Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

13 Gusht 2025, 12:53Sociale TEMA
Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë hektarë, hapësira pyjore ka rënë nën 970 mijë hektarë. Kjo zhdukje gradualisht e dobëson ekosistemin dhe rrit rrezikun për mjedisin dhe komunitetet.

Në Shqipëri ka më pak pyje. Zjarret dhe prerjet e paligjshme nga njëra anë dhe mos-mbjellja e bimëve të reja nga tjetra nga tjetra po tkurrin nga viti në vit sipërfaqen e gjelbër të vendit. Nga mbi 1.1 milionë hektarë deri në 2022-shin, vitin e shkuar hapësira me pisha, lisa, dushqe apo shkurre u kufizua në më pak se 970 mijë hektarë.

Në rënien me 18 për qind të hapësirës pyjore, ndikim ka pasur edhe fakti se nuk është përllogaritur sipërfaqja e fondit pyjor dhe kullosor që ndodhet brenda zonave të mbrojtura.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë ndërkohë se pjesa më e madhe e sipërfaqes me pyje në vend përbëhet nga drurë frutorë, ndjekur nga shkurret dhe ata halorë.

Bashkë me tkurrjen e sipërfaqes, në rënie rezulton edhe vëllimi pyjeve. Nga rreth 55 milionë metër kub deri në 2022-shin, gjatë vitit të shkuar vëllimi i përgjithshëm i pyjeve u tkurr në pak më shumë se 53 milionë metër kub.

Volumi është treguesi më domethënës i situatës në pyje, që prej vitesh pëson tkurrje, si pasojë e shfrytëzimit pa kriter, djegieve apo prerjeve në mënyrë të paligjshme të qindra mijëra hektarëve çdo vit.

Sipas të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme, në harkun e viteve 2017-2023, 134 persona janë proceduar penalisht me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme të pyjeve. Nga ana tjetër, të dhënat nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore tregojnë për një numër tejet të ulët të personave të dënuar. Vetëm 2 në 6 vitet e fundit!

2 Komente

  1. L
    Larg barbarëve

    Për mua shqiptarët si barbarë që janë as nuk e meritojnë të kenë shtet. Më mirë t'i pushtojë ndonjë vend tjetër.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pluto

      Këto zonat e djegura duhen rigjelbëruar URGJENT, me kontroll të rreptë, dhe me roje të armatosura, që të mos ja mbajë bytha asnjë katunari trushkulur që të vërë prapë zjarr.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje