Shqipëria porosit sistemet anti-tank “Javelin”, tmerrin e tankeve ruse në Ukrainë

19 Maj 2022, 16:26Sociale TEMA

Shqipëria porosit sistemet anti-tank “Javelin”, tmerrin e

Kompania amerikane Lockheed Martin bëri të ditur në një njoftim për shtyp se mes porosisë së re të Pentagonit për raketat antitank që rezultuan vendimtare në luftën e Ukrainës, është edhe një sasi e porositur për t’u blerë nga Shqipëria.


Shqipëria është një nga disa vende që ka porositur për të blerë raketat antitank Javelin të prodhurara nga konsorciumi amerikan Javelin Joint Venture, e cila përbëhet nga kompanitë Lockheed Martin Corp dhe Raytheon Technologies Corp. 

Lajmin e bëri të ditur Lockheed Martin në një njoftim për shtyp ku raportoi se blerjet e Shqipërisë, Norvegjisë, Letonisë dhe Tailandës janë pjesë e një porosie me vlerë 316 milionë dollarë nga Pentagoni.

Numri i raketave dhe vlera porosisë nga Shqipëria nuk bëhet e ditur.

Javelin është një sistem raketor që ka filluar të përdoret që nga viti 1989 dhe që pritet të përdoret së paku deri në vitin 2050, sipas kompanisë. Ajo kushton rreth 250 mijë dollarë për copë por është në gjendje të hedhë në erë një tank që kushton shumëfish më shtrenjtë.

Kompania prodhuese ka marrë kërkesa të shumëfishta nga vende të ndryshme të botës pas suksesit të demonstruar të këtij sistemi në luftën e Ukrainës, ku ushtria e Ukrainës arriti të mposhtë tanket e panumërta ruse falë efikasitetit të këtij sistemi.

Kompania pret që të rrisë prodhimin në rreth 2100 copë këtë vit.

Çfarë është sistemi “Javelin”

“Javelin” është një prej armëve më të sofistikuara në botë, që përdoret për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve të blinduara. Mbahet në sup dhe qëllon objektivin në mënyrë automatike pas lëshimit, duke i mundësuar ushtarit që të mbrohet dhe të evitojë kundërsulmet.

Duke përdorur një profil të harkuar në krye, Javelin ngjitet mbi objektivin e tij për shikueshmëri të përmirësuar dhe më pas godet aty ku objektivi është më i dobët. Për të qëlluar, gjuajtësi vendos një kursor mbi objektivin e zgjedhur.

Njësia e lëshimit të komandës më pas dërgon një sinjal të kyçjes përpara lëshimit të raketës. “Javelin” mund të gjuaj në mënyrë të sigurt nga brenda ndërtesave ose bunkerëve. “Javelin” është konceptuar dhe prodhuar nga Ushtria Amerikane dhe një e tillë kushton mbi 200 mijë dollarë amerikanë.

 

17 Komente

  1. P
    Poli

    Me ne fund....veprim per tu pershendetur. Suksese ushtrise tone.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Po nese na sulmon ndonje vend qe nuk ka tanke ruse bejne pune keto gjerat??? Se po erdhi rusia deri ne shqiperi ka mberdhif gjithe europa, si ti kemi si mos ti kemi nuk bejne pune.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Depo

        Pikëpyetje me vend.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhelo

          Kush e di do duhen për mbrojtje nga Srbia aleati Rusisë

          Përgjigjjuni
      2. A
        Alex

        Po kunder kujt do ta perdore kur te gjithe Europa eshte ne Nato apo kunder vetes !? Mjere parate e popullit ,

        Përgjigjjuni
        1. C
          Ceni

          NATO s'do te thote te dredhim zinxhirin. Cdo vend anetare ka ushtrine dhe armet e veta. Ne rast sulmi, kjo ushtri bashke me armet, bashkevepron me ushtrite e tjera anetare te NATO-s.

          Përgjigjjuni
          1. q
            qytetar

            Po çish ke bre Aleks !

            Përgjigjjuni
          2. N
            Niko prej Leshi

            Peleshi do e mbaje Javelinin ne shpatull apo do ja mbaje dhenderrushi Veshaj?

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ec e merri vesh? ?

              Tani po Qasu armik po ta mbajti! !!??? Mqs moren kto tani ne " ne goje te ujkut hedhim valle ""

              Përgjigjjuni
              1. E
                El

                Tani ja hudhem,nje gote raki,nje javelin ne krahe,e ska tank armik qe na afrohet.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lilo

                  Hahaha, me lot!

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Alex

                  fol shqip o Qytetar jo turqisht

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kapterr Rahmiu

                    Shpetuam, pse nuk thoni. Nashi do fleme rehat !

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kapterr Rahmiu

                      Shpetuam, pse nuk thoni. Nashi do fleme rehat !

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nji veprim i duhur drejt Pamvaresise

                        Eshte nji hap motiviúese drejt krijimi t nji Ushtrie Moderrne alla Nato qe Shqiperia e ka per detyre Kombetare ta krijoje .Nji Moderrnizim i Ushtrise Shqiptare vendos Ekujlibrat dhe garanton Paqen ne Ballkan . (Komentuesit e katundit ose bitheqimve filogreke le te kenaqen me komentet e tyre prej pederi -karagjoze .,Asnji shqiptare te vertete nuk bejn me qesh idiotat )

                        Përgjigjjuni
                        1. 3
                          300evro

                          Nje lancues kushton 120.000 $ ndersa municioni 90.000 $. Do ishte me mire drone kamikaze Swichblade 6000 $ copa

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Emir

                            Mundësi tenderi e mirë. Kaq

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje