjitoz.

                1. D
                  Detari

                  Rusia ka 1000 raketa berthamore skiptaret kane mbi 1000 raketa minare te xhamive.

                  1. p
                    pjeter

                    E vertete,por na mjafton te ta shkyejme sumen ty e dhe bushtrave si ty,me pas si te behet!!

                  2. J
                    Janis

                    Prandaj u dorezuan ushtaraket ne 97 se paskan qene aq te fuqishem. Mos llafosni kot, keshtu ish dhe iraku e u pushtua per 24 ore. Nga viti 78 e ketej s erdhen me arme moderne. Nje dokument i CIA ne 91 thoshte qe ushtria shqiptare s ishte ne te njejten lige me ate jugosllave dhe s kishte shanse mbrojtje. Nk them se u be mire qe u demontuan, disa duheshin mbajtur, ama shumica ishin arme te luftes se dyte boterore.

                    1. L
                      Loku

                      Zotri ,ushtarakët në 97 mund të kishin bërë kasapanë ...po kunder kujt..kafsha për të rrujt bythën e vet çfare nuk bëri e sajoi për të filluar luften civile

                      1. J
                        Janis

                        E drejte. Faleminderit per pergjigjen

                    2. s
                      spata

                      Pyetje e panevojshme te shtrohet per koment.Pergjigjia ime.Po sikur Halla te kishte koqe cfare kerrici do na dilte.Shqiperine nuk e sulmon askush se ska mbetur gje ti marrin.

                      1. j
                        johny

                        Ushria e vertet shqiptare e Enverit. 1) Morali i ushtrise pertoke, hanin vetem fasule dhe pilaf,ushqimi me rracion, ( e njejta sasi ushqimi si per ushtarin 50kg dhe ate 70kg.) Ushtaret nuk ngopeshin me buke. 2 pal rroba ne vit. Mungese dushesh. Te gjithe binin era shurre. 2) Disiplina pertoke. RRahjet midis ushtareve dhe officereve ishin te perdishme 3) Kuadri oficer komplet i demoralizuar. Rroga te ulta,mungese karriere, demoralizim, jetonin ne zona te veshtira te vendit dhe kishin veshtirsi te martoheshin. ( nje shoku im thoshte: Ne officeret nuk marrim dot grate qe duam, se ato qe duam ne nuk na duan ato. Ato qe na duan ne , nuk i duam ne, dhe marrim gra qe as i duam dhe as na duan). Ata qe ishin te martuar i kishin grate pa pune, pa shtepi 4)Korrupsion i thelle ne ushtri, officeret katandiseshin ne pike te hallit, dergonin ushtaret me leje per nje shishe raki, nje thes fasule 5) Armatimi kinez,d ifektoz, i vjetruar, i pasakte, inferiot ne cdo pikpamje 6) shkurt ushtria jone ishte:Bir Selmani i nenes, cte te qaj me pare.

                        1. a
                          a

                          ku ik ke pare keto apo ne filmat e saliut. ne nuk kishim ushtri per te sulmuar shtete te tjere (qe nuk ka ndodhur ndonjehere) por kush na sulmonte nuk e kishte te lehte. nuk pushtohej shqiperia pa lene koken pushtuesi. jo me kot pas 90 ju kushtua rendesi nga (miqte tane) carmatosjes se shqiperise edhe nga pushket dhe fisheket, ne kembim te nje mbrojtje ne leter si ukraina. shiko ukrainen tani.

                        2. B
                          Berati

                          10 vjet rezerva ushqimore ama ne 92 kishte vetem 6 dite buke. Koqizma per idiotet.

                          1. S
                            Sufllaqja me qepë

                            Varet sa petë shtron ne ore Peleshko. Aq rrezistojme

                            1. S
                              Shqiptari

                              Nja 35 minuta mund te rrezistoj shqiperia sot , jo nga rezistenca por se kundershtaret mund te ngaterronin rrugen thjesht per vonesa ne qarkullim .

                              1. t
                                tironci prezent ne salle ...

                                Ky artikull me kujton nje barsalete , tregoj: Ne kohen e mbretit Zogji 1 vendi yne ishte ne nje krize te pa pare ,nuk arrinim te ushqeheshim , pra u mblodhen baballaret e kombit (parlamenti) per te diskutuar se ç'te bejme !! Diskutime te pa fundme dhe pa zgjidhje me ore te tera ....kur nga cepi i salles u ngri dhe beri nje propozim deputeti laluc nga Lushnja : Degjoni tha une propozoj ti shpallim lufte Amerikes , kuptohet qe Amerika do fitoje dhe do na pushtoje dhe keshtu do na mbaje me buke ..... tha lalua !!! E gjithe salla u ngrit ne kembe duke brohoritur per kete mendim gjenial te lales ...bravo , bravo na shpetove bertisnin te tere ...... !! Kur ne kulmin e gezimit u degjua nje goditje e forte e rene me grusht tavolines dhe nga fundi i salles na ngrihet labi (24 karatsh) dhe te tere ndaluan dhe kthyen kokat per te pare se ç'fare pati labi qe si pelqeu ?? Dhe labi (autocton) tha me ze te fuqishem citoj : Mire mire i shpallim lufte amerikes por po e mundem neve Ameriken ..... a e mbajme me buke dot ne Ameriken ????!!!! Te tereve ju ngriu buzeqeshja ne buze dhe nje heshtje varri ra ne salle .......vertete kete nuk e kishin menduar !!!!

                              2. P
                                Pet.

                                Nuk mund te ndertohet nje ushtri ne nje shtet, ku populli u shmanget ne te gjitha menyrat pagimit te taksave dhe detyrimeve, dhe ku qeveritaret vjellin. Pra, nuk mund te paguajme per te mbrojtur dicka qe perpiqemi ta hkaterrojme.

                                1. Q
                                  Qr

                                  A ju qr ku ti keni ju servileve te rames, gazetare dhe patronazhiste.

                                  1. l
                                    lehje nga bunkeri i hoxhes

                                    O pika qe nuk ju ra,bashke me hoxhistet komuniste te Dites se menxyrosur.Ju qenie pa tru,keni injoruar kryesoren:Qe luften e ben njeriu.Po cili njeri ish ahere,vec ´´njeriu i ri´´ i hoxhes,qe mbante celsin ne qafe rrugeve,i pa ngrene,i perndjekur nga mania,qe nqse thosh dhe nje fjale kunder atij sundimi, hante 10vjet burg.Prandaj se pari,shqiptari i vertete njeri dhe atdhetar, duhej ta kthente armen,se pari kunder bllokut dhe ata qe mbronin ate si lloji i Goxhajt,veshur dhe ushqyer mire nga regjimi ne ato kohe,dhe me pas shqiptari te rronte si njeri,ne atdheun e cliruar.Se dyti kush kish interes te sulmonte regjimin e marre fund krejt, te hoxhes,shehut?.Dhe fakti tregoi,qe ushtria e leckosur dhe e uritur e shqiptareve,pa u paisur me as dhe nje dyfek nga arsenali i ´´strategut te madherishem´´ Goxhaj,rrembeu anijet dhe pushtoi Italine,paralel heronjt shqiptar te barku boshr ne front te gjere,pa shkrepur asnje pushke,sulmuan dhe pushtuan Greqine dhe me rradhe si nje superfuqi moderne, pushtuan vendet me te pasura europiane,por dhe Ameriken,nuk e lane mbas; e kane pushtuar ne te gjitha shtetet e saj.Aty tani,Perendimi i pushtuar u ka siguruar pensione dhe kryehetuesve,qenve lehes te propaganedes antiamerikane,apo ´´ushtarakeve legjendare´´re regjimit komunist izolacionist hoxhist

                                    1. a
                                      a

                                      shko vizitohu se filloi vapa

                                      1. A
                                        Albbb

                                        Ka shkruajtur te vertetat e hidhura qe ka kaluar populli shqiptar. Nuk u pelqejne komunisteve dhe bijeve te tyre patronazhiste se felliqen me trashegimine perverse dhe poshteruese te regjimit komunist. Le te beje rama podakaste dhe artistin nonkonformist, se i ati i vet ka qene nga ata komuniste qe ka denuar me varje njerez per nje llaf goje

                                      2. T
                                        Taku

                                        Ore akoma me keto perralla you vemje

                                        1. F
                                          FATMIRI

                                          TE KERKOJN LLOGARI TE SALI RRAC QIRI QE SHKATERROI GJITHSHKA DUKE FILLUAR NGA INDUSTRIA E LEHT USHQIMORE DERI TE INDUSTRIA E REND TE GJITH ARMATIMIN USHTARAK DHE REZERVAT USHQIMORE QE FRESKOHESHIN ÇDO VIT FABRIKA DHE UZINA DUKE ARDHUR TE 97 QE SHKATERROI SHTETIN DHE FUTI POPULLIN NE LUFTE BURGIM I PERJETESHEM EKA PAK ROBQIRI

                                          1. R
                                            Real

                                            Kane bere nje carcaf me shkrim koti. Keto lloj shkrimesh nuk i lexon kush more budallenje.

                                            1. T
                                              Tytka

                                              Një ish pilot i kl.parë Grek në vitin2008 i tregon një studenti tonë që vazhdonte studimet në Akademinë Greke:Djalosh, ushtria e Enverit ishte ferri mbi tokë.Në viziten e Enverit në Dropull në 1978 unë kam ndejt në kabinën e avionit gjujtes 2 javë pa dalë jashtë me pampers në trup sepse nga momenti në moment mund të sulmoheshim nga ushtria shqiptare....sepse nuk parashikohej mendja e Enverit gjatë vizites në Dropull.. Kjo ka qenë ushtria e Dullës. .....ste gjak gjitbë ballkani.

                                              1. D
                                                Doka

                                                Po po, si urdheron, vec mbaj pak me frena, por pak e besueshme.As si barcalete nuk eshte gje.

                                                1. U
                                                  Ujku

                                                  Ushtrise se Enverit t'i hani mune. Do t'ju mbroje NATO-ja,ashtu si po mbron Ukrahinen.

                                                2. S
                                                  Sali Ram Berisha

                                                  Nje skice humori: Dikur ne vitet '70, nje gjerman pyeti zotin se kur Gjermania do te barabitej me U.S.A. Zoti, pasi u mendua pak the qe pas 30 vjetesh Gjermani dhe USA do te jene baras. Gjermanit te mençur kjo kohe i u duk e gjste dhe vrau veten. Po keshtu dhe Anglezi, Frencezi, Kanadezi. Me ne fund kyt pyetje ja bani ne Albanezi. Zoti, kur ja perkthyen pyetjen, VRAU VETEN

                                                  1. k
                                                    kar kar Kar-bunar

                                                    Shqiptret pa ndihmen e Amerikes pushtohen brenda nje ore edhe nga nje skuader gjuetaresh jo nga ata te derreve, por nga ta per harabela.

                                                    1. R
                                                      Rambo

                                                      Ore do i nxirni komentet apo jo, ta dime gazetaruca.....

                                                      1. t
                                                        tani

                                                        me si dhia e zgjebosur dhe bishtin perpjete... Elbasani mbahej i pushtuar nga nje tricikel me 3 gjermane qe nderroheshin me turne nje here ne jave. edhe ata te tre luanin gjithe diten me cunat e manazgjase futboll..

                                                        1. p
                                                          popull

                                                          Te gjithe keto kurvat qe flasin,shajne,denigrojne e poshterojne ushztrine shqiptare te para 90-tes jane motershkerdher serb e grek.U qifsha dhe gocat

                                                          1. R
                                                            RAIFI

                                                            Pse o njerzë të mirë nuk e pranoni faktin se Ushtrinë Shqiptare e shkatërruan dhe nuk e ringritën kurr agjentet e Serbisë e Greqisë qofshin ata nga banditet në kuadër të.popullitcqofshin ata në pushtet majt e të djatht për më keq tani Edi Rama është thjesht një argat i Vuçoqit.

                                                            Lini një Përgjigje