Pamjet e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve bëhen virale në mediat ndërkombëtare

2 Janar 2025, 19:52Sociale TEMA

Pamjet e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve bëhen virale

Atmosfera festive dhe spektakli i fishekzjarrëve në qiellin e Tiranës gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke shndërruar kryeqytetin shqiptar në një pikë referimi globale për festimet e fundvitit.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka përzgjedhur një fotografi të shkrepur gjatë kësaj nate si një nga imazhet më përfaqësuese, duke ilustruar bukurinë dhe emocionet që përfshinë qytetin. Kjo përzgjedhje e vendos Tiranën në fokusin e botës, duke promovuar një imazh pozitiv dhe dinamik të kryeqytetit shqiptar.

Ndërkohë, gazeta prestigjioze Bild e ka përdorur po të njëjtën fotografi për të ilustruar mënyrën unike se si qytete të ndryshme të botës mirëpritën Vitin e Ri. Postimi i tyre në Instagram ka gjeneruar mbi 80,000 pëlqime, një sukses që reflekton interesin dhe vlerësimin e audiencës globale për momentet e festës në Tiranë.

Tirana vazhdon të spikasë si një qendër që ndërthur traditën dhe modernitetin, duke ofruar një eksperiencë unike për banorët dhe vizitorët.

3 Komente

  1. X
    XHA HAJREDINI

    E BENI DHE KUR TE MBAROJ MUAJI RAMAZANIT ,,,DO HABITEN ,,BOTA ,,,

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Duket si nje kostelacion yjor , ku yjet po shperthejne nga vjedhjet e Rama hajdutit

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

        ...dhe nga vdekja e Vampirit dhe Foririt.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje