Sa vlerësohet puna në Shqipëri? Një orë paguhet mesatarisht 3,6 euro, të fundit pas Kosovës

29 Gusht 2024, 18:50Sociale TEMA

Sa vlerësohet puna në Shqipëri? Një orë paguhet

As katër euro për një orë punë. Me gjithë zhurmën e madhe për “pagë mesatare 900 euro”, kaq para’ merr mesatarisht një shqiptar, rrogëtar në shtet apo privat. Kjo shumë është 11 herë më pak se në Luksemburg, shtetin me pagën mesatare më të lartë në Bashkimin Evropian. Një orë punë në Shqipëri vlerësohet gjithashtu më pak se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.

Pagesa e një ore pune shkon në raport të drejtë me pagën mesatare. Në kontinentin Europian, Luksemburgu është shteti me pagën mesatare më të lartë, gati 6 mijë e 300 euro. Me të dhënat të përditësuara deri në fund të marsit, Shqipëria rezulton shteti me pakën mesatare më të ulët në Rajon, duke lënë pas vetëm Kosovën, raporton televizioni A2.

Në pozicion të njëjtë Shqipëria renditet edhe në drejtim të pagës minimale e cila përllogaritet në 400 euro, duke lënë pas Kosovën me rriten e fundit e çoi atë në 350 euro.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se veçse anemike, rritja e pagës mesatare po shoqërohet nga një thellim i hendekut mes shtetit dhe privat. Në harkun e muajve janar-mars paga mesatare në administratën publike ishte gati 85 mijë lekë, mbi 16 mijë lekë apo 19 për qind më e lartë se në privat.

Hendeqet ndërkohë janë thelluar edhe mes asaj që të punësuarit marrin në profesione të ndryshme. Sipas INSTAT punonjësit e bankave dhe ata të kompanive të sigurimit patën pagën mesatare më të lartë në harkun e muajve janar-mars me gati 134 mijë lekë, ndjekur nga të kualifikuarit në teknologji-informacioni me 110 mijë e 364 lekë.

Ndërkohë të bujqësi që përbëjnë gati gjysmën e popullsisë paguhen mesatarisht me vetëm 49 mijë e 594 që nëse i heqim sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore, ajo që fermeri merr në dorë nuk i kalon 42 mijë lekët. (A2 Televizion)

4 Komente

  1. D
    Dakord

    Nuk di nëse gazetari i A2 është i trashë dhe injorant apo e bën me qëllim këtë artikull. Së pari pagat në privat janë 2 deri 3 herë më të larta nga ç'deklarohen. Së dyti vendet e lindjes nuk krahasohen me paga me ata të perëndimit sepse në lindorët janë pronarë të shtëpisë masivisht dhe nuk paguajnë qera. Në shqipëri 96.4% jetojnë në pronën e vet. Pyesni emigrantët sa paguhen, sa shpenzojnë e sa kursejnë përpara se të bëni krahasime leshi të turpshme

    Përgjigjjuni
    1. L
      Latif Dreqi.

      Si kampjone te dembelizmit qe jemi, duhet te jemi te paret ne bote me kete nivel page. Ne, kudo qe jane shqiptare, nuk punojme, bejme sikur punojme. Po sikur te ishim puntore si italjanet, greket, gjermanet e te tjere ne do ja kishim dhi n kup t çorbes ma t bukrit n bote me page. Shto ne pagen qy morim n kafe, ka lezet, 18 or n dit n kafe.

      Përgjigjjuni
      1. h
        hamalli

        Vazhdojnë përrallat për te çuditur ata që nuk jetojnë e punojnë këtu! Në Shqipëri nuk gjen kamarier me 400 euro në muaj, them i kamarier se edhe nese do merrte 400 me bakshishe i shkon 800. Hani ju hani se 800 euro në muaj neto nuk te mbeten as në Gjermani dhe Francë.

        Përgjigjjuni
        1. l
          luksen-burgsi

          Ku janë keto rroga 6500 euro në Luksemburg se do vijnë edhe amerikanet, kanadezet dhe australianet të punojnë refugjat ne kete parajse. Ikni mor ara me këto brockulla se në Luksenburg te marresh 2200 euro je lule dhe ne te ngelshin 500 je pasanik

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje