Qytetarët do të paguajnë taksa një herë në vit

21 Maj 2022, 20:21Sociale TEMA

Qytetarët do të paguajnë taksa një herë në vit

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë taksat njëherë në vit, njësoj siç është modeli i tatimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Bashkimit Europian.

Euronews ka siguruar projektligjin që po punon ministria e Financave dhe Ekonomisë për shtrirjen e tatimit progresiv në të gjitha fushat ku qytetarët realizojnë të ardhura.

Nëse sot tatimi mbi pagën është në shkallën 0,13 dhe 23%, bazë nivelit të saj, çdo e ardhur tjetër që merret nga qiratë, interesat bankarë, kontratat e shërbimit, lojërat e fatit apo shitja e pasurive të patundshme, tatohet 15%. 

Ky nivel taksimi do të ndryshojë. Nëse një individ realizon të ardhura nga aktivitete të tjera mbi nivelin 2 milion lekë në vit, do të detyrohet që të paguajë taksë 23% dhe jo 15%.

Përjashtim do të bëjnë vetëm të ardhurat që marrin aksionarët e kompanive nga dividenti i cili do të mbetet 8%.

Edhe tatimi i fitimit të korporatave do të mbetet 15. 

FMN ka nisur punën prej 3 vjetësh për realizimin e skemës së taksimit për të ardhurat e integruara në një sistem të vetëm dhe jo të fragmentarizuar siç është sot.

Nisma pritet të sjellë shtrenjtim të barrës tatimore për qytetarët dhe rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

4 Komente

  1. A
    Andrea

    Taksidari Mesjetar Edvin Droga: 8 % dhe 15 % per Korporarat qe realizojne miliona Euro fitime, dhe 23 % per qytetaret e thjeshte qe mbijetojne (!)

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Ore sikur kumandari tha qe deri ne 2029 ,bisneset deri 100.000 euro nuk do taksoheshin fare???? Korporatat dhe bisnesi i madh do paguajne 15% , dhe qyqaret qe nxjerin buken e gojes do paguajne 23%???? Edvin ti i vjen haku ketij populli, bashke me shoket Arben, Damian dhe shoqet e partise. Dita 1000.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kinezi

      Me sistem American i bie qe e gjith shqiptaret qe jane nen te ardhura duhet qe shteti tu kthej lek ne fund te vitit i dine keta te fmn apo varja ku Marin vesh shqiptaret

      Përgjigjjuni
      1. r
        reno

        Qijani nonen keti populli, futni taksa sa me shume sa te ikin te gjith nga ky vend...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje