Një 43-vjeçar është vënë nën hetim nga policia pasi ka tentuar të kalojë jashtë kufirit me para të padeklaruara.
Policia bën me dije se nga kontrolli në çantë, 43-vjeçarit banues në Greqi, i janë gjetur dhe sekuestruar 29 850 euro të padeklaruara.
Njoftimi i Policisë:
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 29 850 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 43-vjeçari.
Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit E. S., ku u gjetën 29 850 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin E. S., 43 vjeç, banues në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Pse kaqe Idiote keta per ti transferuar nepermejet Bankes normal qe pakuan pake Taksa... Se sa te rrezikoshe gjoben dhe kohen per tju siguruar Dekumentat perkatese,,,,se nga e kane preardhjen ketu Euro..
Pse kaqe Idiote keta per ti transferuar nepermejet Bankes normal qe pakuan pake Taksa... Se sa te rrezikoshe gjoben dhe kohen per tju siguruar Dekumentat perkatese,,,,se nga e kane preardhjen ketu Euro..
or mik per ate vlere do deklarosh nga te vjen qe si filim ta depozitosh pastaj ta dergosh diku. Ai eshte lek i zi prandaj ka menduar ta kaloje ashtu ,se sjane aq budallenj keta jo ....