“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

28 Mars 2026, 17:50Sociale TEMA
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ecuria e punimeve në një prej projekteve infrastrukturore në jug të vendit, duke bërë të ditur se ato janë drejt përfundimit. Projekti përfshin ndërtimin e një ure të re me dy hapësira drite, si dhe një tombino të re që lidh urën ekzistuese në digën e liqenit me lumin Drino.

Sipas informacioneve të publikuara, janë realizuar edhe strukturat në funksion të kategorisë së rrugës C2, ndërsa është bërë përmirësimi i nyjeve hyrëse dhe dalëse në një segment të ri rrugor që kalon paralelisht me rrugën ekzistuese në anën e lumit.

Përfundimi dhe hapja e kësaj rruge pritet të sjellë përmirësim të ndjeshëm të infrastrukturës, duke rritur kapacitetin mbajtës të rrugës dhe sigurinë për përdoruesit. Gjithashtu, projekti synon të shmangë ndërprerjet e qarkullimit që ndodhin si pasojë e përmbytjeve, duke garantuar një lidhje më të qëndrueshme dhe funksionale në këtë zonë.

“Drejt përfundimit punimet, ku përfshihet ndërtimi i një ure të re me dy hapësira drite, si dhe ndërtimi i një tombinoje të re që lidh urën e vjetër në digën e liqenit me lumin Drino. Gjithashtu janë realizuar strukturat në funksion të kategorisë së rrugës C2, si dhe përmirësimi i nyjeve në hyrje dhe në dalje, në një gjurmë të re rrugore që kalon paralel me rrugën ekzistuese në anën e lumit. Përfundimi dhe hapja e kësaj vepre do të sjellë përmirësimin e gjurmës ekzistuese, rikthimin e kapacitetit mbajtës të strukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore, duke shmangur ndërprerjen e qarkullimit për shkak të përmbytjeve”, ka shkruar kryeminsitri Rama.

7 Komente

  1. S
    Sass

    Veper madhore as non grata se kishte realizuar dot kete perle. Beje rrugen milot balldre se keni lene nam, gjithe ai popull zihet ne dimer ne trafik pastaj mos llogarit kohen e veres,keta vepra duhet ti reklamoj kryeplaku i fshatit jo km

    Përgjigjjuni
    1. k
      kristi

      Mire ne Jug po ku? Lumi Drino eshte i gjate dhe rrjedh nga Greqia e me pas tek ne.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nastradini

        Idiot komplet , behet nje ure thote idioti ndaj shmangen permbytjet. Idiot !

        Përgjigjjuni
        1. B
          Barcaleta

          Idiotet shkojne ne mitingje nuk punojne

          Përgjigjjuni
          1. p
            perlati

            Mire ura mbi drino, po per uren mbi Bune, ne Velipoje cfare behet valle? a keni ndermend ta ndertoni, apo e keni lene fare?

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjenocid ambjental ne bregun e Palases nga..

              ...Samir Mane dhe edi rama . Si ka mundesi te lejosh shkaterimin e kesaj perle boterore o kafshe.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emir

                Vetëm këta nuk duhet të flasin më për rrugë e zhvillim.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje