Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Bulqizë, uji ‘pushton’ rrugët

15 Dhjetor 2024, 09:55Sociale TEMA
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Bulqizë,

Reshjet e mëdha të shiut të shoqëruar edhe me reshje dëborë në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit kanë sjellë probleme në rrugë.

Sikurse duket nga pamjet, reshjet e shiut kanë përmbytur rrugën qe lidh Lagjen e Re me Lagjen  e Vjetër.

Reshje dëbore ka pasur edhe te minierat e Zonës D, po ashtu edhe te minierat e Ternovës dhe dhe ato të Marraneshit, ku policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që transportojnë minatorët të kenë kujdes në lëvizje dhe të përdorin zinxhirë në vendet ku ka nevojë.

1 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    O gazetar perse mereni me keto lajme ? Edhe ne Itali ka permbytje por ne lajme shikojme se si populli i ndihmon njerezit ne keto fatkeqesi ju vini tellallin .Turp mos haroni se vete shqiptaret i shkateruan tokat duke bere ndertime pa leje .mos u ankoni por ndihmoni .Gazetarucet keto lajme ndjekin .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje