
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar gur të çmuar në një gjerdan veprash projektin e ri për teatrin kombëtar.
Duke kujtuar se qysh prej periudhës kur ishte ministër Kulture i kishte shpallur luftë asaj godine të vjetër, Rama tha se edhe pse shumë vonë, me këtë projekt Tirana ka kapërcyer pritshmëritë.
Tirana tashmë ka gur të çmuar në një gjerdan veprash që e kanë shndërruar metropolin, theksoi Rama.
Rama u shpreh se edhe pse e kishte të vështirë, arriti të kuptonte revoltën e komunitetit të teatrit, teksa tha se për shkak të kohëve dhe premtimeve të pambajtura u pajtuan me një realitet që i përkonte asaj kohe.
“Kur erdhi arkitekti i thashë, nuk e di nëse në jetën tendë ke pasur ndonjë përurim me polici. E ndërkohë, ajo që ka rëndësi e që është e bukura e kësaj skene është se perfekti i viteve 86 është këtu me ne. Nuk është në anën e atyre që donin të prishnin koncertin. S’kemi ç’bëjmë kjo është historia bashkëkohorë i zhvillimit të këtij vendi.
E kam menduar shumë herë, se pse komuniteti i teatrit, duke i lënë mënjanë ata që teatrin, stadiumin apo sheshin Skënderbe i kanë parë si platforma për të kërcyer shpatat politike. Por pse komuniteti? Pavarësisht bindjeve pulitke, kishin një mosbesim thuajse konsensual lidhur me këtë proces dhe lidhur me dëshirën dhe vullnetin për të ndërtuar më në fund një teatër të denjë.
Mbase nuk arrij dot t’i jap përgjigje kësaj pyetjeje por besoj se një ndër arsyet është se për shumë kohë, komuniteti i teatrit kombëtar u pajtua me inercinë e të punuarit në kushtet shumë të vështira. E dekada, e dekada të tëra kaluan me zotime e premtime, por askush nuk u bë mbarë për të ndërtuar teatrin. Pastaj edhe paragjykimet në këtë kohë që ne jetojmë. Ku kemi parë shumë skena, shqyerje të pronave, e pasurive pulitke, e vetvetiu u krijua një vetëmbrojtje.
Më vjen mirë që të gjitha këto më në fund u fashitën. Ja kisha shpallur luftën asaj godinë që në 98 kur isha ministër kulture. Kur mendon që nga 98 nderi sot, mund të ishin hedhur hapat e nevojshëm, realisht ka kaluar shumë kohë. Ky projekt shkon përtej një teatri kombëtar. Është një tjetër gur i çmuar në një gjerdan veprash që e kanë nxjerrë Tiranës jashtë vetes.”- tha Rama.
Për prishjen e asaj karantinë të kanë uru edhe shumë Demokrat punë të mbarë
Birisha u betua se nuk shkel ne stadiumin e ri................... Pastaj e hengri te njome dhe zhvilloi foltoren ne stadium......
Absolutisht! Keta protestuesit jane te njejtet kunder: Parkut te Kodrat e liqenit, Stadiumit, Sheshit Skenderbej, etj. etj. sepse keta jetojne dhe behen(mendojne) protagonist, duke qene kunder cdo gjeje qe vjen nga Qeveria, ...nuk bejne asnjehere nje analize psh po, si eshte, ku eshte ana e mire dhe negative etj...thjesht jane "haxhiqamilista""
Eshte Teater Kombetar o karafil me erë....JO I TIRONES TATE! E kemi pagujt te gjith faturen ...packa se sdo shofim teater me sy ashtu sic nuk po shofim Stadium Kombetar me sy po vetem malokeria e Tirones... PO FATUREN E KA PAGUAR GJITH REPUBLIKA! Po ku i kupton dot nje cop piktor koncepte kaq te thjeshta
KY NJERI E SHFRYTEZO POSTIN E KRYEMINISTRIT OER TE SHFRYRE EPSHET PERSOBALE DHE PER TMBUSH DEFIÇENSAT E TE SHKYARES SE VET. E POHO VET KUR DEKLARO; " Më vjen mirë që të gjitha këto më në fund u fashitën. Ja kisha shpallur luftën asaj godinë që në 98 kur isha ministër kulture". FALE O ZOT KET SOCIOPAT DELIRANT QE MEBDO SE ESHTE PRONAR I VENDIT DHE MEND TE BOJ ÇTI KET SHKREP NE KOKE. TEATRI EDHE MUND TE PRISHEJ POR PASI TE VOTOHEJ ME REFENDUM DHE TE SHPREHEJ POPULLI, JO TINEZISHT NATEN DHE ME URDHER TE RAMES E VENDIM TE ERION VELIAJT.
I paharrueshmi Aktori i Madh Rikard Ljarja,te roli i mesuesit ,ne filmin Komisari i Drites,"Gjini thote e c'na duhet shkolla,kur na nuk kena me hanger buke",pa arsimim e pa kulture nuk vjen zhvillimi mesues Ndreca ia kthen ,ja edhe sot ca trushpelare ,mitingashe te keqperdoruar, bertasin" boll bukur foli Gjini", Gjini i djeshem para 100viteve,saliu e likja.
edhe sheshin e Vlorës e pate ëndërr, edhe të kaluarën arkitektonike e tiranës edhe shtëpinë konak shkodrane edhe kullat mesjetare, barbar antishqiptar, Ramë Bole