Plazh në dhjetor, qytetarët në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulëta

27 Dhjetor 2025, 11:20Sociale TEMA
Plazh në dhjetor, qytetarët në Vlorë sfidojnë

Në Vlorë është kthyer në traditë që qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme, por edhe të huaj, të lahen në det çdo muaj të vitit.

Ajo çfarë bie në sy është fakti që ata që lahen në det janë kryesisht në moshë të tretë, mbi 60 vjeç dhe sfidojnë kushtet e motit për t’u larë edhe në dhjetor, kur termometri shënon temperatura shumë të ulëta.

Kastriot Tajari, 68 vjeç, është një prej tyre. Ai çdo fundjavë vjen nga qyteti i Fierit, ku mblidhet me një grup shokësh dhe lahet në det. Për Kastriot Tajarin, të lahet në çdo muaj dhe në temperatura të ulta është kthyer në normalitet. Deti, sipas tij, është i ngrohtë, teksa të përballueshme janë edhe temperaturat kur del prej tij.

Tajari thotë se ka sfiduar veten duke u larë edhe në temperatura me minus në liqenin e Pogradecit ndërkohë që thotë se është për të ardhur keq që notin nuk e ushtrojnë të rinjtë.

Ai u bën apel të rinjve të merren me notin, aktivitetet fizike dhe të heqin dorë nga veset.

Ndërkohë, nuk mungojnë as gratë, të cilat sfidojnë veten dhe moshën për t’u larë në det.

4 Komente

  1. N
    Nastradini

    Kjo eshte merite e vecante e qeverise se legenit te hajdutes Linda

    Përgjigjjuni
    1. D
      Durrsaku

      Kot nuk thojn qe je ftof n’tajare????????????????.nji shake.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shumica vdesin me pneumonia

        Mos I degjoni keta idiota Deti eshte akull,keta e bejne se kujtojne se do ju jape jetegjatesi,por shumica vdesin nga pneumonia dhe atak ne zemer.Trupi I njeriut nuk eshte bere te lahet ne Det ne dimer.Keshtu Bejne ca Anglez ketu ne Malaga qe eshte me nxehet se ne Vlore dhe pastaj perfundojne ne auto ambulance dhe pastaj vdesin,,Spanjollet I shikojne dhe Habiten me debila te tille

        Përgjigjjuni
        1. p
          penicillina

          o mor nastradin jashtqitje e vicidolit ruso-serb

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje