Stuhia “Ciaran”, Rama thirje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës

4 Nëntor 2023, 12:29Sociale TEMA

Stuhia “Ciaran”, Rama thirje qytetarëve: Shmangni lëvizjet

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen ndaj ekipeve të punës për menaxhimin e situatës së krijuar pasi vendi u përfshi nga stuhia ‘Ciaran’ që ka prekur edhe vende të tjera të Evropës.

Rama shkruan se ekipet e punës, vijojnë të jenë në terren për parandalimin e pasojave si dhe u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.

‘’Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave.

Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin’’- shkruan Rama.

Lini një Përgjigje