Përfitoi pension të posaçëm, Lulëzime Duka: Hoqa fustanin e nusërisë për volejbollin

5 Janar 2024, 09:42Sociale TEMA
Përfitoi pension të posaçëm, Lulëzime Duka: Hoqa

Lulëzime Duka, ikona e brezit të artë të Dinamos dhe Kombëtares kuqezi të femrave, do të shpërblehet për sakrificat dhe kontributin e saj në sport me anë të pensionit të posaçëm të miratuar nga qeveria për figurat më të spikatura të Shqipërisë.

E ftuar në “Good Morning Albanians” ajo ka treguar disa nga sakrificat që ajo ka bërë për sportin e volejbollit, një prej të cilave ishte se në ditën që u bë nuse, e zhveshi vellon dhe shkoi për të luajtur në vendin e parë në Shkodër.

“Unë kam lënë dasmën. Jam zhveshur nga nuse, nga shkuar kam luajtur në Shkodër dhe kam ardhur prap dhe kam gjetur dasmorët duke kërcyer. Jam veshur dhe kam vazhduar ceremoninë. Kam bërë sakrifica për sportin. Këtë u them edhe vajzave që të bëni diçka duhet të sakrifikoni", tha ajo.

Ajo ka treguar gjithashtu se për shkak të angazhimeve të saj me sportin e volejbollit, kanë qenë  nëna dhe babai ata që i kanë rritur djalin.

“E kam lënë 3 javësh djalin dhe kam dalë në fushë. Ai nuk më njihte për nënë, e kam lënë djalin 2 vjeç dhe kam shkuar në Siri, kemi dalë kampion mesdheu. Nuk ma ndiente mungesën, se ma ka rritur mamaja dhe babai”-ka treguar Lulëzime Duka.

32 Komente

  1. S
    Spahiu

    LULZIME PENSIONI POSACEM NUK JEPET PER SAKRIFICA POR PER MERITA TE VECANTA. SAKRIFICA ESHTE NJE TJETER GJE DHE MERITA ESHTE TJETER. TI NGATRRO KEKUN ME BYREKUN. MERRE ATE PENSION QE TA DHA KRYEGOMARRI I RILINDJES QE BOHET MIROSH ME PARET TONA DHE MOS BOJ SHUME KOMENTE SE TI DHE SHUME TE TJERE TE ASAJ LISTE E MERITONI SI PATRONAZHISTE E JO PER MERITA TE VECANTA. JU RROFTE PARTIA E RILINDJES DHE DASHURIA PER KLLUFIN EDI RAMA QE I NDA PARET E POPLLIT SI I DO SUMA. SI ME ATE AMERIKANIN E FBI CHARL MCGONIGAL E ATO HAJNIT ME SHPENZIME MIJERA DOLLARESHE PER ORGJITE NE HOTELIN E TRUMPIT, DO TI VIJ DITA DHE ATIJ E JU DO JENI DESHMITAR TE PERFITIMIT TE PAMERITUAR TE PARAVE TE TAKSAPAGUESVE TE VARFER SHQIPTAR. ATO SAKRIFICAT MBAJI PER KUJTIM E TREGOJA SI PRRALLA FEMIJVE NIPERVE E MBESAVE ZONJA VOLEJBOLLISTE, PER KAQ VLEJNE ATO.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kete kisha tani per tani

      Nuk besoj te jeshe nga ata spahijte e pare se ata kishin pak dinjitet, ti qenke funderine edhe nga menyra e te shkruajturit shqip e jo me nga mendja qe te paska pjerdhur. Po flitet keshtu per ikonat e shoqerise shqiptare more bajge e kohes?! Qen te ndyre enden rrugeve.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Brezo Hadëraj

        Ik ore pall se ti e quake IKONË nje femer qe ka luajtur volejboll me Dinamon.Pse ore debil a mos ka qënë Lulzime Duka si Shen Maria që ma quan Ikonë.Mund të numeroj edhe 100 femra të tjera që e meritojne më shumë se Lule Duka.Prandaj mos ofendo kot Spahiun se qënka më i mencur se ty ore loqe

        Përgjigjjuni
        1. A
          Adi

          Japin tituj të pamerituar. Ku janë qitësat që kanë marrë tituj e medalje pa numër, dhe bëhet fjalë në arenë ndërkombëtare e jo zhgarravina me nga dy këngë, apo sportistë që nuk kanë nivelin e atyre më sipër. Është bërë taraf i gjallë, Shqipëri hesapi ????????????

          Përgjigjjuni
      2. D
        Dakord

        Ti fanti spa(t)hi që bën këtë koment të ndyrë duhet të jesh i papunë që nuk paguan taksa fare. Zakonisht kategoria jote llap më shumë se ne që paguajmë taksa.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Paradoksi - lumpenë të djathtë

          Spahiu, po ti ç'ne? Ti as nuk e di se si luhet voleibolli. Rri or byrazer shiko lopet dhe dhite se mos te humbasin, se nuk merr vesh ti as nga sporti dhe as nga parate e taksapaguesve. Lulezime Duka, me Ela Tasen, dhe Mimoza Ibrahimin e mbushnin plot Pallatin e Sportit Allan Rusi (ish-Partizani), dhe Tre mije brohorisnin Duka, Duka, kur luheshin ndeshje nderkombetare. Por ti dava barboni je, dhe barbonët mendojne vetem per buke, cigare, dhe raki. Ti nuk je barbon se nuk ke shtepi. Trupi jot e ka nje krevat ku fle naten. Barbon je nga truri. Truri te ka ikur se se nga englediset duke lypur. Para se te komentoje, nuk e dining se sa trap je. Tani e dime.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lupi

            Mire thote spahi - pensioni jepet per merita dhe arritje. Sakrifica kane bere gjithe familjet shqiptare ne kohen e komunizmit dhe pas kesaj. Sakrifica bene edhe kur vidhte saliu, edhe sot kur rama me veliajn e te tjere zhvasin gjithe te mirat e ketij vendi.

            Përgjigjjuni
          2. C
            Ceni Boston

            Ore Spahiu i zbritur nga malet do jesh, sepse nuk ka se si te dish ti sakrificat dhe kontributin e Dukes ne sportin shqiptar. Ti ne ate kohe do kesh qen bari me dhite. Shko dil me mire andej nga pallati i Saliut se mbasi i ka dale gjumi Saliut dhe del e ju pershendet nga dritarja.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agim Vlora

              Shpesh e kujtojme Sportin e atyre viteve.Vite te Arta te Sportit Shqipetare.!!! O Shpellari ...Vajzat e Dinamos Zbukuronin dhe Ndiznin Zjarr çdo Pallat Sporti EUROPIAN. O Kafsha Lula Duka me Ela Tase,Mimosa Brahimi...Ishin Nje Peralle qe skemi fat ta jetojme me...Ske faj Zbrite Vone nga Bjeshket o Spahiu..Kokrra e Injorantit. Lula Duka me Shoqe edhe mijera dollare tu japin se paguajne dot Bukurine e Lojrave te Tyre.ik Pleh keput Qafen.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Brezo Hadëraj

                Po mirë mirë more gomar po më thuaj a ka dale kampion bote,nenkampion bote apo kampion Europe kjo Lulja e jone.Ti nuk i ke parë ndeshjet se po të pergjigjet një njeri që ka ndjekur cdo ndeshje dhe ke qënë ne një nivel mesatar larg shume të gjitha vendeve Europës or trap .Të kanë rrahur ket Dinamon tënde RDGj Cekia Bullgaria Rumania kampionet e tyre me nga 3 me 0 ne dy takimet.prandaj mos i jep gojës duke ofenduar ore mut se nuk ke pasur kurrë Ikona por vetem sot i ke ne Kombetaten e futbollit që këtij i them suksrs une dhe jo nostalgjive fallco qe permend kot.

                Përgjigjjuni
            2. G
              Genti

              E meriton plotesisht pensionin e vecante. Ka nderuar vendin. Duka, Tase, Ibrahimi etj kane qene ikona te volejbollit

              Përgjigjjuni
              1. n
                nje qytetar i thjeshte

                Po Gent , dakort jam me ty .....edhe Eva Alikaj e meriton ....konkuronte denjesisht ne Hollyvood aktoret amerikane ....dhe na ka nderuar si Komb .....ka dhe yllin e saj ne bulevardin e te shquarve ...... Po per nenen time , qe nje jete 39 vjet qepte rjeta dhe regullonte arka peshkimi ne mol dhe mbeti me pneumoni .... tani shperblehet me 18000 leke ka ndonje shtes nderi ??? Apo ci qi nonen thuaj ....ca femije te nenes dhe ca te njerkes ....ja per keto pabarazi dhe per te tjera do ta zbythin Ramen ....qe eshte bere si Putini ....cte besh qe opozita zvaritet dhe eshte rafsh me token , perndryshe do nxirte buken me zhgaravinat e tij ....legeni.....pse keshtu nderohen pensionistat ??? Duke nderuar te tijet me ekstra para dhe pension , dhe te tjeret skane te blejne ilacet .....yyyyyt fare e keqe ....keshtu jep shenja te keqia ....nuk jetojme ne nje shtet te se drejtes , por ne nje shtet klienalist ....debili

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hesapet nuk dalin

                  Me helikopter e çuab kete ne shkoder? La dasmen ne Tirane shkoi ne shkoder, luajti nja 2 ore, nuk po e llogarisim nxemjen e kthye prape ne dasem ku i gjeti prape duke vallezuar dasmoret. Ne nje periudhe tollonash, çfare kane ngrene ato 6-7 oret qe kjo shkonte luante e kthehej? Apo fluturon gomari ....

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Raqi nga Bostoni.

                    Po ik or injorant me mire mos fol fare.Ti as e ke jetuar dot ate kohe se si vleresohej sporti. Me siguri do kesh qene me dhite andej nga bjeshket e nemura. Ti nuk e ke idene as se si behej nje dasen te djelen e asj kohe, ik sa na lodhet o injorante shyqyr qe ju ra kompjuter ne dore dhe mesuat te shkruani...

                    Përgjigjjuni
                2. T
                  Treni

                  Ah po, benefitet e vendit kur këto gjuajnë një top llastiku sa majtas djathtas. Si do ja kishim bërë pa këtë...

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mesuesi

                    Po Genti po, por komenti yt nuk vlen për atë spahiun më sipër që ende nuk di se gjuha shqipe (dhe jo vetëm) nuk shkruhet me gërma të mëdha. Se cilat fjalë shkruhen gërma me të mëdha dhe ku tjetër përdoren ato ai s'ka se si t'i dijë se shkolla e ka parë atë, por jo ai shkollën.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Moza

                      Mik te forte ke pasur o lule, per te takusr ka shume para teje.

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cani

                        Spahiu si veriu.. cfare trapi! Nuk Ka degju per ikonat E sportit shqiptsre! Spahiu di sa Dele shkojne per te pa kriminelin ikonen E tij .. cfare bagetishe. Trushperlare.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Ndoc Rroku

                          Urime Lulzime Duka, mendoj se ke qene ne majat e volejbollit, si lojtare e Partizanit, kontribuese nderkombetare tek Dinamo dhe ekipin kombetar. Ajo qe nuk kuptojme eshte ku jane disa emra “speciale” te sportit si Bukuroshe Shtiza (Bellova), etj etj, apo emer “special” eshte Xhelal Kalaja??? qe se mban mend njeri per merita “speciale”, pasi ska fituar asgje, as kampion nuk eshte as kupe republike s’ka fituar, asgje. As Shkodra se mban mend, ne paste bere gje ne Durres!?!?!

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kaonia

                            Respekte ! Spahiu eshte i mbushur me inate si shume njerez që nuk dine te ndajne gjerat . Njerez te vegjel ,lërini të gezojne vitin e ri allaturka .

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Liria

                              Nese e meriton eshte Mira Dingu, kampione absolute e Europes ne qitje. Ne keto pune nuk ve dot kandar dhe prandaj ky lloj pensioni eshte shume evaziv. Nese profesionet dhe arritjet vleresohen me rroge, edhe kontributet shoqerore gjithashtu shoqerohen me vlere ne para. Jane ato qe duhet te percaktojne sasine e pensionit. Nejse, hallall Rema, se Ceke malukati prap pas liste mbeti. Eh merr Ceke ziu!

                              Përgjigjjuni
                              1. j
                                jetnor

                                Nje gje duhet kuptuar mire Edi Rama i jep keto pa pyetur se kujt partie i perkasin keta sepse dihet qe shumica e tyre vdesin per Sali non graten megjithate ai i vlerison pe merita.

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  On

                                  Ka ndonje inxhnier a polic me pension te posacem?... pse vetem sportiste e artiste...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Deda...

                                    Spahiu filet me argumenta, ata që janë kundër vetem fjalë të ndyra, pa u marrë me permbajtjen... Rrnofte Nana Parti dhe kelyshat e saj...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kris

                                      Turp per Meron qe mbron me Keta shembuj karagjozlleqet e kryekaragjozit Edvin qe eshte kthyer ne pardon .Po ato vajza qe lane runnier duke punuar si mesues e kuadro ne veri,larg familjes,nuk veshen fustan nuserie do ti leje me buke thate ky uligan? A ndaj ky matrapaz paret e taksapaguesve sipas deshires se vet? Po skemes se pensioneve ai I ka bere ndonje ndryshim. Kjo Nuk eshte Republicans e shqiperise por Republika e karagjozit

                                      Përgjigjjuni
                                      1. C
                                        Ceni Boston

                                        Duka nje nga me te mirat e volejbollit shqiptar te asaj kohe qe edhe ekipet europiane e kishin zili. Dora e tyre, Ela, Moza etje etj nuk i vijne me sportit.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Azbiu

                                          Mos harroni edhe Sinan Hoxhen,Emiliano Beratin,Enca Haxhia,Noisy dhe Stresi me motivacionin:I jepet pension I vecante personit ..... ..... per promovimin dhe perhapjen e tallavase ose ndryshe e quajtur me emrin artistik "turbofolk" dhe te Gipsyturborap anembane trevave ku ka shqiptare si nje pjese e identitetit kombetar

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Fatmir

                                            Saliu i mbushi me dekorata edhe shperblime te "persekutuarit" qe u bene me te pasur se c'ishin ,i ndjeri Nishani e beri urdherin Skenderbeu"per nji lek" per tu bere "Nder I kombit",ndersa Ilir Meta I mbushur me medalje "arise gjysmen e artit e merret per vetem,duke shkruar rezervat?Ne pensionistet e pashperblyer e kishime shoresen tek ti Edu Rama por edhe ti po krijonn kasten tende dhe ne te tjeret mbetem jetim.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. F
                                              Fatmir Xhamballati

                                              Kur shtohen paxrejtesit shtohen edhe pakenaqesit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                Diskutimet kryesisht janë për sportin, për atë punë gjigante të realizuar nga sportistët dhe trajnerët. Emra për rezultate dhe meritat ka shumë. Duhet bërë kompesim për ekipet kampion, për trajnerët profesionist, të cilët i dhuruan sportdashësve spektakël dhe rininë e tyre. Këtë mund t'a bëjnë Bashkitë, të cilat shpenzojnë miljona për llabushka për të kënaqur parashkollorët .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. V
                                                  Vini

                                                  Pension i pamerituar per nje volejbolliste qe as 3 here nuk ka luajtur me kombetaren Shqiperise por veyem qenka lodh duke shkuar ne qytete brenda Shqiperise

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Liri Beqja

                                                    Çdo disipline, ose çdo sportist, ja Meritat e veta . Mire eshte mos perdorni fjale ofenduese per asnji. Padrejtesi ,gabime behen gjithmone. Por kush e meriton duhet ta gezoje pensionin. Ne sportistet e asaj kohe, kemi sakrifikuar shume e shume. Sport, pune, familje, femije aktivitete. Jam e indinjuar, me gjithe respektin ,per dy aktore, qe ne fund te fundit ,kane bere punen e jane kthyer ne shtepi. Ne,mbas punes me vrap neper stadiume,palestra, poligone. Dopio pergjegjesi. Kush i ka marre ti gezoje ❗️ Pershendes

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje