Nga punët e shtëpisë, përfshirë pastrimin e gatimin te përkujdesja e fëmijëve, gratë shqiptare harxhojnë 343 minuta ose 5.7 orë çdo ditë punë të papaguar.
Në raport me burrat ky tregues është gjashtë herë më i ulët. Krahasuar me mesataren e vendeve europiane, koha e papaguar te gratë shqiptare është 2.2 herë më e lartë.
“Ka të bëjë edhe me hendekun ende të pranishëm gjinor në Shqipëri që femra apo gruaja shikohet si përgjegjëse apo kujdestare e familjes sesa si peron që mund të dalë nga shtëpia e të sjellë të ardhura”, tha për A2, Eranda Ymerali, eksperte e tregut të punës.
Një raport i sapo-publikuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi fuqizimin ekonomik të grave, tregon se këto të fundit vijojnë të përballen ende me hendeqe në tregun e punës. KLSH vlerëson se veçanërisht në zonat rurale, gratë përballen sa me dyer të mbyllura aq edhe me pagesa të ulëta, ndërsa politikat për fuqizimin e tyre më shumë kanë mbetur në letër.
Çfar shkruan mos loçkë?!?! Grate rrijne ne shtepi e nuk paguhen per punen shtepiake?!?!?!?!!? Budallaqe. Robote.
BURRAT duhet te paguajne sigurimet shoqerore dhe sigurimet shendetsore per grate qe punojne ne shtepi ? .Po kur dhe BURRI eshte pa pune ??