Si luftohej me nëndetësen 105: Rusët, kinezët, vështirësitë për mirëmbajtjen e tyre dhe si përfunduan për skrap ato

23 Mars 2024, 11:30Sociale TEMA
Si luftohej me nëndetësen 105: Rusët, kinezët,

I ftuar në Esencë në  Report TV ka qenë Jak Gjergji, ish-komandant i nëndetëses 105. Shqipëria kishte 4 nëndetëse, 3 prej tyre u shkrinë për skrap në demokraci. Vetëm një mbijetoi, nëndetësja 105. Cila ishte jeta e marinarëve shqiptarë brenda një nëndetëseje? A e përballonte dot Shqioëria mbajtjen e këtyre bishave të detit? Ndarja me rusët, provokimet, lidhjet me kinezët dhe jeta moniste e nëndetëseve shqiptare.

Jak Gjergji: -Unë kam qenë komandant nëndetëseje, ne kemi patur katër të tilla. Nëndeteset tona kanë ardhur në Shqipëri në Gusht të vitit 1958 nga Ish Bashkimi Sovjetik, si rrjedhojë e politikës së kohës nga Traktati i Varshavës me kuadrot e kohës prej Kaliningradit drejt Pashalimanit.

Kush i dhuroi ato? Apo u blenë?

Jak Gjergji: -Ato nëndetëse janë të dhuruara nga Traktati i Varshavës për ne, më pas u ngrit flamuri shqiptar.

Origjina juaj?

Jak Gjergji: -Jemi me origjinë nga Mirëdita, familja është autoktone. Babain e vranë padashje. Shkollën e nisa në vitin 1942. Kur po shtinin dy hasëm me njëri-tjetrin, njëri plumb kapi edhe babën tim, në moshën 32 vjeçare. U kam mësuar 15 vajzave shkrim e këndim në fshatin tim, 3 nga ato mbaruan shkollën e mesme. Unë jam shpërblyer me 380 lekë. Kam qenë një vit me punë vullnetare, në hekurudhë. Sa mbarova 1 vit të punës vullnetare, më zgjodhën për në Shkollën Skënderbej, Janar 1950. Kishim kujdes të madh, kisha etje për arsim. Vajta për Pashkë të takoja Nënën, por s’mund të flisje në atë kohë për Pashkët. Biografia e shkurtër në letra më udhëhoqi gjithë jetën. Nuk dija not kur vajta të studioja për marinë, më ka frymëzuar Spiro Kota.

Rruga për në Rusi?

Jak Gjergji: -Rruga për në Rusi ishte: Durrës-Odesa, ndërsa Odesa-Baku zgjati 7 ditë me tren. Ne kur shkuam në Rusi u ndeshëm me probleme, megjithëse na kishin porositur. Kemi qenë në një Shkollë të Marinës me emrin e Kirovit, shkolla na priti shumë mirë, ishte shkollë moderne. Flnim vetëm 2-3 orë në ditë. Studimet ishin një vit përgatitor dhe katër vite të tjera, kam dhënë 50 provime. Rinia në kohën e Hrushovit kishte liri. Vajzat ruse kërkonin: Të dish të kërcesh, notosh dhe të lexosh sa më shumë romane. Rusët do të ishin në dispozicion tonin, por ata e shkelën këtë gjë. Ne kishim ego profesionale. Marrëdhëniet u acaruan nga Maji i vitit 1961, nderkohë ata ngritën flamurin rus mbi tonin. Flamurin rus e preu Tahir Nelaj, Abdi Mati u takua me rusët për flamurin shqiptar dhë tokën tone. Rusët na bënin marifete, gjoja defekte. Hysni Peku, talent për axhustator ua hodhi poshtë pretendimet rusëve. Rusët donin të na vidhnin. Historiani rus më konstatoi sabotimet. Hrushovi kishte dhënë urdhër që nëndetëset tona ose të mbyten ose të merren. Kishim urdhër të mos zhyteshim jo më shumë se 30 m  dhe disa veprime të tjera. Nuk duhet të bënim zhytjen e shpejtë për 38 sekonda. 1967-1974, kam shërbyer 7 vjet në Nëndetësen 105. Ikuipazhi ka qenë super i mirë.

Janë vjedhur nëndetëset?

Jak Gjergji: -Problem i nëndetësve ishte viti 1997, u sulën në to për bakër, sepse në to ka bakër 80 ton. Atje nuk ka flori, çeliku është special, vetë nëndetësja është 1200 ton pa ujë dhe 76 metra e gjatë. 22 ditë lundrim kanë bërë nëndetëset, unë kam bërë 12 ditë lundrim. Kam qenë me nëndetësen 105 edhe në brigjet e Barit, kam fotografuar kodrat e Barit. Një herë një nëndetëse ra në tokë, mbajtën kursin gabim. Aty gabon njeriu jo teknika. 15 Shkurt 1967 ia veshëm Karaburunit. Marinari pësoi krizë, u thinj menjëherë në një pjesë të kokës. Në një nëndetëse shpërtheu hidrogjeni, e morën përsipër ta rregullonin kinezët, ata na ndihmuan shumë. Shqipëria nuk kishte takat të mbante nëndetëse, unë harxhoja 90 ton karburant në vit, naftë DS special. Një shokun e tim kur patrulloi mbi ujë e ndoqën amerkanët. Edhe na provokonin nën ujë dhe mbi ujë.

Jeta me rusët?

Jak Gjergji: - Rusët ishin kavalierë të medhenj, kur ikën ngarkuan qindra shishe konjak. 92 mijë lekë merrte rusi, komandanti i brigadës. 80 mijë zëvendësi, ndërsa ne merrnim dhjetë mijë lekë page. Ditën kur ikën nga Shqipëria, rusët na vodhën goditeset e nëndetëseve, i çarmatosën. Kinezët ishin më të qetë, paqësorë, ikën pa prishur gjë. Divergjencat ruso-shqiptare nisën në vitin 1960. Rusët ishin përgatiur të merrnin nëndetëset në çdo çast, marinarët tanë i mësonin të vertetat përmes konjakut. Marinarët rusë kishin halle të tjera, jashtë politikës, e donin jetën, ata kishin rroga të mira dhe kishn frikë për mos zbatimin e urdhërave.

Kush ishte Aleko Pojani?

Jak Gjergji: Aleko Pojani ishte pasionant nga natyra. Aleko Pojani ka qenë edhe komandant i Brigadës së Nëndetëseve në Bazën Ushtarako-Detare të Pashalimanit dhe pedagog në Akademinë e Marinës në Vlorë. Aleko Pojani ishte komandant nëndetëse në moshën 22 vjeçare, e mbajti nëndetësen në 90 metra thellësi. Nëndetëset ishin të shtrenjta për ekonominë tonë, në to nuk duhej fjetur gjumë

7 Komente

  1. t
    treni

    Interviste e dobet. Fjali te shkeputura, pa rrjedhe. Pyetjet e gazetarit komplet idiote

    1. P
      P S E ?

      Duket se Jak Gjergji eshte njeri pa nivel te mire kulturor , me fjalor e inteligjence ordinere , por duhet te kete pasur mjafrueshem aftesi teknike e ushtarake qe i eshte besuar komanda e nje nendetseje .

      1. E
        Edi16

        O pse dukesh qe ke shume tru peshku ti ,se e kupton njerzit nga fjalori,more kungull me diplomen e Kristalit,te mesosh nje gjuhe te huaj si rusishten qe te kuptosh gjithe terminologjine e marines luftareke,te studiosh e te dipllomohesh ne Akademine detare te Kirovit ne Rusi,te behesh komandat i nje nga kater nendeteset ,qe ne ate kohe shume vende te zhvilluara nuk i kishin fare ,si greqia Turqia Italia Spanja ;Franca do tre thote te kesh nje quozient inteligjence mbi 130 QI i joti ka ngelur aty tek 40 QI qe do te thote qe nga analisa jote ke pak vonese te lehte mendore.

      2. U
        Ushrari i mirë Shvejk

        O Jak se po më bëhesh si Rama tani. (Që nuk ka përgjegjësi pse shumicën e kabinetit I ka hajdutë). Po thuaj o derman! Dudum i biri i dudumit/ Me nëndetsen e Merumit/ I ra në mes Karaburunit.... (Komandanti ishe ti... E ka fajin marinari i bashit thotë) Për më tepër terrenin shqiptar duhej ta njihnit mirë. Komandanti i navigatorit ishe ti...

        1. v
          vvv

          Jaku me Alekon,,,,po Ramazanet nuk punonin ne nendetse ,,,?

          1. D
            DikManJaku

            Ore po ca jane keto budalleqe qe shkruani. Nuk ka pase flota jone nendetese me N.105. Ai numer ka qene thjesht nje pershtatje per film.

            1. R
              Rrnofte LEXHENDA ! dhe u shofshin zagaret

              U turren zagaret e vampirit te komentojne.

              Lini një Përgjigje