Mësuesja që s’do të dalë në pension

19 Shtator 2024, 22:10Sociale TEMA
Mësuesja që s’do të dalë në pension

Lena Pemati ka dhënë mësim prej 28 vitesh dhe tashmë ka dalë në pension, por ajo thotë se ende ka mundësi të punojë dhe nëse ligji do e lejonte do të ishte sërish pranë nxënësve në klasë.

Këto ishin orët e fundit, me nxënësit e saj të mësuese Lenës. Pas 28 vitesh, këtë fillmim viti shkollor, ishte momenti që ajo t’i thoshte lamturmirë, shkollës 9-vjeçare “Haxhe Korra”, në të cilën dha dije, e mori shumë dashuri.

“E përjetova shumë keq, ishte diçka që njeriu sa është në punë është në jetë dhe gjithçka, flasim për anën ekonomike por dhe shpirtërore. Je aktive, vitet janë numra…më mungojnë nxënësit, kolektivet, puna çdo gjë. Ngrihesh në mëngjes dhe ti e di se po shkon po të pret dikush, për të dhënë dije, për të marrë dashuri”, tha ish-mësuesja Lena Pemati.

Fjala pension për mësuesen, është shumë e rëndë për t’u thënë e pranuar. E sidomos nëse ndihesh akoma në gjendje pune. Mësuese Lena, bëri dhe një përpjekje të fundit, për të vijuar në sistemin arsimor, por pa fat.

“Kur u mblodh grupi i shoqeve duke qënë se nuk donin ta shkruanin dalje ne pension, njëra nga ato e shkruajti ‘vitet e arta’, meqë unë nuk e doja fjalën pension. Tani nuk më pëlqen por ajo është të jemi real, nuk u ndjeva mirë. Duke qënë se jam nga ana shëndetësore mire, kisha dëshirë të vazhdoja por nuk ishte… kërkesën i thash drejtoreshës nuk është pranuar se nuk lejohet”, tha Pemati më tej.

Lena Pemati akoma nuk është ambientuar me statusin dhe rrjedhën që ka marrë tashmë jeta e saj. I duhet të rimendoj çdo gjë nga fillimi.

“Me një pension 300 mijë lekë të vjetra, çfarë mund të bëj, por është dhe angazhimi, je çdo ditë në punë, pa punë nuk jetoj dot… dalja më vrau, janë dy gjëra, e para u mbylle po dole në pension, dihet sikur s’je më aktive, është ekonomia, janë të gërshetuara”, tha ajo më tej.

Tashmë mungesa e nxënësve, mbushet me fotot dhe videot e tyre, duke mos harruar kurrë urimin më të bukur për të.

 

4 Komente

  1. N
    Ne

    Të punoni ju pensionistët dhe të rinjtë të rrinë në shtëpi.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cimi Velania

      Le te shkoje ne privat . Ka vende sa te duash . O te zhvilloje kurse ne shtepi

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sweden

        Mosha per te dale ne pension eshte shume e ulet per grate dhe do duhej qe kush kishte deshire te vazhdonte te punonte. Ne Suedi mosha e daljes ne pension eshte 67 e kush punon me gjate stimulohet duke paguar taxe me te ulet per rrogen. Pas vitit 2026 shkon 69 mosha e daljes ne pension ne Suedi. Sa me shume punojne njerezit aq me shume para mbledh shteti per te paguar pensionet e rritur ato gradualisht

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nana

          Ta gezosh sa me gjate pensionon o zysh Lena ! Keshtu e kam perjetuar edhe une , por duhet ts pranojme , tua leme stafeten te rinjve ishalla punojne me perkushtim.Ju them edhe maturanteve qe do studiojne kete vit e ne vazhdim , vlersoni deget e mesusise , mendoni per brezin qe vjen pas , keni plot perparesi qe ne nuk i kishim , ( marr shkas nga nje emision ku thuhej se po mbyllen deget e mesuesise ), suksese !

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje