Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet në spitalin e Lezhës, ndërsa shkruan se shumë shpejt qytetarët do gjejnë hapësira dinjitoze dhe do të marrin shërbim me aparatura moderne.
“Kantieri i Rilindjes së Spitalit të Lezhës, ku shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze, aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi”, shkruan Rama.
Bukur fort, por hapesirat dinjitoze jane thjesht paketa e bukur. Esenca e shendetesise eshte personeli, mjeket, infermieret etc. Duhen vleresuar keto figura e jo te baltosen dhe te shfrytezohen si skllever per dy leke. Vleresojini duke u rritur pensionet sepse e meritojne plotesisht. Mos i harxhoni leket per tendera pa fund, por per njerezit qe i sherbejne popullsise. Mjekesia, arsimi dhe bujqesia eshte baza e shoqerise.
Bravo për këtë punë të paqtë, ju lumtë ! Ka dhe skeptikë, dhe optimistë dhe të këqinj. Halli është se të gjithë e duan shpëtimin nga qeveria e shteti. Kur në realitet puna fillon nga vetja,familja,femijët, komshinjtë, shkolla, shoqëria. Kur të këqinjtë i vunë flakën tokës, banesave, pemtarisë , sa të vinte shteti duhej të gjithë të mobilizohshin për të mbrojtur çdo rrënjë pemë çdo jetë njeriu ! E pra, shumë pak u bë, shumë pak bëhet. Mirëmbahet jeta, shtëpia, kopshti rruga, dhe familja! .Vetëm pastaj, mund t'i kërkohet llogari shtetit. Kurajo dhe përgëzime !