“Nga përçmimi te gurët nën taka që të thyesh qafën,” Bregu: Përvojat tona me lojën e pushtetit e kërcënimet

25 Nëntor 2022, 19:14Sociale TEMA

“Nga përçmimi te gurët nën taka që të

Në 16 ditët kundër dhunës ndaj grave një pjesë e botës vishet portokalli në solidaritet, ndërsa Mahsa Amini është emri që kujton se deri ku shkon dhuna që nis me një shami.

Majlinda Bregu në shënimin për dhunën ndaj grave, një nga zërat e fortë të jetës publike këtë herë ka folur mes rreshtash edhe personalisht kur i referohet grave në jetën publike apo gurëve nën taka...

Shënimi i plotë i Majlinda Bregut:

Vdekja tragjike e Mahsa Amini, tronditi mbarë botën.

Sikurse ndodh zakonisht mjafton një shkëndijë për t’i vënë flakën viteve të tëra të kaluara nën rutinën e dhunës, padrejtësive shtypëse, poshtërimit

Ajo shkëndijë, që u jep forcë dhe kurajo mijëra grave për të ndaluar këtë krim të kudogjendur, - dhunën me bazë gjinore.

Fatkeqësisht disa nuk arrijnë të dalin gjallë nga ky ferr.

Kam punuar e jam përpjekur për vite e vite për t’i dhënë zë aty ku zëri ish mekur, viktimave të dhunës, pre e përçudnimeve dhe masakrimeve brenda vendit apo të trafikuara jashtë tij.

U mundova jo pak pë të mbërritur tek ashpërsimi i legjislacionit ndaj autorëve të këtij krimi dhe prej përpjekjeve kryesisht të deputeteve gra në Parlamentin Shqiptar, Shqipëria ka sot një Kod Penal pa hapësira interpretimi për ushtruesit e dhunës. Sigurisht përtej mavijosjeve, vetmisë e frikës të grave që kanë denoncuar dhunën, si çdo qënie normale jam zhgënjyer e revoltuar sa herë një dhunues ia hidhte paq.

E di.

Asnjë vend, komunitet apo rajon, nuk është i lirë nga format e dhunës ndaj grave.

Vitin e kaluar në Ballkanin Perëndimor janë raportuar rreth 17,000 raste të dhunës në familje dhe 66 raste të feminicidit.

Dhuna në familje konsiderohet një kërcënim i lartë për sigurinë nga 72% e qytetarëve të BB dhe 40% e tyre kanë përjetuar drejtpërdrejt ndonjë nga format e dhunës në familje.

Gratë e dinë më së miri, dhuna nuk është thjesht një incident, por një model sjelljeje për të ruajtur pushtetin dhe kontrollin mbi tjetrin. Jo vetëm fizikisht, jo vetëm brenda vendit. Dhuna, përçmimi, gurët nën taka( që të thyesh qafën), janë forma abuzimi që ndodhin kudo e për këdo.

Madje edhe nëse çdo grua që ka patur një mision publik është përpjekur të bëjë diçka për t’i vënë fre dhunës ndaj grave, asnjëra nuk ka mundur e s’po ia del dot të ndalë një çartje të re të abuzimit: atë që mundësohet sot nga teknologjitë digjitale,media sociale të dedikuara për t’ë poshtëruar publikisht gra dhe vajza.

Bota online pasqyron dhe imiton po ato struktura pushteti e modele diskriminimi që ka bota offline.
Pavarësisht nëse je personazh privat apo publik, ne të gjitha kemi përvojat tona personale me kërcënimet, lojën e pushtetit, frikësimin e mizogjenëve në internet ose këta “patriotët trollersa”, korin e anonimatit, që sulmin e sharjen ndaj grave e vajzave e kanë rrotë më rrotë me të njëjtin mision si policia e moralit që vrau Mahsën në Iran.

Instrument kontrolli për të intimiduar gratë.

Dhuna me bazë gjinore është një kërcënim i vazhdueshëm për shoqëritë.

Vdekja brutale e Mahsa Amini nuk është vetëm një histori që vjen nga Irani. Është një histori hakmarrjeje e patriarkëve

Lini një Përgjigje