Shumica socialiste i miratoi me 73 vota në Kuvend shtesat dhe ndryshimet në ligjin për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë së përgjithshme sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ndryshimet ulin afatet e shërbimit të detyruar mjekësor brenda vendit nga 5 në 3 vjet për studentët e vitit të parë, nga 3 në 2 vjet për studentët e viteve të dyta, treta dhe të katërta dhe 1 vit për studentët e vitit të pestë dhe gjashtë.
Po ashtu, ndryshimet parashikojnë punësimin brenda 3 muajve në shëndetësinë publike të mjekëve të sapodiplomuar, në të kundërt ata mund të punojnë në institucione private, ose të trajtohen me 80 për qind të pagës së një mjeku të përgjithshëm, gjatë 9 muajve të pritjes së detyruar, derisa ministria e Shëndetësisë t’u sigurojë një vend pune brenda kësaj periudhe.
Studenti i mjekësisë në vitin e gjashtë, Trevor Xhixha, ishte një nga ata dhjetëra që protestuan gjatë vitit të kaluar kundër këtij ligji. Ai tha për Zërin e Amerikës se ky ligj nuk duhej miratuar dhe duhej rrëzuar krejtësisht nga Gjykata Kushtetuese, sepse shkel të drejtat e studentëve përmes shtrëngimit, ndërsa sot vetëm ulen vitet e masës së detyrimit për t’u punësuar, por “ligji nuk zgjidh shkaqet që shtyjnë mjekët të largohen nga vendi, si pagat e ulëta, mungesa e meritokracisë, pajisjeve profesionale diagnostikuese, pasiguria në vendin e punës”.
Gjykata Kushtetuese e rrëzoi pjesërisht ligjin në fillim të këtij viti, ndërsa krahas uljes së afateve, kërkoi të plotësohej vakuumi ligjor në punësimin e këtyre mjekëve të rinj si dhe pagat apo trajtimin financiar të tyre gjatë pritjes për punësimin e detyruar nga institucionet e shëndetësisë publike.
Deputetja Etilda Gjonaj, një nga nismëtaret e këtyre ndryshimeve ligjore, tha në seancë se, krahas zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në janar të këtij viti, ligji është me rëndësi, sepse “sistemi ka nevojë për afro 1 mijë mjekë, mes të cilëve edhe shumë mjekë që kanë dalë apo pritet të dalin në pension në afatet e caktuara”.
Nga burime zyrtare mësohet se aktualisht në sistemin shëndetësor punojnë ende rreth 250 mjekë, që e kanë mbushur moshën e pensionit, po aq sa edhe pritet të diplomohen rishtas mjekë të rinj në vitin pasardhës.
Statistikat tregojnë se mjekët që largohen nga Shqipëria janë mbi 28 vjeç, dhe i marrin këto vendime pasi ndeshen me vështirësitë e sistemit shëndetësor dhe për një jetë më të mirë, ndërsa ligji i ri synon të frenojë largimin e mjekëve të sapodiplomuar.
Studentët e mjekësisë propozuan masa të tjera për mbajtjen e mjekëve në Shqipëri, si shpallja e mjekësisë si degë me përparësi, pagesa për specializimet si dhe për mjekët e rojes gjatë specializimit, si dhe politika të tjera nxitëse në dobi të mjekëve.
Ligji i miratuar nga Kuvendi mbi një vit më parë synon sipas socialistëve të frenojë largimin e mjekëve të rinj nga Shqipëria, duke i detyruar studentët të nënshkruajnë një marrëveshje në fillim të vitit akademik, për punësim të detyruar disa vite pas studimeve ose në të kundërt, ata duhet të paguajnë tarifat e parashikuara nga universiteti për ndjekjen e studimeve.
Studentët protestuan dhe lobuan gjatë kundër ligji, ndërsa shumica e miratonte në Kuvend, derisa ndërhyri Gjykata Kushtetuese me një pezullim në nëntor dhe me një vendim në janar, ku ulen e afatet e këtij punësimi të detyruar.
VOA
Pse largohet një mjek i ri nga Shqipëria: 1) Paga e ulët. 2) Shefat e pavioneve shpesh nuk lejojnë avancimin në karrierë. 3) Shteti i sotshëm investon më pak (në përqindje) në arsim dhe shëndetësi sesa shteti i Enver Hoxhës. 4) Figura e mjekut është denigruar nga propaganda, duke e paraqitur atë si shërbëtor të "popullit". 5) Çmimi i lartë i pronës, me rreth 2000 euro për metër katror për të blerë një shtëpi në Tiranë. 6) Çmimi i naftës është shumë i lartë, rreth 1.8 euro për litër. 7) Shumica e akseve rrugore pritet të bëhen me pagesë. 8) Inflacioni shumë i lartë. 9) Sistemi i pensioneve konsiderohet i dështuar.
Sakte!
Sakte!
A e dini o maskarenj, dhe me siguri e dini, se për tu bërë mjek në Amerikê, duhet të marrësh borxh 1 milion dollarë për të ndjekur studimet?! Dhe ju e keni bêrê shkollën falas me lekët e popullit! Duhet të punonit 7 vjet në vend si stazhierê dhe pastaj tu jepnin diplomën. Por shtet rrumpallë dhe pa autoritet. Prandaj hidhni vickla ju.
????????????????????????????????
Varet ku e ben shkollen ne Amerike, o bashkeatdhetar i maskarenjve. Ndryshe ne Harvard, ndryshe ne Universitetin e Smokthines (pa ofendim per Smokthinen). Ne Amerike kostoja e jeteses eshte e larte. Dhe mjeket ne fund marrin ama 150-280 mije dollare ne vit. Po keshtu ne Europe (France, Itali, Gjermani, Danimarke, Suedi, Spanje) askush nuk te detyron te punosh me zor pas universitetit. Flas per vende qe i njoh nga eksperienca personale. Dhe shteti subvencionon stundentet pa mase. Keshtu qe ik, mos na trego shume budallalleqe per gjera qe nuk i di.
Ke shkruajtur një thes me budallallëqe brenda pak rrjeshtave. Në qoftëse jashtë shteti subvencionoka studentët, (deri në një farë mase) këtë e bëjnë qê ata të punojnë nê vend, dhe jo të ikin në Gjermani, siç ëndêrrojnë morracakët nga Shqipêria. Ndërsa nê Shqipëri studentët dhe universiteti mbahet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë! Prandaj ata qelbësira studentë qê duan tê ia mbathin që ditën tjetër, janë pasardhësit e nderuar të mjekëve të Onkologjikut dhe kudo tjetër. Të cilëve u mungon çdo ndjenjë njerëzore, morali dhe ndërgjegjeje. Që me pesë operacione "kapin" Maldivet! Me tê vêrteta mafia me bluzë të bardhë. Me sa duket edhe ti do të jesh një nga ata.
Mjeksia eshte nje profesion dhe nuk eshte nje priviligj!Kur studentat marrin nje diplome mjekesie e konsiderojne veten ZEUSI dhe mendojne qe po shpetuan nje njeri e konsiderojne veten PERENDI!!! Kush ua ka futur ne koke kete ide? Une mendoj qe Shqiperia te negocijoj me shtetet e tjera qe ne se iken nje student apo mjek dhe shkon ne Gjermani p.sh. ,ta filloj atje mjekesine nga viti i pare! As infermier te mos pranohet direkt. Edhe per infermier te filloj shkollen nga e para.
SAKTE 100%
po familja e mjekut nuk ka kontribuar ne vite,po ta kesh emrin gramoz o i ngjash atij gramozit tjeter,nje deputet palaco mer 3000e nje astruse ne dhermi 1000e dhe nje mjek 650e dhe duhet te rropatet 10 vjet shkolle,vetem me qera shtepie per vitet qe bejne e nisin jeten -30000e
Ta dish ti kush u jep mesim studenteve! Njerez qe s dine as vete! Me mira s te mesojne asgje, me e keqja te mesojne gabim. Librat jane te mbushur ne gafa. Praktike 000000. Niveli minus 1 Keshtu kur shkon jashte duhet nje mundim ekstrem te arrish nje fare niveli dhe kurrre s do jesh ne nivelin e kolegeve europiane. Megjithate kush iku, shpetoi. Eshte e dhumbshme te shohesh ne te paditurin te tundet si i ditur
Po mire,shko dhe beje ne Itali,te te Dale " bytha " vendit,e te kthehesh e te thuash " ishte e veshtire".Nuk Jane kthyer Pak.Pse nuk shkojne keta " truri i Shqiperise " te studiojne ne Europe"?Sepse nuk Kane bythen per ta perballuar.
ata qe mbarojn jashte e kan te theksuar kur diplomohen nuk mund ta ushtrojn licensen ne ate vend vetem nese jane exelent dhe prandaj vijn ketej dhe hapen bythesh kemi mbaru jashte
Pse iken gjithe populli jo vetem mjeket?K....O ....R ....R......U.....P......S....J.....O.....N i neveritshem!