Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës 

9 Maj 2026, 21:31Sociale TEMA
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës 

Në prag të sezonit turistik veror, me vizitorë që shtohen nga viti në vit, Shqipëria përballet me sfida në këtë sektor. Më kryesorja janë burimet njerëzore, pasi ekspertët thonë se duhen afro 20 mijë punonjës, kryesisht të kualifikuar.

“Një nga ato që kemi përmendur më shpesh dhe që ka ardhur duke u agravuar janë burimet njerëzore, fuqia punëtore, e cila nga viti në vit me punonjës vendas po vjen duke u ulur, dhe po zëvendësohet nga jashtë. Duhen rreth 20 mijë veta që të punësohen direkt dhe indirekt në sektorin e turizmit”, thotë kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa.

“Sfidat kryesore janë të përqendruara tek stafi i kualifikuar dhe diversifikimi i ofertës. Duhet të jemi në hartën botërore të turizmit. Ne tashmë jemi në hartën e turizmit në Europë”, shprehet eksperti për çështjet e turizmit, Isa Krasniqi.

Edhe pse nevojat po plotësohen me punonjës të huaj, ekspertët thonë se menaxherët duhet të jenë shqiptarë.

“Por stafi i menaxhimit duhet të jetë shqiptar, edhe këta po i marrim nga jashtë”, thotë Kasa.

E pozicionuar tashmë në hartën e turizmit europian, Shqipëria sipas ekspertëve duhet të investojë më shumë edhe në përmirësimin e disa shërbimeve që lidhen drejtpërdrejt me turizmin.

“Sfidat e brendshme i ka në dorë sektori privat dhe shteti. Duhet të përmirësohet infrastruktura dhe vendosja e çmimeve tavan që të mbrohet konsumatori, në rastin konkret turisti”, shprehet Krasniqi.

“Problemi i infrastrukturës, edhe pse ka disa përmirësime, mbetet. Uji dhe dritat vijojnë të jenë problem. Mbetjet dhe papastërtitë, plehrat”, vijon Kasa.

Por përballë një tërësie sfidash, ekspertët thonë se Shqipëria po preferohet gjithnjë e më shumë nga të huajt.

“Shifrat janë të kënaqshme krahasuar me vitin e kaluar, por ne kërkojmë shifra më të larta. Nuk duhet të vetëkënaqemi dhe të abuzojmë. Ne jemi me çmimet më të lira se rajoni, pothuajse 10% më shumë se një vit më parë”, thotë më tej kreu i Unionit Turistik Shqiptar.

Turoperatorët thonë se për të pasur një turizëm gjithëvjetor, një fokus i veçantë duhet t’i kushtohet edhe reklamimit të bujtinave që veprojnë si në verë edhe në dimër.

12 Komente

  1. ~
    ~~~~~

    ILKDP duhet të shkrihet, në njërën anë kemi njerëz me dy kontrata pune dhe pension qiraxhinj në vilë, dhe në anën tjetër kemi qytetar që ju mohoet e drejta e punës së krahut .Krim ndaj njerzimit dhe një form e re e dënimit me vdekje (si në komunizëm).Iku koha kur parrulla "njeriu kapitali më i çmuar"lexohej në qytete.Sot togat e zeza bëjn çpopullimin e vëndit me paraburgime të provokuara nga diktatura. Kur shqiptari shtyp shqiptarin, vaj halli ç'mund të bëjë i huaji ndaj nesh. Luft klasash, idesh, kundërshtimesh, zemërimesh. I dini këta të gjitha më mirë se unë por ju a kujtoj si vitin e ri,ditëlindjen, krishtlindjen, pushimet verore, ditën e dasmës et etj.

    Përgjigjjuni
    1. -
      ---

      Te rroshe vete shoku ngushellime familjes.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Ju duhet te shkoni te punoni vetë se njerzit e ndershem i perzute me padrejtesi,i grabitet pronat,ja bete jeten të pamundur dhe ekzistencen te padurueshme. Duhet te mbeteni vetem me maskarallikun,arrogancen,trafikantet ,drogaxhijte,dhe kurvat Vipa.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dembel Shqiperie

        1200 euro per nje pastruese ne Jug , falas ke ushqime e fjetje , kalone shifren mbi 2000 mije Euro. Meqense shqiptaret nuk duan te punojne merini ne krahinen e kosoves , ka plot atje te papune qe duan te punojne. Me 2000 euro vjen italian portugeze spanjoll nuk ke nevoje te shkoshe ne Azi

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tellalli

          Italian do vijë për 2000 euro ?! I ke pirë ilaçet o dembeli ?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tallash

            Po pse o idiot sa me nje pastruese ne itali..... Portugal nje (femme de ménage) pastruese 900 euro Espagne 800 euro. France 1200 euro. Ne Jug pastruese 1200 euro plus 300 euro ushqime falas dhe fjetjen falas 400 - 500 euro i bie 2000 euro o trap. Kur njeriu nuk do te punoje tregone n'importe quoi....

            Përgjigjjuni
          2. C
            Chef

            Ik o Loqe se nuk merr vesh ti,te zuri bytha uje e Shan te tjeret,,,Kushtet Jane skandaloze,nga 12 ore Pune,flejne n kushte mizerje,ushqim Qensh,,3 muaj Pune Jane…skllavin hajde ta besh ti merr dhe gruan e Vajzen se nxjerrin me bythe ato…Jetoni jashte,mashtroheni nga Tv e propagandes dhe jepni dhe leksione…Ik ore debil,se Shqiperine Shqiptaret ketu Po e ndertojne,mos e ndertoni Juve qe beni gam gam nga jashte….Turizmi ne Shqiperi eshte ne dore te krimit ti flet si Gjel ne maje te plehut,,Shikoni 1200€ dhe Shan njerezit kot,Po mire 3 muaj,Po 8 muaj cfare do hane,a e din qe nuk kane Sigurimit dhe ne Banke paguhen 400 mije dhe te tjeret te zeza…ha nje mut e Mbylle llapaqener debila…Hajde puno ti te qifsha kurven..e pastaj del e komento si kopetent.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patrioti

              Po mire o parazit si eshte me mire te punosh 3 muaj apo te rrish gjithe kohes pa pune. Po ke pune tjeter ne rregull. Po ne qoftese rri ne kurriz te prinderve atehere je kot. Ti si jeton? Nuk e ke idene e jetes. Hajde jashte shtetit atetehere bej punet qe sduan ti bejne vendasit. Puno si pastrues halesh. Kur te dhjesin zezaket ti laj mutin e tyre. Njeri pa tru se ke kuptuar qe ne kurbet shqiptaret bejne punet qe sduan ti bejne vendasit. Po ste pelqen ajo pune atehere meso dicka tjeter. Por puna juaj e preferuar ne Shqiperi eshte Big Brother dhe Perputhen. Me njerez si ju do ndertohet Shqiperia?

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje mutcchef

                O budalla pse do rroge pa punuar ti haaaa popull dembel. Ne France tre muaj te dimrit punojne sezonal ne pista ski dhe tre muaj ne vere zbresin punojne ne plazhet... O budalla nuk ka c'te duhet ty me çfare pare eshte ndertuar biznesi tjetrit eshte institution dhe jo ti qe e vleresone.... Rini jetoni me pension e prindrit ju dembel dhe lypni ne telefone te te afermit nje 100 euro... 1200 euro mèr nje pjata lares ne France e fillone punen ne 9 deri ne 3 dhe 6 deri 12 te nates ...nese do pare shume shkollohu

                Përgjigjjuni
            2. X
              Xeni

              Merrini nga India se dhjedin mu ne mes te rruges.

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xy

                Qa asht kjo ndertes mrapa Skender Beut…,shqiptaret jane te lindun tr korruptuar dhe prishin gjithqka per interesin, e shkatrruat gjithe shqiperin me ndertime pa kurfare koncepti….po dilni pak e shifni si behet urbanizmi…keni malin e zi qe mund thu jape lek ione …

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Ccxkkk

                  Qenke ne ender shoku ...mbrapa Skenderbeut ka nje grope. Besoje qe je arkitekt kazanesh

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje