ONE Albania mirëpret Presidentet e Hungarisë. Shkëlqesia e saj Znj. Katalin Novák në një vizitë kortezie në selinë e kompanisë në Tiranë.

2 Qershor 2023, 11:53Sociale TEMA

ONE Albania mirëpret Presidentet e Hungarisë. Shkëlqesia e saj

One Albania, ofruesi kryesor i shërbimeve të telekomunikacionit, priti në një vizitë të rëndësishme Shkëlqesinë e Saj, Presidentet e Hungarisë, znj. Katalin Novák. Ky rast historik shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit mes dy kombeve, Shqipërisë dhe Hungarisë.

Gjatë vizitës, Presidentja Znj. Novák u informua mbi veprimtarinë e One Albania, duke treguar përkushtimin e kompanisë ndaj inovacionit dhe avancimit teknologjik. Grupi që priti Znj. Presidente kryesohej nga Z. Peter Fekete, CEO i 4iG Group, kompania mëmë e One Albania.

"Ne kemi privilegjin të prezantojmë ONE Albania, që e bën 4iG investitorin më të madh të huaj në vend, në një kohë kur bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor midis dy

vendeve është në një kulm historik. Ne besojmë se kjo vizitë përforcon angazhimin tonë të përbashkët për të drejtuar transformimin digjital dhe rritjen ekonomike në Shqipëri.”- tha z. Fekete gjatë fjalës të tij.

Zonja Presidente pati mundësinë të ndiqte nga afër zhvillimet në tregun e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Shqipëri, si dhe përparimin e bërë nga One Albania në industrinë e telekomunikacioneve. Si pjesë e vizitës, Presidentja Znj. Novák u angazhua në diskutime të hollësishme me ekipin e lartë drejtues të One Albania, duke u fokusuar në iniciativat strategjike për nxitjen e sipërmarrjes, përshpejtimin e vendosjes së infrastrukturës 5G, zgjerimin e rrjetit dhe promovimin e përfshirjes digjitale. 



Këto diskutime kishin për qëllim identifikimin e mundësive të përbashkëta për të nxitur përpjekjet e digjitalizimit në Hungari dhe Shqipëri, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë të telekomunikacioneve.

Vizita e Presidentes znj. Novák ka një rëndësi të veçantë, pasi simbolizon marrëdhëniet e forta dhe bashkëpunuese mes Shqipërisë dhe Hungarisë dhe praninë e zgjeruar ekonomike të investimeve hungareze në Shqipëri.

 

Lini një Përgjigje