Qeveria merr vendimin, hiqen vizat për 5 shtete deri më 31 dhjetor

9 Prill 2025, 15:02Sociale TEMA
Qeveria merr vendimin, hiqen vizat për 5 shtete deri më 31 dhjetor

Qeveria shqiptare heq vizat për arsye turistike me 5 vende aziatike, Lindja e Mesme dhe e Largët, deri më 31 dhjetor.

Në mbledhjen e qeverisë së ditës së sotme u miratua edhe VKM-ja për propozimin e lehtësimit të procedurave dhe kritereve për pajisjen me vizë të shtetasve të huaj që hyjnë në territorin e republikës së Shqipërisë.

Me objektiv dhe motiv sezonin turistik, hyrja e shtetasve të 5 vendeve në fjalë do bëhet me pasaportë. Për ekzekutimin e vendimit ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në vendim theksohet se vizat hiqen për arsye turistike, duke nisur nga 15 prilli dhe deri në 31 dhjetor si afati i fundit, për vende si:

1. Arabi Saudite
2. Katari
3. Omani
4. Tajlanda
5. Indonezia

VENDIMI:

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.858, DATË 29.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6 e 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 3, e aneksit nr.3, që i bashkëlidhet vendimit nr.858, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin “pasaportë” për një periudhë të kufizuar, nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025.”.

Nr. Shteti
1. Arabi Saudite
2. Katar
3. Oman
4. Tajlandë
5. Indonezi

2. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

4 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    gjakdhjeri gerrrku arrixhinji servi qeni u hapi deren gjakdhjeri gerrrrku arrrixhinji qeni.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      PO BEHET FJALE PER PERIUDHEN TURISTIKE. O KELYSHET E SALEHKARAXHICIT........

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        O Ramut, po Filipinet dhe Bangladeshi perse i ke lene jashte liste, apo jane ne rradhe pritje dhe do t’u hiqen vizat bashke Nigerine dhe Nepalin.

        Përgjigjjuni
        1. x
          x-files

          me s'ngeli bythezi pa ardhur ne shqiperi, shqiperia po behet trampoline , per keta bythezinjte qe duan te shkojne ne evrope. linda basha e paska bere punen e saj, e paska kthyer ne mutliman edhe kete te gjatin edvinin, se ndryshe nuk ka si te shpjegohet kjo dashuri kaq e madhe per islamiket

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje