Tiranës do t'i shtohen dhe 8 kulla të reja deri në 100 kate

4 Gusht 2024, 17:18Sociale TEMA
Tiranës do t'i shtohen dhe 8 kulla të reja deri në 100 kate

Vala e ndërtimeve në Tiranë pritet të marrë sërish vrull në periudhën në vijim, pavarësisht se kërkesa po shfaq tendenca ngadalësimi dhe shumë ekspertë të pasurive të paluajtshme thonë se tregu po arrin mbingopjen.

Së fundmi Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar dhënien e lejeve për disa projekte shumëkatëshe, ndërsa një formë e re partneriteti mes qeverisë dhe privatit pritet ti japë mundësinë këtij të fundit të ndërtojë projekte të mëdha në pronat publike.

Janë të paktën 8 projekte zhvillimore, që parashikojnë ngritjen e kullave që do të kenë deri në 65 kate dhe një tjetër projekt 100 kate, i prezantuar së fundmi, por që nuk e ka marrë akoma lejen e zhvillimit..

Nga lejet e KKT-së, me më kryesorja është ajo në Bulevardin e Ri që lë pas projektin “Mount Tirana” që është deri më tani projekti me lartësinë më të madhe, me 58 kate.

Konkretisht, KKK ka dhënë Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k. Për momentin kjo është kulla më e lartë që ka marrë leje zhvillimi.

Në listën e KKT janë edhe disa projekte në rrugën “Dritan Hoxha” me 35 kate, apo në rrugën “Teodor Keko”, me lartësi 50 kate mbi tokë. Tashmë duket se kullat po kalojnë zonën brenda Unazës, duke u shtirë edhe në pjesën më periferike të kryeqytetit.

Një projekt tjetër parashikon një kompleks shumëfunksional rezidencial me 27 kate në zonën e Kasharrit.

Është dhënë leje ndërtimi dhe për objektin: “Top Seven Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 katesh mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k.

Një tjetër projekt përfshin objektin: “Kompleks banimi, hotelerie me shërbime 1, 25, 39, 50 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë, në rrugën “Teodor Keko”, Bashkia e Tiranës”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xh & M” sh.p.k, “Alfazed” sh.p.k dhe “Smart Construction Invest” sh.p.k

Leja tjetër për projekte shumëkatëshe lidhet me objektin: “Kompleks shumëfunksional, rezidencial dhe shërbime 2, 3, 4, 8, 10 dhe 27 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana West Center” sh.p.k.

Së fundmi është miratuar pas një konkursi një projekt nga arkitekti Alejandro Aravanea dhe studioja e tij Elemental Studio, me një lartësi prej 300 metrash ose 100 kate dhe nëse ndërtohet do të bëhet më e larta në Tiranë.

Kulla do të jetë në qendër në krah të “Malit të Tiranës”, që ka filluar tashmë të ndërtohet. Pas miratimit të projektit pritet që kjo kullë të marrë lejen e zhvillimit.

Krahas projekteve që po ngrihen mbi truall privat, edhe vetë qeveria planifikon të japë për zhvillim disa hapësira që i ka në pronësi.

Në qershor, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit hapi tenderin me objekt “Energjizimi i qyteteve: Zhvillimi Inovativ i Pronës Publike”. Kjo procedurë kërkon të afrojnë pranë vetes projekt-ide që synojnë të zhvillojnë pronën publike në bashkëpunim me sektorin privat, ku në fund përfitimi që do të marrin institucionet janë zyra.

Projektet e reja do të zhvillohen mbi truallin e disa ndërtesave shtetërore. Në to do të përfshihet ngritja e kullave nga 35 deri në 41 kate që do të shërbejnë për akomodimin e 22 institucioneve shtetërore dhe krijimin e zonave bankare, hapësirave tregtare, hapësirave për zyra me qira.

Po ashtu, projekte të reja zhvillimore pritet të nisin në Tiranë përkatësisht në zonën e Komunës së Parisit, pranë Bulevardit “Zhan D’Ark”, pranë shkollës “Harry Fultz” dhe te Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës.

Disa prej institucioneve apo pronave që do të zhvillohen ndodhen në zona mjaft të lakmuara të kryeqytetit.

Sipas dokumentit, një prej pronave që do të zhvillohet është ajo Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare me truall 9400 m² pranë kryqëzimit të Komunës së Parisit.

Prona e dytë është në afërsi të Bulevardit Zhan D’Ark ku është Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar. Projektimi është për një zhvillim shumëfunksional me 35-41 kate, me njollë ndërtimi 1,200 deri në 1,500 m² dhe me sipërfaqe totale ndërtimi nga 48,000-52,500 m²

Një tjetër projekt është Klasteri i Institucioneve të Pronës (ASHK – Prona e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, afër Shkollës “Harry T. Fultz”) Siti i propozuar për ndërtimin e Klasterit të Kadastrës Shtetërore, me një sipërfaqja trualli 5,000 m², ndodhet në zonën e Zogut të Zi (në afërsi të shkollës “Harry T.Fultz”) në një rrugë dytësore që lidhet me Rr. “Asim Vokshi”.

Një tjetër projekt është Zona e Zhvillimit Multifunksional. Siti i propozuar për zhvillim ndodhet përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, pjesë e Unazës së Dytë të Tiranës, duke mbuluar një sipërfaqe prej 3,000 m².

Parashikohet Projektimi i fasadës dhe volumit të një zhvillimi shumëfunksional me 25-40 kate, me njollë ndërtimi 800 deri në 1200 m² dhe me një sipërfaqe totale ndërtimi nga 30,000-40,000 m².

31 Komente

  1. P
    Para LGBTQ e PS ngjyre mavi.

    Ed bythe-shkerdhyeri nuk i mjaftoi qe zbriti "Malin e Dajtit" ne qender te Tiranes, por tani eshte ne gare per tja kaluar atij edhe me lartesi.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doktor Mortja

      Punojne edi me saliun per popullin! Te rroje Partia!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tung

        Kemi nevoje per me shume kulla edhe me shume kte deri sa te kemi nga nje kulle per koke. U bej thirrje qytetareve te ndershem mos vazhdoje te ndjeke piramidat e rradhes me kulla e parkingje me vlere te 10 fishuara. Tregu do jua thyej shume shpejt kembet ketyre kullave dhe kullareve. Gjithe bota nderton uzina punishte infrastrukture, rilindja nderton kulla bosh.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Parruca

        Dhe Lali Zdromsi vazhdon me banderolat: « Me biçiklete do kishe arritur ». Cfare ironie tallese! Me keto ndertime pa fund qe behen, ku do kalojne makinat e atyre qe do i popullojne keto ndertime? Do kalojne ne te njejtat rruge qe kishim ne 1991, madje me keq akoma se Lali Zdromsi u ka hequr nga nje korsi per ti bere korsi biçikletash. Se rruge te reja brenda qytetit nuk hap dot. Por edhe ato qe jane nuk e merr njeri mundimin ti modifikoje. Jane nja 5-6 kryqezime ne Tirane qe nuk rregullohen dot më me semafor, p.sh 21 Dhjetori dhe Zogu i zi. Detyrimisht duhen bere me nenkalim. E theksoj NENkalim apo tunel, dhe jo mbikalim qe u dilte banoreve para ballkonit tek Zogu. Po duhet bere dhe nje rrjet i transportit publik nentoksor, tramway apo metro, se perndryshe ky qytet po shkon drejte kolapsit. Kullat i ngre si ne NYC kumandari, por transportin publik dhe rruget i ka lene si ne Bubq.

        Përgjigjjuni
      3. B
        Bato

        Shifeni se Jane 3-4 lulishte ne Tirane qender, qe mund te behen gratacela. Si lulishte nuk i hyjne ne pune as dreqit!!!?

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben

          Vazhdoni vidhni dhe jepjani pronat shteterore gangsterave dhe oligarkeve! Populli do mari te gjatin! Cfare kuptimi ka tia japesh pronen shteterore privatit dhe ai te pasurohet ndersa populli nuk fiton asgje? Ky nuk quhet partneritet si ne perendim por vjedhje e kombinuar e politikaneve dhe gangsterave. Edhe ligjet i kane bere per te vjedhur te dyja palet!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Malo

            Te behet nje Kulle si Mal droge qe ti dedikohet Parave qe ndertohen Kullat .Si thote dhe Kumandari ,jane parate e Shqiptareve te ndershem jashte…ne jashte kemi 34 vite Shqiptar te tille as kemi degjuar as pare ,si duket Kumandari I paska emigrante ne Hene keta qe thote…jane mbushur burgjet e botes,Shqiperia eshte kthyer ne nje Kube te viteve 50 ku vipkurvat dhe kodoshet e pushtetit jetojne si Sheika te tjeret nuk Kane as per nje kafe…Shpresoj qe Kullat e Droges te ju shemben Mbi kokat e tyre se Shqiptaret dhe sikur parate me thase te jene nuk fitojne gje se republika e Ramutit eshte me e ndyre e surati I tij si jevg I dehur

            Përgjigjjuni
            1. s
              saimir

              Hajt ne te semes ju hajduta qe jepni leje po dhe hajdutat e trafikantet qe i ndertojne. Po toka e tirones eshte qymyr poshte qe u zente e u @ifte kina nonen!

