Rama: Do presim studentë të huaj në universitetet tona! Pse duhet të marrim ato me pesa për të mbushur kuotat?

18 Tetor 2022, 11:28Sociale TEMA

Rama: Do presim studentë të huaj në universitetet tona! Pse duhet

Kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme për rritjen e cilësisë së mësimdhënies në universitetet e vendit tonë. Rama deklaroi se Universiteti i Tiranës mund të rritet menjëherë në rankimin e vet në rast se ka brenda tij edhe Mjekësinë.

Por nga ana tjetër, ai u shpreh se nuk duhet të ketë në të gjithë vendin universitete që i ofrojnë të gjitha degët e arsimimit për shkak se nuk kanë kapacitetet e nevojshme.

 “Kështu si është ky sistem nuk na çon larg dhe i bën gjithmonë e më pak tërheqësia degë të caktuara të cilat pastaj detyrohen të ulin pritshmërinë për cilësinë e atyre që marrin dhe pastaj thonë një pjesë do i marr edhe me pesa sepse më duhen.

Vijnë tek ne kërkesa që ulni mesataren se na duhen njerëz. Duhet ta shohim në të kundërtën gjënë. Tani po shohim që me hapa të vegjël dhe kuptimplotë edhe kërkimi shkencor po rritet.


Duke u përqendruar te cilësia, vetëm kështu do mund të mbajmë vajza e djem të mrekullueshëm që studiojnë në gjimnaze këtu, e mund të bëjmë atë që sot duket si utopi për të pasur studentë të huaj këtu.

Këtë na e kanë thënë të gjithë, në gjithë vendet e Perëndimit na kanë thënë ne duam të krijojmë këto lidhje se ne duam që dhe studentë tanët qofshin vendas ose të huaj nga vende të tjera të Evropës të mund të vijnë e atje se kemi nevojë për zgjerim të kapaciteteve ofertuese”, u shpreh Rama.

6 Komente

  1. B
    Breshka dhe Shiu

    ...tha zedhenesi i Arsimit Edi Rama....... = po sikur nuk e votuan shqiptaret per kete plan...edepsezin Berisha2. = lol

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kar Kalec Dega

      Breshka dhe shiu , motren ty Kalec Dega kush ta qiu ??? Lol ....

      Përgjigjjuni
    2. E
      Ed Trimi

      Shqiperise i mungon, ne nje shkalle te madhe, baza per edukimin dhe kerkimet shkencore ne shume fusha, perfshi fushat teknologjike, p.sh. inxhinjeri (mekanik, elektrike..), IT, programim, kimi, biokimi, farmaceutik .... Per aresye te mungeses se vendeve te punes, studimet ne keto fusha ne Shqiperi jane te pavlera, humbje kohe dhe burime financiare. Ne Shqiperi jane te zhvillura masivisht industrite e 'kafeneve', 'restoranteve', 'hoteleve', 'larja makinave', 'asfalti e betoni'. Deri dje, ndoshta edhe sot, universitet e Shqiperise ishin kjoska ku diplomat shiteshin si letra per te mbeshtje byreqet. Dhe kete e din fara mire bota. Do te ishte mrekulli qe ndonje i huaj te merrte guximin e studjonte ne ndonje nga universitet/kjoskat e Shqiperise.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Edhe studenti I huaj vjen dhe të bën kokën. Ti me kë do e bësh Shqipërinë? Të ka zënë o Edi me shqiptarët por prandaj edhe Noli edhe Fishta ikën dhe nuk e kthyen kokën mbrapa...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Moboklo

          Per mendimin tim,me mire arsimo dhe jepu te drejte vendasve( shqiptareve) me 5- sa, sesa te huajve me "10". Te huajt do mbarojne studimet dhe do largohen nga Shqiperia,nuk rrijne aty per 500-600 mij lek rroge. Keshtu qe jepu priotitet te rinjve dhe te rejave tona,sepse ata te duhen per Shqiperine.

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqip

            Kurse ato me 5-sa, do kyjne ne Universitet si kerrica dhe do dalin prej tij me titullin "gomar". Problemi universiteteve tona eshte se vete pedagoget e kane mbaruar shkollen me 5-sa. C'mund te presesh prej kesaj plejade pedagogesh qe vetem emrin kane te tille? Ketyre edhe 100 fish tia rrisin pagen, po gomere do mbeten dhe po gomere do nxjerrin nga shkollat.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje