Si do të menaxhohet “stresi” i parkimit në Tiranë? Nga digjitalizimi i abonimeve, deri te aplikimi i rezidentëve online

3 Shtator 2024, 21:20Sociale TEMA
Si do të menaxhohet “stresi” i parkimit në Tiranë?

Për të gjithë rezidentët si dhe ata persona të cilët kanë abonime mujore fikse për parkimin e mjeteve në hapësirat publike shërbimet e parkimit në kryeqytet do të mund t’i kryejnë përmes digjitalizimit. Por çfarë do të thotë kjo?

Tirana Parking ka shpallur një procedurë tenderuese, me vlerë 10 milionë lekë me objekt “Digjitalizimi i dhënies së shërbimit të parkimit me abonime, shërbimit të rezidentit dhe shërbimit taxi me anë të platformës Tirana Parking.”

Ky projekt synon digjitalizimin e procedurave të parkimit në Tiranë, duke nisur nga shërbimet për rezidentët, shërbimet për subjektet “taxi”, shërbimet e abonimit për personat fizikë/juridiikë për përdorimin e vendparkimi të rezervuar me pagesë si dhe në sheshparkimet e mbyllura dhe përmirësimin e sistemit të formave të pagesës për parkimet publike me pagesë në administrim të Institucionit.

Ky investim përfshin së pari dixhitalizimin e abonimeve të parkimit. Së dyti, shërbimi i rezidentit do të ofrojë një ndërfaqe e cila lejon rezidentët të aplikojnë për kartën e rezidentit, që i jep të drejtën qytetarit të parkojë automjetin e tij pa pagesë në hapësirat publike brenda zonës së parkimit që i përket.

Së treti, për përdoruesit taksi do të krijohet një modul specifik për menaxhimin e tarifave dhe monitorimin e vendqëndrimeve të subjekteve “Taksi”, duke integruar shërbimet e taksive me platformë Tirana Parking.

Dhe së katërti, përmirësimi i përvojës për të gjithë përdoruesit e parkimit publik me pagesë, rezidentët, përdoruesit taxi, pasi do t’u ofrohet mundësia të menaxhojnë shërbimet e parkimit në mënyrë të thjeshtë dhe efikase përmes një platforme të vetme të integruar. Gjithashtu do të lehtësohet mënyra e aplikimit për vendparkim të rezervuar në rrugë, duke i vendosur në dispozicion aplikantëve formë për të kryer aplikimin online dhe për të ngarkuar dokumentacionin përkatës.

8 Komente

  1. E
    Eralsi

    5d vijon me tendera.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tung

      Tirana parking eshte grabitja me e madhe qe u behet qytetareve te Tiranes dhe madje dhe turisteve te cilet nuk kane asnje alternative per te paguar parkimin. Dhe fundja pse u dashkan 2-3 polic bashkiak per te vene nje gjibe?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arber

        Kjo nuk zgjidh asgje persa i perket tmerrit te parkimit ne Tirane. Mjaft e mbushet Tiranen me pallate se po e beni si Favelat e Rio de Janeiro. Pallate as 10m larg njeri tjetrit. Filloni ndertoni parkime te fusin njerezit makinat.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gargoyle

          Ndyresirat e bashkise bejne tendera dixhitalizimi, por na e kane kthyer ne ferr punen e parkimit! Shtojne parkimet blu, me pagese, zhdukin perdite e me shume parkimet e bardha per rezidentet, duke i zene me vendparkime taksish! Ju dhje.. dixhitalizimin!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Maro

            Po pse me dixhitalizim zgjidhet? Ndertoni parkingje nen e mbi toke.

            Përgjigjjuni
            1. V
              VoriBomsi

              Sa herë që kujtoj problematikën e Parkimit, stresin, gjobat, mungesën fizike të tyre. Sepse mendja më shkon tek e-Drama. Jo se ai është i vetmi që ka kontribuar negativisht në sjelljen e gjërave në këtë pikë. Por se ai është I pari që mbilli këtë Kaos urbanistik në Bashkinë e TR dhe betonizimit të saj. Të çdo hapësire. Duke dhënë lejet massive pa kriter, pallate koti, pa hapësira publike dhe kuptohet pa parking. Jo se kam gjë me Ramën se për mua një mut është edhe ai si Saleh, Like, Lulush e gjithë paria politike. Por them se kam të drejtë. Imagjinojeni se si do të ishte një qytet në rritje e sipër sot. Nqs nuk do të ishin dhënë leje në çdo m². Nqs nuk do të ishin ndërtuar ndërtesa kaq të larta (dhe për nga struktura gjeotektonike nuk duhej më shumë se 5-6kate). Nqs çdo apartment i ndërtuar do të kishte më detyrim paketë minimalisht një vend parkimi nëntokësor. Nqs nuk do të ishte ndërtuar më koeficent 100% apo dhe 120% . Bëri ca show Rama më ça sistemime, ça lulishte egzistuese, Lanën, nja dy blv që u prishën shpejt dhe nja ca fasada më bojë. Por në thelb ai është ideatori dhe mbjellësi I këtij kaosi. Dhe tani nuk zh'bëhet dot as më po të duash. Se nuk është sevpo patron Lanën apo po prish ça ndërtime. Kjo është në të gjithë TR. Dhe Lali Çeri vazhdon të njëjtën rrugë. Madje këtij edhe sot që nuk le të lyrsh një ballkon i ndërtohen Kate të tërë pa leje apo dhe pallate të tëra. Kam frikë se TR po bëhet qytet i pajetueshëm si rezultat i këtyre problemeve. Dhe mungesë s së hapësirave reale për përmirësim dge riparim të situatës. Salehu mbilli Kaos urban me uzurpimet e pronave dhe ndertimet kot. Ndërsa ky tjetri nga dënduria dhe makutëria. (Mqs Lulushi fjeti gjumë) !

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pet.

                Respekt.

                Përgjigjjuni
              2. O
                Operacioni Zjarri

                Kjo gjendje eshte e qellimshme. Eshte krijuar kjo pamundesi parkimi sepse duhet te shiten garazhed ne pallate. Cmimi i nje garazhi per meter katror eshte me i larte se i nje apartamenti

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje