Shkrimtari austriak, Robert Menasse, në intervistë me DW për romanin e tij të fundit “Zgjerimi”, flet mbi Shqipërinë si vend kandidat e prirjet aktuale brenda BE-së.
Libri i shkrimtarit austriak, Robert Menasse, “Zgjerimi”, i cili është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, u prezantua së fundmi në Tiranë dhe në Prishtinë. Romani flet për Shqipërinë si kandidate për anëtarësim në BE në kontrast me prirjet aktuale që mbizotërojnë në radhët e BE-së.
Pse ka nevojë Evropa për Shqipërinë?
Ka shumë arsye. Për mua, arsyeja më e rëndësishme është se Ballkani Perëndimor thjesht i përket Evropës dhe gjithmonë është perceptuar si një rajon krizash. Nëse dikush këtu mund të sjellë paqe, ky është projekti i paqes së BE-së, sepse të gjitha kufijtë kombëtarë zhduken, krijohet një treg i përbashkët dhe gjithashtu është shumë i rëndësishëm një sistem i njëjtë ligjor. Ka dhe arsye të tjera, siç ka thënë zonja Merkel, Shqipëria ka rezervat më të mëdha të bakrit dhe kromit në Evropë dhe kjo i duhet industrisë gjermane, një arsye tjetër kjo që më bën të qesh…
Pse libri quhet “Zgjerimi”?
Sepse ka të bëjë me vendet që duan të hyjnë në BE, ndërsa nga ana e BE-së, kjo shihet si zgjerim. Më interesoi të zbuloja si është të jetosh në këtë vend (në Shqipëri), si është mentaliteti, kultura etj. Në Shqipëri, ku shumica dërrmuese e popullsisë dëshiron të hyjë në BE, ndërsa ka anëtarë që shkelin ligjin evropian dhe bllokojnë zhvillimin evropian. Ky është një kundërshtim i tmerrshëm. Për më tepër, një arsye tjetër që më bindi për pranimin në BE është optimizmi i madh dhe dinamika që ndjeva aty, përkundër shteteve anëtare që sot janë shumë pesimiste, me frikëra dhe dyshime për të ardhmen. Një injeksion optimizmi do t’i bënte mirë BE-së.
Pse keni përdorur në kopertinën e librit figurën e Skënderbeut ?
Skënderbeu është një figurë interesante. Historikisht është një hero evropian që ka luftuar kundër osmanëve dhe ka mbrojtur Perëndimin e krishterë. Në atë kohë, përmendore të tij kishte në shumë qytete të Evropës, por kur filloi krijimi i kombeve, ai u harrua, sepse nuk përfaqësonte një hero kombëtar. Më pas, ai u bë hero kombëtar në Shqipëri. Ishte i pari që bashkoi klane, grupe e fise etnike dhe kështu vendosi bazën për shtetësinë e Shqipërisë. Kjo dialektikë e heroit kombëtar evropian më interesonte.
Shumë mendojnë se në protagonistët e librit keni përfshirë edhe kryeministrin shqiptar. A qëndron ky hamendësim?
Po, kryeministri shqiptar është kryeministri shqiptar. Në romanin tim është ai ashtu si në realitet. Të shpikja diçka tjetër do të ishte fëminore. Ai është një rast shumë interesant në politikën evropiane, sepse, me aq sa di, është i vetmi kryetar shteti që është edhe artist i njohur dhe ka artistë në ekipin e tij të këshilltarëve, gjë që është shumë e pazakontë dhe natyrisht që më tërhoqi interesin.
BE-ja ka nevojë për reforma, por nuk është në gjendje t’i realizojë ato. A duhet të shtypë një buton “reset” para një zgjerimi të ri?
