
A e dini deri në vitet ‘50, fëmijët vendoseshin në gjumë përmes hashashit?
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një document, që e vërteton këtë gjë.
“Përdorimi i lëndës narkotike të hashashit për të përgjumur foshnjat ka qenë një prej problemeve më të mprehta shoqërore në Shqipëri.
“Një ndër veset shumë të këqija të vendit t’onë, në lidhje me rritjen e foshnjeve, është dhënja e Hashashit….
Shitja e tij ushtrohet lirisht në treg, veçanërisht në ditë pazari”- citohet nga qarkorja e Ministrisë së Shëndetësisë, më 16 prill 1947, publikua nga Drejtoria e Arkivave.
Sikurse dëshmon edhe ky dokument, problematika ishte e përhapur në të gjithë vendin dhe për pasojë, kërkohej ndërmarrja e masave përkatëse për kufizimin e kësaj praktike, duke nisur me ndalimin e shitjes në pazaret javore të kësaj bime narkotike.

Edhe mamaja ime me ka pas thene qe te gjithe vellezerit e motrat e saj ( kan vdekur me kohe ) te vegjel viheshin ne gjume me hashish qe mbilleshte ne cdo obor . Tashti a eshte i demshem per organizmin dyshoj se nga 5 femije qe ishin ai qe jetoj me shume vdiq 99 e ajo qe jetoj me pak tezja e vogel vdiq 88. Mamaja ime vdiq 93 vjec gati .,
perdorimi i hashashit ne shqiperi eshte i vjeter si kohe, ne obor mbilleshin sasi te caktuar hashashi qe sherbenin per venje ne gjume femijet e vegjel ose per qetesim. Nuk ka pasur perdorim per te pasur nje gjendje euforie.
Kurse une di nje rast tjeter, ku nga 5 feminje qe viheshin ne gjume me hashash, vetem njeri ishte normal, te tjeret me probleme mendore. Jo te gjithe familjet perdornin hashashin per gjume, por ka qene nje numer i konsiderueshem familjesh qe ndiqnin kete praktike.
Jo hashash o gazetar, marijuana, canabis , Hashash eshte marjuana e presarur , e prodhuar ne marok , dhe quhet hashish , Duhet te jesh nga lazarati ti artikullshkrues se ndryshe ska munsi mos ta dish diferencen ,
shqiptaret dhe gjithe orientalet perdornin farat e lulekuqes e jo hashashin, ato mund te qetesojne sistemin nervor, ankthin, stresin si dhe pagjumesine.
“Hashashi” qe u jepej femijeve asaj kohe ishte ne formen e lulekuqes dhe u jepej femijeve ne formen e cajit. Perdorimi ka qene ne mase. Nga mbidoza shume femije binin te flinin edhe nuk zgjoheshin me. Ndalimi i hashashit ne Shqiperi u be ne kuadrin e masave per te ulur vdekshmerine foshnjore
Kjo bimë është kultivu në çdo vend ku është shtrirë Perandoria Osmane. Na ka mbetë nga ajo kohë.
Hashashi nuk mbillej, por mbinte vete, lulen dhe koken(frutin) e kishte si lulkuqe, por me petale ngjyre roze, perdorej si çaj ne femijet e vegjel qe kishin prerje barku, si qetesues.