              Përgjigjjuni
              1. E
                ER

                Arnautet kan halli e Himares ,nuk shohin qe po ja zen frymen oligarket nga dita ne dit

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli

                  Sikur te shpenzohej gjysma e ketyre parave ne fushat e bujqesise do ishte me me vlere per vendin tone

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    lani...

                    BRAVO

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      trojan

                      Ed droga ku do i laje parate ,mbase hengsh koken si sali kerma ,ky po ja kalon dhe saliut

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gjykimi i Zotit

                        Qeneri dhe të pangopur. Po iu mbin kulla e babelit në bark. Asgjë sdo gëzoni. Në Ferrin e përjetshëm do përfundoni

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Na mbyten budallenjt

                          duam nje kulle ne forme shpelle te kenaqen neandertalet e saliut

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            X

                            O hajdute, e bete Tiranen xhungel betoni ku nuk merret dot fryme. E kthyet ne shesh pershesh ku pastroni parate e pista te droges o ndyresira, ne krye me ate debilin e gjate qe fton shefat e mafias dhe pastrimit te parave me kryeministri dhe e pranon pa i bere syri terr. E keni kthyer Shqiperine ne pseudo-shtet.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Trump 2024!

                              Nuk kam problem me kullat. Qyteti le te behet me terheqes e modern. Por pa rruge nuk mund te ndertosh kullat e pallatet ne zonat e shumepopulluara. Qarkullimi eshte shume I keq sot imagjino pas 5 vjetesh. Pa rregullu qarkullimin dhe plehrat qe mbahen ere kudo ne Tirane kullat nuk jane pasuri kombetare por vetem keqesone dy problemet kyce te Tiranes: qarkullimin e makinave dhe plehrat.

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qyetar i demtuar nga termeti

                                Qeveria me teper interesohet per te rritur fitimet e oligarkeve dhe bashke me ta edhe te pjeses se te elites qeverisese se sa per demet e termetit . Ka 5 vjet qe nuk can koken njeri per ti riparuar pallatet qe jane per riparim si dhe per te ndertuar te reja atje ku jane te pa banushme. Neper zyrat e Bashkise punonjesit ngrene supet dhe me i guximshmi thote troc: Nuk ka leke, leket kane shkuar tek 5 D-ja. Njeri nuk te sqaron, kerkesave te panumerta me shkrim nuk i pergjigjet njeri. Ky popull dele nuk e di se c'fare pret qe te beje Qeveria e te ngrihet per te drejtat e tij. Njerezit jane indiferente, per gjene me te shtrenjte qe ka te beje me jeten nuk reagon, ndersa kur i ferkohet makina ose kur e shikon pa dashje-nxjer koburen.

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  Operacioni Zjarri

                                  Keni me gje per te thene per Enverin?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    S.B

                                    Do ishte gabimi më i madh

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kullaxhiu

                                      Shqipërinë kërkove, Shqipërinë ta dhanën. Ta dhjeç Shqipërinë siç dhjeve Tiranën.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Toni

                                        Hahahaaa dhe do jete nje skenar i denje per filmin... I am Legend... ku Edi Rama zevendeson Will Smith.... Edooo mos e rruj hic plako... ai stan cmendurie ate bulmet ka... degjo... degjo dhe neve qe na quan dele... se ajo dite vjen plakoooo...!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lal Myzeqari

                                          Sa te lumtur qe jemi me keto sihariqe qe na jep qeveria dhe lideri yne i shumeditur. Ketu ne fshatrat e Myzeqese ka shperthyer festa dhe fermeret jane dehur me leng domate. Lart e me lart gratacielat e Partise!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Filani

                                            o popull,nuk e reuan njeri per ne se gjithesesi do ndertohet…ka mbi 30 vjet qe ndertohet pa fund,pse ky indinjim i madh pikerish tani?kunishim ne me pare ?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. F
                                              Filipi

                                              Nuk duhet të shkojë njeri në votime, këta zgjedhjet dhe zgjidhjet i bëjnë me njëra tjetrën. Njerëzit zihen, shajnë e kërcënojnë njërivtjetrin sikur nlna, babai, motra apo vëllai, janë partitë. Këta janë banda që punojnë me njëra tjetrën, prandaj dhe parat e krimit tregojnë projekte 100 kateshe, përctë treguar sa i fortë është krimi. Ky vënd lshtë destinuar për të krijuar e promovuar krim. Bëjini mutin zgjedhjeve, të paktën kini ndergjegjen e paster.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Ben

                                                Edi Koqja nuk e rruan shume per popullin se e di qe nuk ngrihet me! Populli provoj Saliun dhe i doli keq! Ia dhane ketyre "Socialisteve" qe jane ne pushtet me dakada, prape nuk u doli mire! Nuk ka cfare te bej me ai popull! Prandaj keta socialistet jane shkerdhatat me te keqij se kermat e PDse sepse e gengjyen popullin dhe e dine qe populli nuk voton me Salen dhe shpurren e tij! Shkurt, sistemi ne Shqiperi eshte ne dore te ketij Gjatoshit, por ky nuk ka deshire te bej gje derisa te iki nga pushteti dhe e la ate popull me keq se si e gjeti. Ta kuptoje populli se ShtetI Shqiptare eshte ngritur nga krimi dhe pastrimi i parave, te shohe vetem se ku jane bere te ashtuquajtura investime- rruge, tynele, dhe ndertime. Keto jane tamam fushat qe mafia Italiane apo te tjerat investojne per te pastruar parate! Populli i thjeshte nuk ka asnje fitim nga keto inevestime. Populli nuk ka para as te blej makine per rruget apo te bjel apartamente. Shumica jane bosh! Nuk eshte invesituar ne arsim, shendetesi, dhe sherbimet sociale qe prekin direkt shumicen! Mjere ai popull ne dore te kujt ka rene! Duket qe nuk ka shpresa kur Kryeministri numeron sa veta hyne nga aeroporti dhe na numeron ne kur vijme per vizite sikur jemi te huaj sepse nuk kemi pashaporta Shqiptare. Ata mbase i dine edhe emrat tane por nuk e thone se u del genjeshtra!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Go West

                                                  Po komunitetet, lagjet ku do ngrihen keto kulla, a jane pyetur, apo s'kane "voce in capitolo? Po per distancat midis objekteve, a ka ndonje standart shtetror? E fundit: Pse nuk ndertohen kulla ne Bologna, Firenze, Verona e tj? Per idene time modeste, kullat le te ndertohen pergjate bulevardit te ri, por kurre ne mes te lagjeve. Eshte fyerje e komunitetit, shkelje me kembe, poshterim. Kam parasysh edhe nje reagim te elites intelektuale te Tiranes kunder kulles tropojane te shokeve te Zenit qe i zuri driten Kadares se madh. Ndoshta Spak mund te ndaloje kete fyerje te rende duke ndjekur penalisht lejedhenesit dhe lejemarresit si bashkpunetore ne krim. Nuk jam jurist, por zenien e drites se nje shtepie banimi, e mendoj si nje krim te rende.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. I
                                                    I lindur ne qender tirane ne vitet e para pas clir

                                                    Turp turp cfare i keni bere Tiranes o kriminele te bukurise saj me ato ndertime ne w qender rreth sahatit e xhamise.Ndertime afer njera tjetres te pakuptimte ndertesa me 5 kende e te tjera qe kan bllokuar pamjen e malit dajtit qe eshte bukurija e qytetit.Ne qender Tiranes nuk i nevojiten ndertesa 50 apo100 kate ,ky kryetar i bashkis do mbahen mend nga brezat per shkatrrimin arkirktonik te Tiranes ne 3 mandate pushteti vendor dhe qendror.Per kete katraure qe eshtr bere historija e brezave do te gjykoje kete qe eshte bere vetem per te marre parate e atyre qe ndertojne per ti pastruar ato .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. N
                                                      Nealv Deon

                                                      Per aq kohe sa nuk reagojmë si popull dele qe jemi qe nuk ngrihemi kan 34 vjet demokracileshi shqipetaret me ne krye hajdutet gjakprishurit qe Kina ropt ja shkerdhefte nga i pari deri te i fundit i 'shtetleshi_t '..gjejnë shesh bejn përshesh. Bashkimi ben Fuqine 1 per te gjith e gjith per nje.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. Z
                                                        Zyko

                                                        So, me ne fund ja bete mu*in tiranes. Te rroje populli dele i k/qytetit... dhe ta haje me shendet propaganden kriminale te k/kriminelit k/minister.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Alban

                                                          Bosh do ngelen. Edhe ata qe kane bere trafik droge qe duan te pastrojne parate duke ndertuar te tilla kulla do te dalin te humbur.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. n
                                                            ndertuesi i ndershem

                                                            Une kam 200 milion euro me pune te ndershme por i kam te pista,me duhen vetem 20ose 30 miljon ti pastroj ,pjesen tjeter e jap ,dhe lavatrice me te madhe se kaq nuk ke ku gjen.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje