Transferimi i i Albanologjisë tek Akademia e Shkencave, Gjinushi: Do të rrisë bashkëpunimin dhe lehtëson punën shkencore

1 Qershor 2023, 16:08Sociale TEMA

Transferimi i i Albanologjisë tek Akademia e Shkencave, Gjinushi: Do

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi tha se vendimi i ministrisë së Arsimit për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike do të rrisë kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor shqiptar.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai tha se ASA kishte mundësinë ose të kthehej në shkollë të lartë ose të dilte nga ai institucion, duke u bashkuar me Akademinë e Shkencave. 

Sipas Gjinushit, vetë Akademia e Studimeve Albanalogjike nuk e donte diçka të tillë, pra kthimin në institucion të arsimit të lartë sepse në këtë mënyrë vendi mbetej pa institut albanologjik.

"Nuk ka shkrirje, as shuarje, të ASA, por bashkim. Institutet deri dje në përbërje të ASA-s, siç shprehet ligji, nuk varen, por bëhen pjesë e rrjetit kërkimor akademik, duke administruar vetë buxhetin dhe vendimmarrjen.

Bashkëpunimi për tre projektet madhore në albanologji ka provuar se bashkimi është zgjidhja për të realizuar misionin e intitucionit tonë.

Bashkimi ka kaluar përmes dy vendimeve: 1. Prej dy vjetësh, me vendim të Asamblesë, Akademia e Shkencave ka kërkuar  ribashkimin e instituteve albanologjike që iu ndanë me reforrmën e vitit 2007.

2. Ministria e Arsimit dhe Sportit së fundi zgjidhi problemin e mungesës deri dje të statusit ligjor të Akademisë së Studimeve Albanologjike

Marrëdhëniet midis ASHSH dhe ASHAK në tre vjetët e fundme janë më të frytshmet që mund të ekzistojnë. Pohimet për të kundërtën vetëm nga Beogradi mund të vijnë

Kalimi i Akademisë së Studimeve Albanologjike nga një institucion në varësi të Qeverisë në sistemin e Akademisë së Shkencave është kalim prej varësisë politike në autonomi akademike

Vendimi i Qeverisë për bashkimin e ASA-s me ASHSH jo vetëm hap perspektivën e reformimit të mëtejshëm, por zgjidh një problem të vetë funksionimit të sistemit kombëtar të kërkimit shkencor

Ky bashkim bëhet jo për të shkurtuar numrin e punonjësve shkencorë, siç ndodhi më 2008, kur u hoqën nga kërkimi shkencor rreth 150 veta, por për të rritur numrin e tyre dhe fuqizuar kërkimin,

si dhe për të ngritur statusin e kërkuesit.

Vendimi për bashkimin është i mirëpritur nga punonjësit e ASA-s, përveç tre-katër vetave që kanë edhe interesa vetjakë", tha Gjinushi. 

2 Komente

  1. B
    Buda

    NUK ESHTE TRANSFERIM, POR RIKTHIM TE INSTITUTEVE NE SHTEPINE E TYRE ADMINISTRATIVE. NGA PIKEPAMJA SHKENCORE DO TE FITOJNE STUDIMET DEMOKRATIKE MBI ATO MONARKSTO-ZOGISTE TE BEQIR ZOGUT E CO.

    1. A
      Asd

      Po te jete dakort Gjinushi, do te thote qe nuk eshte e mire per Shqiperine, por eshte e mire vetem per ate.

      Lini një Përgjigje