VIDEO: Çahet asfalti në "Rrugën e Arbrit, ngecin makinat

4 Nëntor 2023, 10:50Sociale TEMA
VIDEO: Çahet asfalti në "Rrugën e Arbrit, ngecin makinat

Reshjet e shumta të shiut te rëna prej ditës së djeshme dhe gjatë natës, (3 – 4 nëntor 2023) kanë shkaktuar probleme në "Rrugën e Arbrit", ku në fshatin ‘Fshat’ është çarë asfalti dhe rruga kalohet me vështirësi. 

Po kështu ka dhe rënie gurësh here pas here.

Pjesa e çarë e asfaltit është më shumë se një metër dhe po krijon vështirësi në lëvizjen e makinave. 

Disa shoferë janë detyruar të vendosin gurë poshtë gomave për të mundësuar kalimin e kësaj pjesë të çarë pasi gropa ka disa centimetra thellësi dhe makinat nuk mund ta kalojnë.

Probleme ka edhe rruga nacionale Klos – Bulqizë me rënien e gurëve.

2 Komente

  1. D
    Detari

    Lol me nje rreshje u prishen rruget “autostrada” njekalimshe 2cm trashesi te ramazonit. Paguani tani per rruga e Arbrit 2

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Ruget e Rama hajdutit , jane ruge ku hajdutet kane vjedhur si te babezitur , SPAK duhet te merret me keto probleme dhe ti hetoje ata qe kane ndertuar ate rruge

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje