Rriten divorcet në Durrës/ 717 çifte kërkuan ndarjen në 2023, flasin psikologët

11 Shkurt 2024, 19:40Sociale TEMA

Rriten divorcet në Durrës/ 717 çifte kërkuan ndarjen

1,879 çifte i janë drejtuar gjykatës së Durrësit në 3 vitet e fundit për t’i dhënë fund martesës. Shifrat e siguruara nga “Euroneës Albania” reflektojnë një trend rritës vit pas viti, pasi vetëm në vitin 2023, në gjykatë janë regjistruar 717 çështje me objekt “Zgjidhje martese”.

“Kryesisht në vitet ‘90 kemi pasur 9 divorce për çdo 100 martesa, ndërsa vitet e fundit statistikat e zgjidhjeve të martesave janë shumë të larta, shkojnë 24-26% për çdo 100 martesa. Pra, praktikisht me këto shifra jemi në 1 zgjidhje martese për çdo katër martesa të realizuara”-tha Mirjam Reçi.

Sipas gjykatës, gratë janë ato që iniciojnë divorcin, ndërsa mbizotërojnë çiftet e reja, me pak vite martesë. Arsyet, sipas ekspertëve, janë disa.

“Në familjet shqiptare kryesisht emigrojnë bashkëshortët, ose kryefamiljarët dhe kjo distancë, qoftë edhe fizike, e bën familjen të paqëndrueshme.” 01:47-01:51 “Arsye të tjera mund të jenë të lidhura me pavarësinë ekonomike të gruas”-theksoi Mirjam Reçi.

“Një grua, që ndihet e pavarur ekonomikisht, mund të arsyetojë që kur një martesë e ka humbur funksionin e saj mund të divorcohen më lehtë”- shtoi mes tjerash ai.

Në këtë mes më të prekurit janë fëmijët, çka sjell rrezikun në rritje për prishjen e konceptit të familjes në një të ardhme, që mund të mos jenë shumë e largët.

“Është një traumë, që zgjat në kohë për t’u bërë një post-traumë, nëse nuk trajtohet siç duhet nga familja dhe komuniteti”-tha Afërdita Mehmeti, eksperte për çështjet e divorcit pranë Gjykatës Durrës

Ekspertët pohojnë se dhuna dhe trauma që fëmijët kalojnë në familje, i dëmton ata nga ana psikologjike , sipas tyre ky është një efekt që zgjat në kohë dhe transmetohet edhe në brezat më vonë, duke prodhuar modelin që kanë marrë.

1 Komente

  1. T
    Turi

    Po sjan te gjitha te verteta keto ndarje. Se ka shum martesa fallco per njerzit qe nderoin mbiemrin per te ikir jasht. Ka shum te tilla sa nderoin mbiemrin marin te gruas dhe bejn ndarje

    Lini një Përgjigje