Si rankohen bashkitë sipas performancës? - Korça, e para. Dibra, Elbasani dhe Berati, në rënie

14 Qershor 2025, 20:40Sociale TEMA
Si rankohen bashkitë sipas performancës? - Korça, e para.

Bashkitë në vend përgjatë gjithë vitit janë edhe në një “garë” të padukshme për performancën më të mirë. Por cila nga ato ka kryesuar?

Raporti i auditimit i hartuar nga Ministria e Financave, del në konkluzionin se sa i takon rankimit të Bashkive qendër qarku, në total vlerësohen me 68 pikë nga 72 gjithsej.

Ndërsa në veçanti, nëse shohim listën e bashkive qendër qarku, në vendin e parë për vitin 2024 është Bashkia Korçë me 49 pikë, e ndjekur nga Bashkia Shkodër me 47.5 pikë, bashkia Durrës me 47 pikë, ndjekur nga Kukësi dhe Gjirokastra.

Listën e 12 bashkive më të mëdha e mbyll  Dibra, Elbasani dhe Berati që kanë regjistruar rënie të perfomancës.

Sa i takon njësive të tjera të vetëqeverisjes vendore, nëse do të marrim në konsideratë Bashkitë, në top listë rankohen Devolli, Mirdita, Kamza dhe Lushnja dhe në fund të saj Skrapari, Delvina dhe Konispoli.

Njësitë shpenzuese me buxhet të madh mbeten në fokus të vlerësimit të sistemit të kontrollit të brendshëm dhe monitorimit të performancës së veprimtarisë së tyre edhe përgjatë vitit 2024.

Sa i takon analizës së bërë në 13 njësi shpenzuese me buxhet të madh, Garda e Republikës renditet në vendin e parë, e ndjekur nga Agjencia per Zhvillimin Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, të cilat kanë pasur edhe perfomancë në rritje.

Ndërsa me performancën më të dobët rezulton Qendra Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, Spitali Universitar i Traumës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Ranikimi merr në konsideratë gjenerimin e të dhënave për 18 tregues performance mbi planifikimin, zbatimin dhe ekzekutimin e buxhetit, si dhe mbi treguesit për implementimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe auditimit të brendshëm.

7 Komente

  1. D
    Drini

    Rankohen si klasifikimi i kurvave qe ke ne shpi o gazetar vlleh, grek a serb qe shkruan ne gazeta shqiptare!

    Përgjigjjuni
    1. Æshton

      A e shton ? E ke bosh ! Mënyra Kushtore E tashmja: do të rangoja, do të rangoje, do të rangonte, do të rangonim, do të rangonit, do të rangonin E kryera: do të kisha ranguar, do të kishe ranguar, do të kishte ranguar, do të kishim ranguar, do të kishit ranguar, do të kishin ranguar Mënyra Urdhërore E tashmja: rango, rangoni . E a n'kohet : [ Si - ra ( dhi- te ) në ko - h ( ë ) n ]

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nje qytetar

      Cfare dote thote " Rankohen " ? Ore " gazetaraaa " do mesoni Shqip ?!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        Rradhiten thuhet gazetar nga gjadri

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tuni

          Radhiten, Renditen, Rreshtohen.... ke sa te duash. Analfabetizmi nuk mund te maskohet me fjale te huazuara.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Degelisi

            Keta qe shkruajn Jane ncenes te shkollave te meseme, por Jo gazetare Jane ne nivele mediokrosh dhe complete injorante te gjuhes shqipe "Rankohen"!! Per mua edhe "performance" nuke eshte shqip, por perdoret shpesh nga te shkolluar dhe te shkalluar

            Përgjigjjuni
            1. p
              pjeter

              Eshte gjuha hibride ecatyre qe flasin gjith pordhe,ke edhe gazetare tv te njohur qe e kane te pamundur pa perdorur fjale nga fjalori italian, qe shqiptohen " alla shqiptarçe" nga ata!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje

              Blog Tema