One Albania mbështet sipërmarrësit e ardhshëm të TiranaInc., dhuron çmimin për Digital Innovation

8 Qershor 2024, 08:47Sociale TEMA

One Albania mbështet sipërmarrësit e ardhshëm të

One Albania ka mbështetur Tirana Inc., inkubatorin e parë multiuniversitar në Shqipëri, dedikuar nxitjes së frymës sësipërmarrjes dhe fuqizimit të të rinjve dhe studentëve. Në njëceremoni përmbyllëse Tirana Inc. ka përzgjedhur idenë më tëmirë si dhe ka ndarë çmime, njëri prej të cilëve ishte edhe Digital Innovation Prize, i mundësuar nga One Albania për idenë që mbante titullin ‘Kinemorph’.

Kinemorph synon të projektojë fasada kinetike inteligjente që ofrojnë qëndrueshmëri të lartë, duke kursyer energji, në njëmarrëdhënie simbiotike midis arkitekturës dhe teknologjisë së informacionit.

"Mbështetja e Tirana Inc. përputhet në mënyrë të përsosur me vizionin e One Albania për të ushqyer talentin dhe nxitjen e inovacionit në vendin tonë. Ne besojmë në potencialin e sipërmarrësve të rinj dhe jemi të përkushtuar t'u ofrojmë burimet dhe mentorimin që u nevojiten për të pasur sukses."-tha Brano Djurovic, CEO i One Albania, i cili ishte edhe pjesë e jurisë.

Më herët studentët e Tirana Inc. kanë vizituar ambientet e One Albania ku kanë prezantuar idetë e tyre si dhe kanë marrë sugjerime dhe udhëzime nga profesionistë të kompanisë rreth sfidave me të cilat ata po haseshin. Idetë e studentëve përfshinin një gamë të gjerë industrish, duke nisur nga teknologjia, transporti, shëndeti, dhe aspekte të tjera, që lehtësojnë përditshmërinë e qytetarëve.

Si një kompani e përkushtuar ndaj inovacionit dhe zhvillimit të komunitetit, partneriteti i One Albania me Tirana Inc. është një tjetër dëshmi e dëshirës sonë për të fuqizuar brezin e ardhshëm të sipërmarrësve dhe liderëve të biznesit në Shqipëri.

 

1 Komente

  1. q
    q.va gruan e tao balles a mazniku

    q.va gruan e tao balles gjoja min rendi bashke mafia hane vrasin bashke bande pallojne ajola xoxen a maznkun vetem ne theby

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje