Rudina Xhunga: Media po përzë shqiptarët nga vendi i vet, është axhendë e qëllimshme

11 Mars 2023, 09:39Sociale TEMA

Rudina Xhunga: Media po përzë shqiptarët nga vendi i vet,

Për gazetaren Rudina Xhunga, rolin kryesor për largimin e shqiptarëve nga vendi, përveç politikës, e luan media dhe se kjo gjë nuk është e rastësishme, por e qëllimshme.

E ftuar në emisionin “Arnautistan” Xhunga tha se kjo “dëshirë” për të larguar njerëzit nuk dëmton Ramën dhe Berishën, por vetë njeriun që ikën, që nëse kthehet, do e gjeje të zënë, gjithë çfarë kishte më parë.

"Tani ka shumë njerëz që kanë krijuar oazet e tyre. Shqipëria e 2023 është kaq larg Shqiperisë 1993. 

Jam munduar në të gjitha kohët. Kur nuk flitej për turizmin unë shpika emisionin për turizmin. Shkoja në Durrës, i kërkoja, i lutesha: A mund të dalësh të flasësh për turizmin?

-‘Çfarë turizmi’ thoshin ata. ‘Ne s’kemi drita dhe ujë. Kush të tha të vije tek ne?’

N.q.s. nuk e shikon atë që do vijë , kot që bën intervista. Une e imagjinoj, pastaj e tregoj Shqiperinë. Unë s’jam aty për të marrë rrogën. Jam aty se besoj. 

Sot kam krijuar një profil tjetër. Kjo erdhi rastësisht. Dritare TV është një TV online, ku punoj unë, Dritani (Hila), njerëz të rinj, që shihet më shumë jashtë vendit.

Dhe ndaj nisem te të krijoj njerëz siç kam krijuar gjithmonë. Rama nuk ishte në politikë, para se të intervistohej nga ne, apo Veliaj. Duhet ngahera të gjesh njerëz të rinj, t’i krijosh dhe promovosh.

Ka kaq shume njerëz, ka kaq shume histori sa nuk e kuptoj pse ende TV i marrin analistët njeri- tjetrit. Shqipëria 10 milionë, ka milona histori. Duhet vetëm njerëz që dëgjojnë.

Tani jemi në episodin e “Rrëfimet e marsit” ku njerëzit tregojnë çfarë kanë ndodhur, si jeta e tyre u transformua për të ndryshuar përgjithmonë në '97. Paralel me këtë është seria e episodeve: Unë, ika me fuçi nga Vlora.  

Histori jete të atyre që e lanë dikur këtë vend.

Përveç politikës rolin kryesor për largimin e shqiptarëve e luan media, mendoj se e bën me qëllim nuk është e rastësishme. Si për turizmin që në prag të sezonit dalin një lumë faturash, nga ato që tregojnë sa i shtrenjtë është turizmi dhe sa i keq.

Shqipëria ne media tregohet në ditën më të keqe shihet me gotën bosh, me kriminelë që vriten rrugës, drama, tragjedi, korrupsion, një vend të pajetueshëm.

Fjala e keqe, tregimi i keq, të përzë. Po keq për ne. Nuk do bëhet më mirë po të ikin të gjithë. Dhe keq për ta.

Kur të kthehen nuk do të ketë më vend, do ta kenë zënë vendin e qiellit dhe të diellit. Dëshira për t’i larguar njerëzit nga ky vend nuk do të dëmtojë Ramën apo Berishën, por individin që po ikën dhe kur të kthehet, nëse mund të kthehet nuk mund të ketë më vend, do të jetë vend i zënë. 

Unë kam ikur nga Vlora fëmijë dhe kur kthehem e shoh qe vendi im i kujtimeve dhe shtëpia ime e fëmijërisë, është e zënë", tha ajo.

40 Komente

  1. R
    Rorirota

    Është pikërisht kjo që po ndodh, media paguhet për të përzënë shqiptarët. Topchannel ka filluar gjueti shtrigash, vetë e bën akuzuesin, hetuesin, prokurorin, gjyqtarin dhe nuk i hyn gjë në këmbë. Kjo është gjuha e Saliut përçarës, akuzues dhe kur i kërkojnë të depozitojë në gjykatë atë që mendon se di, kur të vijë koha thotë. Kur i kërkojnë të dëshmojë, nuk shkon, përhap theshetheme rrugës dhe nuk përgjigjet për ato që thotë. Ku është ligji? Pse keni frikë të bëni detyrën? Media po luan një rol antishqiptar duke i fryrë vetëm negativitetit, në që vijmë për vit, shohim ndryshime. Njerëzit me vizion i kanë bërë, jo media, aspak media. Mirë që kemi ca dritare të shohim një realitet, ( jo atë të vëllait të madh) se për mediat me demek kombëtare, janë në shërbim të Berishës, jo popullit. Suksese Rudina, e gjithë ata që nuk bështyjnë vëndin e tyre. Shqipëria do bëhet, po bëhet duan apo nuk duan analistët e Berishës.

    1. k
      k

      Shqipëria sot është si ato provincat kolumbiane ku komandojnë bandat mafjoze të trafikantëve që luftojnë dhe vriten me njëri tjetrin dhe ku njerëzit e thjeshtë dhe punëtorë jetojnë nën frikën dhe terrorrin e arrogancës dhe të nënshtruar ndaj padrejtësisë pasi ndjehen të pafuqishëm para së keqes.E vetmja shresë për të ardhmen e fëmijëve shikohet vetëm largimi nga ai vend i qelbur dhe dënuar nga zoti cilido qoftë. Po jeni pjesë e klanit hajdut mafjoz,shisni karshillik ligjit dhe të ndershmëve që vidhen dhe heshtin nën terror, Zoti gjetë një rrugë të përshtatshme të shfarosi këtë kancer shoqëror dhe këtë shoqë kriminele ku dominon vetëm vesi dhe e keqja absolute antinjerëzore. Një shtet kriminel nuk do të hyjë kurrë në Evropën iluministe dhe të përparuar.

      1. V
        Vetem grekoqiret mund te flasin si ty

        Ti k-ja, nuk desheroj ta plotesoje me germa te tjera nga mbrapa germen k, por merret vesh me cfare mund te plotesohet, qenke nje antishqiptar i felliqur.

    2. F
      Flutura

      Atehere media financohet nga vende dashakeqese. Keta quhen tradhtare

      1. z
        zhaku i pamposhtur

        TRADHETIA KA EMER Me behet qejfi qe shikoj me ne fund nje gazetare (apo bllogere ) si znj Xhunga qe e drejton gishtin drejt fajtorit.. padyshim shqiptaret e dine shume mire se kush e ka fajin per kete gjendje skandaloze qe po kalon shqiperia dhe shoqeria shqiptare mirepo nuk kane fuqi per te nderruar kurs..pra dua te the ksaj se zeri I popullit nuk degjohet kurkund thjesht gazetaret dhe media flasin ne pergjithesi dhe I kalojne gjerat perciptas prandaj une e vleresoj shume deklaraten e znj Rudina Xhunga.pra ajo beson qe egziston nje komplot Kundra shqiptareve apo nje platforms dashakeqe qe kerkon te bishatisi shqiperine..une me kete rast dua te riperseris ate qe e kame thene me qindra here dhe ky eshte nje fakt qe askush nuk mund ta veri ne dyshim... Pra dua te riperseris deklaraten e ish min te jashtem grek Nikos Koxhias I cilia e pranoi perpara mediave greke qe disaster qe drejtohej prej tij kishte ne vazhdimesi nje fond prej rreth 50 mln €per te mbajtur nen kontroll politiken e Tiranes mediat si dhe kishen ortodokse shqiptare...kete deklarate e genius te regjistruar nga mediat greke pra kush eshte I interesuar mund ta gjeje shume lehte dhe le ta sjelli dhe tua tregoje shqiptareve sesi qendron kjo puna me keto fonde te fshehta..kjo deklarate me demos duhet te dali perpara shqiptareve dhe 'fajroret' pra ata qe varrosen kete deklarate duhet te dalin perpara drejtesise qofshin keta ministra apo kryeministra srpse kjo deklarate ka te beje direkt me tradhetine ne kurriz te ketij populli dhe ketij kombi. .

        1. K
          Kujtim

          Pikërisht! Plotësisht e vërtetë! Greqia dhe Serbia kanë Plane konkrete antishqiptare! Këto dy shtete kanë qëllim të përbashkët dhe me gjasë është edhe Rusia. Nuk kursejnë para për qëllimet e tyre të ndyta.

          1. R
            Realist

            Prape bota na e ka fajin ? Mos shifni shume filma me spiune, po shifni plehrat e shtepise tone

      2. S
        Shqipëria jonë e dashur!

        Fjalë shumë të vërteta. Media dhe fjalët e politikanëve po i përzënë njerëzit. Është vështirë jetesa në Shqipëri por më e vështirë bëhet jashtë! Kur mediat dhe politikanët thonë po ikin të gjithë, po largohen se nuk jetohet më këtu, është sikur dikush të dalë në korridore të bërtasë kot "Po digjet ndërtesa!!!", të gjithë që e dëgjojnë do dalin jashtë dhe pse nuk po digjet realisht! E besoj atë që thotë që nuk është e rastësishme por e qëllimshme! Bëhuni të fortë shqiptarë dhe mos e braktisni këtë vend, ndryshe po del me sukses strategjia tyre. Të dua nëna Shqipëri, dhe në gjirin tënd do vdes!

        1. B
          Berti

          Jo me larg se mbreme moderatori pervers antishqiptar e filogrek Arian Cani beri thirje nga ekrani i ABC qe shqiptaret te largohen sa me shpejt nga vendi . Si ka mundesi qe nuk mbahet qendrim ndaj ketij palacoje ? Tv ABC neqoftese do te vazhdoje te mbaje ne pune antishqiptare si ky ndyresira shume shpejt do te abandonohet nga teleshikuesit.

          1. P
            Pensionisti

            Bravo Rudina ke bere nje shkrim per tju mbledhur mendjen Shqipetareve te rrinj e te vjeter se ju ka ngel mendja te ikim a thua se andej mezi po i presin nuk kane ku te cojne hallet e tyre mezi po mbajne ata qe iken 93 94

            1. F
              FCB

              Dubai i Rilindjes , njerezit i largon mospasja dhe varferia , i largon ti dhe yt shoq , qe i beni fresk Qeverise me te korruptuar ne Bote , dhe keni te drejte qe i beni sepse kurseni leket e Avionit per ne Dubai .

              1. T
                TQM

                Te paska marre truri erë po ik bej nje vizite!!!

              2. M
                Mira

                Hajde delir hajde. Ramen dhe Veliajn e paska shpikur kjo! Ja pse ikin shqiptaret nga delirantet parologjik qe jane aty.

                1. P
                  Pickaxhiu

                  Mira ta mbeshtes por lexoje edhe njehere

                2. F
                  Fener Zizi

                  Rrespekt

                  1. Q
                    Qytetari

                    Epo sic thuhet “sex sells” (seksi shet). Po ashtu thuhet edhe qe “good news is no news” (lajmi i mire nuk ben lajm). Keto jane te njohura ne gazetari. Problemi eshte tjeter kund. Media ka per qellim thjesht te shese, apo ka per mision te formesoje qytetarin? Ja kjo eshte pyetja. Mesa duket, media shqiptare e ka ndare mendjen te beje dyqanin, tregtarin, dhe nuk inintereson fare qytetari dhe Shqiperia por vetem paraja dhe tregtia. Dhe pastaj mender me thene gazetaret pyesin veten “perse na ka rene besimi ne shoqeri?”.

                    1. K
                      Kurrizi I dushkut

                      Është më se e vërtetë media është ajo që diziformon çdo gjë në shqipëri

                      1. V
                        Vezhguesi

                        Ivo Montanelli: "Nje gazetar i pasur eshte njeri i keq dhe nje media e pasur eshte media e ndyre" Konkluzioni:Te keqinjte te bejne si veten,te ndyret te bejne pis

                      2. ?
                        ??

                        Kush ta ka zëne Shtepine ty në Vlore? Turqit, Afgane, a po bagladeshsit e Rames? Në qofte se, nuke del një lider që të bëne çmosin për ndryshuar mentaliteti primitive, barabar Turko islamike, që në bankat e shkolles. Ather korrupsjoni, dhuna, vrasjet dhe aksidentet kurre nuke do kene të ndaluar. Por për her do vazhdone me kët perqindje shum të laret, prandaj Shqiprija po zbrazet. Ne si shoqrie po nuke ndryshuam mentaliteti primitive barabar Turko islamike, Lindore, kurre nuke do mundemi që të krijome shtet ligjor, dhe një sistem arsimi të dejet për të jetuar si njerze a po Evropjane në shekullin e 21.

                        1. O
                          O tempora o mores

                          Por cfare ,media moj e gjore: A valle nuk e di ti,qe je pjese e saj se media,leh sipas angullimes se pronarit,qe eshte byth e brek o me ram-kryevezirin apo me mafien shpellare vicidolase-cepan,qe ka klanin e saj te zgjeruar super te pasur,pasuruar nga pasurit e ketij vendi dhe qe mban pushtuar pozicionet nevralgjik dhe egzistenciale te ketij vendi. Keshtu qe folku i ngrate,i pa perfilluar dhe i braktisur,ja mbath nga syte kembeve. Kurse ti na flet per turizem,ne nje vend batckinjesh te pasur oriental,qe i japin rroga minimale personelit,me cmimet e sherbimit europiane,qe ky i fundit detyrohet te vjedhe klientin(pasi nuk mjaftonte xhvatja qe i ben pronari). Dhe vet kryeveziri tani dhe i lodhur nga qendrimi i gjate ne krye,me shume qendron dhe ja mbath jashte vendit,duke treguar prralla me mbret per demokracine,kur rehatllikun me te madh,kjo qenie e ndjen,kur shtrihet ne harem-dylber,te sulltan-diktatorit te Babes se vet(me nene tjeter). o lele lele!

                          1. H
                            Hahahaaa oh cna kenaqe moj rudi

                            E qellimshme eshte moj rudina por media nuk perze njeri, nuk ndajet njeri nga familja , nga shoqeria, nga jeta se thote media. Keshte qe media te largoje qeverine dhe hajnat kriminelet meqe na qenka kaq e fuqishme. Tung rudi

                            1. s
                              shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti

                              Xhunglla pra paska "zbuluar Ameriken" e zbrazjes Shqiperise! Pervec Politikes (vini re : nuk thote dot "Qeverisjes"), pergjegjesi ka Media. Alibi qesharake per nje shpopullim qe para se gjithash e mbi gjithcka e shkaktoje dy faktore : Varferia e shtuar dhe Mungesa Shtetit! Kerkesat per Azil te shqiptareve me te lartat per fryme ne vendet e BE e vertetojne kete. Dhe Azili kerkohet duke demostruar se ikin nga nje Xhungel qe Xhunglla nuk do ta thote se eshte qeverisja Rama. Se nuk eshte Emigrim si ne fillim te viteve '90 "per nje jete me te mire", por Ikje nga kjo Xhungel Fukaralleku e Maskaralleku qe qeveris me emrin RILINDJE..

                              1. O
                                Opinion

                                Eshte me faj kjo qeverisje por kjo nuk do te thote qe qeverisja e meparshme e qoftelargut Sali ka qene e mire dhe gjerat ne kete vend u prishen ne keto vite! Gjithsesi tek ne mbizoteron mendimi se ky vend nuk behet. Kush influencon me shume per kete,pa mohuar te vertetat dhe jeten reale,media negativiste, opozita qe nxin e sterros cdo gje a thua se ne kohen e saj njerezit jetonin per bukuri dhe hanin me luge floriri.Duhet pranuar te pakten qe populli shqiptar eshte vital se vende te tjera tragjedi dhe drama si viti '97 p.sh.do i kishte zhdukur nga faqja e dheut.Ndersa nje propagande negative eshte dezinformimi medial i ngjarjeve. Shembull,TV Syri net,lapsi.al, gazeta Panorama qe mbron pronarin dhe nxin cdo gje etj. Nuk flas per Arian Canin ne kete drejtim,vete ai krenohet kur e shajne apo e ofendojne per budallelleqet qe thote.E ka pranuar vete qe eshte nje cope idioti por qe aksidentalisht na eshte bere peshqesh ne media.

                                1. m
                                  miqesisht

                                  Opinion, mire thua por ama mos hezitojme te themi dreqi ta haje se edhe me statistika duhet te biem Dakort qe kjo braktisje masive ka marre permasa shpopullimi ne vitet e te famshmes Rilindje.

                              2. A
                                Adam

                                Çflet moj Gazetare? Une kam ikur ne 95 kisha 17 vite pa shkelur . Para dy viteve shkova ne Vlore ishte nje katrahure dde ushqimi per troke, sjellja e njerzve me keq se 95 Ju gazetaret duhet te shkruani realitetin dhe te keni guxim te denonconi shkaktaret , po ju jeni kthy ne taxidare

                                1. W
                                  Wolf

                                  Shko mor snob injorant! Vlora eshte nje perle. Njerezit jane pak te ashper por Vlora eshte e bukur dhe e lire. Ne pak vjet do behet edhe me e mire me investimet e medha qe po behen si aeroporti, tyneli Llogarase, porti i jahteve dhe marina me kondominiot dhe hotelet e reja, lungomare 3 dhe lungomare ne plazhin e vjeter. Te keshilloj ti lesh pordhet dhe te blesh ndonje prone apo te besh ndonje investim ne Vlore se do tia shohesh hajrin shume shpejt.

                                2. S
                                  Shefi 55

                                  Nuk eshte fjala per nje arrikull. Rudina ka formim te till atdhedashes ,sepse dhe ne TV “Dritare” pa patur friken e klienteles e te klikimeve nuk rresht se theni mos ikni . Sot mund te mos fitosh shume para , por ke pasurur shpirtin tend dhe te atyre prinderve qe nuk e kane te lehte tu paketojne ne cante rrobat femijeve te tyre. Respekt pa kufi!

                                  1. s
                                    sapa

                                    Media eshte edhe ajo nje pjese e zinxhirit kriminal te ketij vendi dhe ka pjesen e saj persa i perket edukimit te ketij populli por Politika eshte ajo qe po i perze njerezit.Le te flasin sa te duan mediat ata qe e kane menduar ikjen do ikin.Aresyet dihen dhe ska nevoje te perseriten ose te influencohen nga mediat.Mendoj qe aresyeja qe thote kjo zonja eshte vetem per te justifikuar pushtetin aktual qe njerezit te mendojne ndryshe por eshte nje argument per naivet dhe jo per ata qe kane mend ne koke!

                                    1. R
                                      Rrespekt Rudina Xhunga

                                      Gjithcka shkruan eshte e vertete .Mediet e menaxhuara nga Athina nuk po len pisllik pa perdorur kunder Shqiptareve ,pra Opoinionit Shqiptare ,qe nga kriminaliteti e degjenerimi total qe qelbin 32-vjet - Opinionit deri ke metodat nga me ordienere te Propagandes Gojore ,qe bejne segmentet e Grekut ne TV Shqiptare si psh Arjan Kerma Cani etj ! ___ Problemi qendron ne kte mute qeverri e cila as qe do me dit ,se cfar ndodj me kte popull ,e gjithe kohes merret me dy Plehra te Dekompozuara ,sepse keshtu qendron gjithe kohes ne Pushtet . ______________Pastaj AMA Putana ,qe paguhet nga Taksapaguesi Shqiptare dhe let'na dali nji Perfaqsues i saje ktu _madje Anonim __ dhe t'na tregoje se me cfar e lkalojne kohen ky Institucion Fantazem ,qe te justifikoje paret qe merre nga Taksapaguesi shqiptare ,per ta mbrojtur ate nga Pislliqet Toksike qe i hedh Media cdo dite ! Cfar bejne Drejtesia ne fund te fundit ? Apo kto institucione nuk perfaqsojne Shtettin dhe interesat e shqiptareve ! ________ Eshte e kot te zgjatemi sepse te gjithe dijme mir se kemi te bejme me nji shtet kaqolesh dhe se mediate Shqiptare i ka shndruar greku ne Kontena Toksike dhe mbi kte popull ka 32-vjet qe eksperimentohet ne cdo drejtim ,duke e shkaterruar Genetikishte ! ------------ Edhe njiher Falemnderit R.Xhunga jeni cifti me Atdhetare ne gjthe medien Shqiptare si ti edhe Dritani jeni me te miret e medies shqiptare ,te vetmit qe perfaqsoni denjesishte qytetaret shqiptare .

                                      1. E
                                        Emigrant qe prej 29 vjetesh

                                        Edhe ty te paska marre koka ere?!Popull shqiptar,mblidhe mendjen,njerezit,99% ikin nga halli(ekonomik).N.q.se dikush nuk ka nje pune qe i siguron rehati ekonomike,do beje te pamunduren ta siguroje ate(per familjen e vet) qofte edhe ne nje Planet tjeter.Nuk ka burre nene ta detyroje ose ta ndaloje qe te lere Atdheun.Te tjerat jane Politike,Propagande etj.qe para bukes se gojes jane 0(me xhufke).Tung!

                                        1. N
                                          Niko Shpiragu

                                          E drejte ajo qe thoni ju Emigrant. Njerezit levizin per atje ku mendojne se eshte me mire per ta. Shqiperia nuk eshte ne nivelin e vendeve te tjera te perendimit dhe ata drejtohen per etje per nje jete me te mire. Kjo eshte logjike, por media kete e perdor si argument kunder qeverise me qellim demaskimin e saj me synimin te ndihmoje opoziten e sidomos Sali mavrine se te gjitha mediat jane ne pronesi te tij. Media e zbukuron kohen kur ishte ky kriminel hajdut ne fuqi, por ne qe e jetuam ate kohe e dime mire se ajo ishte me e keqe se koha kur ishin Hitlerianet ne fuqi ne Gjermani. Sikur bajga Sali te kishte fuqin e Hitlerit, me siguri emri Hitler do ishte zevendesuar me emrin Sali ne te tere boten.

                                        2. E
                                          Erdogan

                                          Kur do kuptojne Arnautet e Ismail bej Vlores,Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve etj qe Nderi dhe Dinjiteti (Honoor and Dignity) fitohen me gjak dhe Sakrifice (Sacrifice) dge jo me Tradheti e Spiunllek (Traitor and Spy)? Arvanitet qe luftuan per tu cliruar nga Osmanet e Deputetit Ismail i consideroni "Vellezer" qe Greku "I poshter" i Greqizoi dhe i Asimiloi nga Politizmoi (Culture "shqip") Osmane. Cliroheni nga Fashistet e Rones dhe Erdogani o te Mallkuar. Qelbet Ilyrine me mijera Xhamija,Medrese,Skolio turke be emer te "Fese"

                                          1. M
                                            Mbresa

                                            KUNDER MALLKIMIT TE GJUHES SHQIPE (1865-1911) Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

                                          2. K
                                            Koli

                                            Kjo e gjeti aresyen pse marrin rruget Shqiptaret. Sherbim i peshtire ndaj Rames. Ku do e gjej integritetin kjo?! Ka hyre nuse ne nje familje vrasesish.

                                            1. A
                                              Aron

                                              E vertete kjo. Media kerkon te bej biznes per vete me dhimbjen e njerzve dhe perdite vetem vjellin vrer per vendin, sado qe vendi me te gjitha problemet qe ka po rimekembet. Kushdo qe ka sy e vesh e shikon dhe degjon.

                                              1. F
                                                Fred

                                                Nje analize e sakte e mentalitetit te krijuar fort edhe nga media. Shqiperia punon, prodhon, nderton, fermeri del ne are, blegtori neper kullota, minatori ne ato miniera qe jane...pra jetohet dhe punohet, por asnje media nuk reflekton as te njemijten e ketij realiteti. Shqiperia nuk eshte vetem vend krimi e droge, siç shprehen disa komentues, si puna e "k" me lart. Shqiperia ofron mundesi te mira dhe te shumta punesimi. Shqiperia ka nevoje te pervishen menget e jo te hazdisesh neper makina luksoze te blera me parate e babait. Shqiperia eshte ende viktime e atyre qe ia duan te keqen, qe nuk duan te shikojne e degjojne se Shqiperia po behet, megjithe fushatat ndjellakeqe e nihiliste te disa shqiptareve te ndyre e antikomb, qe u shiten e uzurpuan ekranet dhe rrjetet sociale te vendit, si pjese e programit te tyre antishqiptar.

                                                1. p
                                                  pulla

                                                  Rudine,nje te vertete po e thua,"qe kjo ikje e shqiptareve eshte me qellim",por ti si pjese e medias,ashtu si shume te tjere gazetare e analiste,politikane te opozites ,por dhe te mazhorances ( por nen ze),ashtu sikurse dhe perfaqesues te shoqerise civile,"po cirrni mjekren cdo dite" qe po ikin shqiptaret,sikur ju te jeni kapur "gafil" nga kjo katrahure ,nga kjo "murtaje" qe ka kapur sot shqiptaret. E pra ,po jua them "me ze te larte",se jeni ju te gjithe shkaktaret e kesaj epidemie ,e cila ka shtruar "metastazat" dhe ska "bistur" me ja pre tentakulat "oktapodit",ska burr none,qeveri,mbret,perandor a "Zot" me e sheru kete semundje te dhimbshme per shqiptaret. Ata me kete ikje po boshatisin vendin ,trojet e tyre dhe pak nga pak do te fillojne te asimilohen dhe kjo qe po ndodh eshte "fundi"..

                                                  1. P
                                                    Patronazhisti

                                                    Vetem nje idiot nuk e kupton qe ato qe quhen media ne shqiperi jane gjobevenes te rendomte. Ju qepen njerezve te pasur e te varfer per te vendos gjoba apo thjesht shesin e blejne lajme per para. Jane lavatricet me te medha te parave te pista ne Shqiperi. Televizioni me i ndjekur ne Shqiperi eshte Facebook i Edi Rames.

                                                    1. U
                                                      Urrejtesi profesionist

                                                      Nje nga aresyet: HELMI PERDITSHEM! ! ! , por aresyeja kryesore, normale si ne gjithe boten : EKONOMIKE , sidoqofte RESPEKT Rudina........

                                                      1. U
                                                        Urrejtesi profesionist

                                                        Nje nga aresyet: HELMI PERDITSHEM! ! ! , por aresyeja kryesore, normale si ne gjithe boten : EKONOMIKE , sidoqofte RESPEKT Rudina........

                                                        Lini një Përgjigje