Nëse do të bëhej shpejt, padyshim do të ishte e dobishme. Por tani situata në BE është shumë e ndërlikuar. Zhvillimi evropian, që ishte menduar të tejkalonte nacionalizmin, tani është bllokuar nga rindezja e nacionalizmit në disa vende anëtare. Situata ka vetëm një rrugëdalje të mirë, ose një rrugë të tmerrshme. Rrugëdalja e mirë është të arrijmë ta rindërtojmë idenë e BE-së dhe ta ngulitim sërish në ndërgjegjen e qytetarëve evropianë, duke treguar se gjithçka e arritur deri tani ka përmirësuar jetën dhe paqen e të gjithë evropianëve. Kështu mund të realizohet reforma institucionale dhe mund të punohet për një Kushtetutë Evropiane. Nëse ndodh rruga e keqe dhe BE-ja shpërbëhet, atëherë do të pasojë mjerimi, dhe mund të ketë edhe luftë civile. Atëherë njerëzit do të thonë se kjo nuk duhej të kishte ndodhur kurrë dhe gjithçka do të fillojë nga e para.
DW
Ti qenke n je cope rrote ka*ri or plak, shqiperia nuk ka as baker dhe as krom, dikur ka pasur krom por per shkak te shfrytezimit barbar kane ngelur disa xhepa me nje tektonike teper te papershtateshme per te investuar dhe kjo eshte arsye qe asnje nuk vjen te investoje ne industrine e kromit, realiteti duhet thene ne sy ndersa per sa i perket bakrit as qe behet fjale.
O Hajro - ti je njeriu me tipik ne Shqiperi. Qe nuk kupton ate gje lexon ose ate we degjon, por qe pergjigjesh vetem se degjon nje fjale e jo te tere fjaline. Lexoje edhe nje here dhe do kuptoah qe shkrimtari thote: znj. Merkel mendon se Shqiperia ka rezerva kromi dhe bakri… Komenti i shkrimtarit per ate qe thote Merkel eshte: kjo eshte qesharake! Tipik ballkanik e super Shqiptar qe pergjigjesh pa kuptuar.
Kesaj i thone te genjesh veten. Shqiperia ka me dekada ne dere te Europes dhe nuk ka pasur ngut ta fuse njeri. Gjithcka ka te beje me plotesimin e reformave per drejtesine, luftimin e korrupsionit, krimit te organizuar, qe ketu jane ne nivelet me te larta ne Europe. Kroacia ballkanike i plotesoi reformat dhe u fut shume shpejt. Ju varni shpresat t'ju shfrytezoje gjermani kromin dhe bakrin. Shqiperia nuk futet se do apo jo Gjermania, por te drejten per t'u futur e ka se eshte vend ne Europe. Me pas hyrja varet nga reformat e Shqiperise per te arritur standerdet e BE-se.
"....nje vend qe duan te futen ne Evropi por se ketu shkelen ligjet me te dyja kembet....!!! Thene ndrishe qe nje bourdhelo islamikesh me 90% muslimon brother's nuk mund e nuk ka sesi te behet shtet evropian pasi eshte lingj i natyres qe... sunitet shiitet tourkotsamides kosovare shpellare etj kesisoi njethundrake turkoshqipfoles nuk behen njerez lloji i kafshes.... gezuar ramazonin!
Ahahahahahhahahahahhahahahahaha ore hiqeni kompleksin se te huajt jane automatikisht gjeni. Per kromin dhe bakrin e ka sqaruar Hajro me lart.
Aq sa kanë komentuar për të thënë se falangat e shkatërrimit të BE janë aty dhe ato nuk stepen para kundërshtimit të BE dhe demokracisë perëndimore,ku fëmijtë e tyre që të rriten në një vend të lirë dhe me mundësira të mëdha ,gjejnë perëndimin si ambient të përshtatshëm dhe jo lindjen,por kur i bie të votojnë,duan populustë dhe gangstera në pushtet. Shqipëria është një vend i brishtë në çdo aspekt si ekonomikisht dhe polutikisht dhe po të nisemi nga meritat,ajo nuk meriton të jetë në BE,se mbivtë gjitha është vendi më i korruptuar në Europë dhe ku të drejtat e qytetarëve shkelen me të dy këmbët. Por nëse duhet të ketë një strategji për vazhdimin e projektit të BE,atëhere duhet thënë se,Shqipëria dhe gjithl Ballkani perëndimor duhej futur me kohë në atë gjëndje që është në BE,si vendim ky gjeostrategjik,ku do shuante çdo rritje nacionalizmi,apo shfaqje të probleme etnike që Ballkani mban brenda vehtes. Por BE është e vonuar dhe kjo ka gjasa ti kthehet në bumerang dhe të shkërmoqet dhe vet BE-ja,e cila është e përçarë dhe nuk është Amerika që po të kishtë votë,sot Ballkani perëndimor do të ishte në BE. Argumenti më i fortë për këtë,futja e Shqipërisē në NATO,atëhere kur ushtria e saj ishte me 'pushkë druni' dhe nuk plotësonte asnjë kriter për të qenë antar i saj,ashtu sikurse Maqedonia e Veriut tani,që për arsye gjeostrategjike,për të shmangur ndikimin nga Lindja,e mori me vehte në NATO. BE ,me politikën e saj tirre mos e kput,i ka dobsuar pozitat e veta dhe kjo përbën një rrezik të madh për demokracitë perëndimore,të cilat kanë shfaqje në rritje të nacionalizmit siç thote autori dhe kjo ,ngadalson,paralizon dhe e shkatërron BE.
Nuk mund te futesh ne BE per meshire o zoteri. Gjeji problemet tek qeveria jote. Nga njera ane thua jemi shteti me i korruptuar ne Europe, pastaj thua duhej te futeshim me kohe. Nje molle e kalbur do i shkaktonte probleme gjithe bllokut dhe do rriste rrezikun e krizave financiare. Lere Ameriken se interesat e veta sheh, jo te Europes, qe te zgjeroje sferen e influences. Po te kandidonte Shqiperia per tu bere shteti i 51 i Amerikes, do i shihje kushtet. Europa ka cdo te drejte qe te kerkoje te behesh nje here shtet normal (jo shtet ku politikanet drejtohen nga mafiat e droges) perpara se te te pranoje ne dere. Ne vend qe te qaravitesh ndaj Europes, ankohu para qeverise shqiptare qe e ka vere vendin kryeqendren e krimit te organizuar dhe korrupsionit ne Europe, ku takohet kryeministri ne zyre me shefat e mafias dhe thote "s'ka gje ketu, une takoj shume njerez". BE-ja eshte bllok demokratik, jo bllok per meshire ose bllok i influences amerikane. Per t'u futur, duhet ta meritosh.
Nuk e ka seriozisht ai eshte edhe ai qe Ben shaka.
Cfare idiotizmi artikull. Nuk ka te drejte te te fuse Gjermania ne BE po nuk plotesove kushtet, vetem se do te perdore bakrin tend, qe as nuk ekziston fare me ato dy cika qe kane ngelur. Nuk funksionon ashtu BE-ja. Gjermania mund ta doje hyrjen per interes te vet se i duhet krah i lire pune, qe do ishte ne dem te Shqiperise se do i iknin dhe ato 2 milion qe kane mbetur. Por po nuk plotesove kushtet per luftimin e korrupsionit dhe gjykatesve te blere dhe hajduteve ne qeveri, nuk te fut njeri ne BE.
Aty mbahu se po te fut Gjermania me nje mije halle per vete. Mbetet duke varur shpresat t'ju shpetojne te tjeret kur zgjedhja e vetme eshte luftimi i shtetit te krimbur dhe te korruptuar shqiptar i zhytur koke e kembe ne korrupsion, pastrim parash dhe lidhje me krimin e organizuar dhe parate e droges. Po u bere shtet tamam, te pranon ne vend Franca, Holanda, Finlanda e gjithe Europa, pa asnje problem, sic u pranua Kroacia.
Shqipëria nuk futet në BE asnjëherë,ku i duron Evropa shqiptaret që më shumë se 100 vite i ka përbuz i ka shit dhe tokat e tyre u ka dhënë klyshve të Rusisë.As tani nuk ka ndryshuar qëndrim sado që shqiptaret po palohën si lepujt, ja çbëhet në Shqipërinë e Jugut,shifni pretendimet greke,shifni Belerat e halabakët e tjerë,hesht Evropa,e pranon deputet një kriminel.Kush nuk i nënshtrohet apo nuk i fal tokë Greqisë nuk futet kurr në BE.A po futet Turqia?jo pra.