Situata alarmante e zjarrit në Shëngjin, evakuimi i banorëve dhe pushuesve sjell trafik të rënduar në rrugë

30 Korrik 2024, 19:11Sociale TEMA
Situata alarmante e zjarrit në Shëngjin, evakuimi i banorëve dhe

Situata me zjarrin në Shëngjin vijon të jetë alarmante. Për shkak se flakët u janë afruar banesave dhe bizneseve të zonës bregdetare, Policia ka bërë thirrje për evakuim të banorëve dhe pushuesve.

Evakuimi i tyre ka sjellë trafik të rënduar në rrugë, duke bërë që vargu i mjeteve të jetë kilometrik në autostradë.

Ndërkohë, siç bëri me dije dhe Ministria e Mbrojtjes, zjarri nuk është izoluar dot pavarësisht angazhimit maksimal në nivel kombëtar.

Sipas Mbrojtjes, Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe bizneset në zonë.  U morën masat në kohë për evakuimin e tyre, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut.

Kujtojmë se ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca zjarrfikëse. Ndërsa sot veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale.

Pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar.

5 Komente

  1. Q
    Qytetari jo Digital i Doktor mortjes

    Nga vetë banorët e Lezhës dhe Shëngjinit ka disa ditë që flitet haptazi se, dora e zjarrvënies është e njerëzve të PD si e si të krijojnë panik tek banorët e të prishin sezonin turistik. Kush nuk e kupton këtë është vërtet Down. Shteti duhet të ishte më herët me strukturat e rendit dhe hetimit në këtë Zonë dhe në Jug të Shqipërisë.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berishizmi = Enverizëm

      Zjarri në Shëngjin dhe rrethinat e tjera të Lezhës, është totalisht i qëllimshëm për të shkatërruar turizmin se, dihet nga të gjithë shqiptarët që Opozita Berishiane dhe Metiste është kundra Shqipërisë turistike. Shqipëria përfundimisht ka një Opozitë totalisht KRIMINALE dhe ANTI-KOMBËTARE, që është 100% filo Komuniste dhe Sigurimse dhe filo Ruso-Sllave dhe filo Greke.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ypupop

        Kush me thote pse nuk bie zjarre ne Gjirin e Lalzit?! Kjo do ndihmonte per te kuptuar kush jane zjarrevenesit nga veriu ne jug.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lila

          Po këta të zjarrfikësit, pa maska..me gjyslykë dielli, pa veshje profesionale. Ku venë?!

          Përgjigjjuni
          1. p
            pushuesi

            Shtet prej letre, zjarr nga veriu deri ne jug gjate zones turistike, rastesi…!!!??? Shyqyr qe kemi te sigurt politikanet dhe haremin e tyre pa te tjerat rregullojen, institucionet e sigurise kombetare jane ne plazhe per pushime ne behar dhe ne Greqi ne dimer……..

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje