
Në rubrikën “Komenti i ditës” në Dritare TV, gazetarja Rudina Xhunga komentoi për lajmin se do të ketë një lloj auditimi për pallatet e ndërtuara para 50 vjetësh. Gazetarja tregoi një histori personale, për të kuptuar se ku mund të shkojë keqkuptimi nga një histori e tillë dhe sa mund të ndikojë kjo histori së pari në zgjedhjet që janë shumë afër dhe pastaj në marrëdhënien e qytetareve me qeverinë apo opozitën, pasi gjithçka politizohet:
“Për pallatet e ndërtuara para 50 vitesh do ketë një lloj auditi, kontrolli nëse ajo ndërtesë mban, mund te rikonstruktohet ose nëse kostoja e rikonstruktimit është e lartë atëherë do prishet. Ky pak a shumë ishte lajmi krejt i pasqaruar që doli këto dite në media, i cili prodhoi shumë nënlajme të tjera.
Unë do tregoj një histori personale për të kuptuar se ku mund të shkojë keqkuptimi nga një histori e tillë dhe sa mund të ndikojë kjo histori së pari në zgjedhjet që janë shumë afër dhe pastaj në marrëdhënien e qytetareve me qeverinë apo opozitën, pasi gjithçka politizohet.
Prindërit e mi kanë pasur një apartament të vjetër që i ka mbushur 50 vjet dhe aty po diskutohet mundësia që të ndërtohet një pallat i ri. Jo të gjithë janë dakord, shumë kanë pretendime. Dhe befas në media del ky lajm. Në pallatin e prindërve të mi vjen fjala; Do e firmosni apo doni t’jua prishë shteti dhe pastaj ku dihet ku ju çojnë!
Të kemi parasysh që aty ka njerëz në moshë dhe pothuaj në gjithë zonën e Tiranës së Re, një nga zonat më të lakmuara për ndërtim, është kjo situatë.
Pra me të drejtë banorët e pasqaruar te pallati i prindërve të mi dhe të tjerë si ata, janë të frikësuar.
Dhe ja ku del Berisha, t’i qetësojë, ta përdorë frikën dhe dyshimin e tyre duke gjetur një kauzë të gatshme: Do ju nxjerrin nga shtëpitë! Votoni këta qe do ju lënë pa shtëpi!
Dhe Berisha ka të drejtë, sepse hedhja në media e këtij lajmi, e pasqaruar dhe e paqartë dhe vetëm dy muaj larg zgjedhjeve lokale, është një autogol me kosto elektorale për mazhorancën qeverisëse. Duket sikur nismëtarët e auditit të pallateve të vjetra kanë një hendek shumë të madh njerëzor dhe financiar me pronarët e apartamenteve të vjetra. Bëhet fjalë për njerëz që kanë punuar gjithë jetën dhe tani pleqërojnë në pallate të vjetra. Atyre nuk u flitet kështu, ndonëse ua kanë votën në xhep. Sepse njerëzve kur u hyn në xhepa e në shtëpi, dihet çfarë mund të të ndodhë. Jemi sërish në mars, ndaj mos luani me fjalët!”
Corapekuqi (pas konsultes me baba Rrahi-mondi dhe Nacin): mos e qethni fare juve qe do tju gremiset palloti(haleja) ne kemi (fal baba Erdogan )aq xhamija sa tju strehojme e juve nuk u mbetet gjo tjeter vec te tallni karet duke bredh nga xhamija m'xhami, normalisht me paret e Nacit.... gezuar ramazonin
Ti cope e injorantit hap lexo se cdo te thote islam e hidhi nje sy kuranit jo te ofendosh te tjeret. Po dole me kete mendje nga MATRIXI kjo bote jete e shkurter dhe e rreme do te pendohesh shume por do te jete shuuuumeeeee vone se ste lene rehat flaket e ferrit.
Ky lajm, si padashje, ËSHTË BËRË ME QELLIM, tani, në këtë periudhë, sepse Drejtori i Institutit të Ndertimit, është Artan Shkreli, VJEHRRI i Belind KËLLIÇIT, si kandidat i Sali Berishes, në zgjedhjet vendore. Besoj se kaq, mjafton për të mbështetur shqetesimin e zonjës Xhunga.
Prape Saliu e paska fajin...te tjeret marin honoris kauza.....o zot...
Flm. Rudina. A do të reagojmë, apo s'kemi më fuqi? S'na pyet më njeri..mm
Xhunga ka hallin se mos Berisha e perdor per qellimet e tij politike por nuk e shqeteson fare fakti qe Rama e nxjerr kete ligj Jo per te qare hallin e qytetareve qe banojne nne shtepi demek te amortizuara ( e dine mire shqiptaret se sa mendon Rama per hallet e tyre) por per qellime perfitimi, se nuk ngopet tu vjedh ai se i duhet te paguajne miliona per McGonigalin me shoke.
Po moj zonja xhungla, po eshte i pari ai qe prishi pallat e shtepi per interes pallatash, dhe i vertete apo jo lajmi, mjafton te shohesh si u prisheb shtepi e pallate te reja e te vjetra me vendim bashkie, do kuptosh se pse lajmi ze vend qe cke me te, edhe nese nuk eshte i vertete.
Auditimi i ndertesa ne Shqiperi eshte domosdoshmeri. Politizimi i ketij akt thjesht teknik eshte poshtersia e radhes.
Çfarëdo iniciative marrë nga qeveria e korruptuar shqiptare,ka si qëllim të pathënë vetëm grabitje,vjedhje,degradim dhe degjenerim.Rasti i konfiskimit të tokave ne paskuqan pa dëmshpërblim është fakti i pakundërshtueshëm.Nuk merret prona pa dakortësinë e pronarëve edhe pse ata nuk janë oligarkë,korruptuar apo prokurorë. Problemi i popullit është se do votojë këta horra grabitqarë sepse ndryshe duhet të votojë një hajdut të korruptuar non grata ndërkombëtar dhe do gëlojnë malokët si ministra.Atëherë mendojnë që e keqja më e vogël janë hajdutët vendas se ata universalë.Hall i madh dhe i pazgjidhshëm për këtë popull të dënuar përjetësisht nga triumfi i të keqes.
PO DHE DEL VJERRI I JEVGUT DHE THOTE SE PALLATET E VJETRA DO SHEMBEN OSE DO RIPAROHEN NGA VETE BANORET
PO DHE DEL VJERRI I JEVGUT DHE THOTE SE PALLATET E VJETRA DO SHEMBEN OSE DO RIPAROHEN NGA VETE BANORET
Rama me kete do te largoj nga shtepite pronaret e vjeter e ti degtisi nuk e di ku e truallin ta japi per ndertim te ata qe i ka dhene deri me sot,Salillari,Tom Doshi e kompani,pra i bie Tironcit e vjeter te lene qendren dhe te na vine zingjinet e rinj te ardhur nga shpellat,kurr mos te harrojne njerezit,eshte nje fjale e urte,te gjitha ne kete dynja lahen,do i zeri haku Enver Hoxhes qe e nxorren nga varri,prit se njerezin nuk kane pare gje akoma,sistemi kaluar do i duket lule.
O sa mire! Kur na u behen ´pronar’ ne toke te huaj keta komunista te perbetuar?! I sa mire tash do kuptojne se cka kane ba me te tjeret, ish pronaret! Hajt po na rritet klubi i ish pronareve tash, haku i Zotit qe edhe ju ta provoni ne jeten tuaj cka do me thane ish pronari!