Nga Feliks Baci
Transporti ne pergjithesi shihet si nenstrukture e sektorit te Turizmit, dhe per rrjedhoje i ben keto dy sektore te nderthuren dhe afektojne njeri-tjetrin.
Aviacioni ne term te pergjithshem eshte komponent kyç per krijimin e lidhjeve jetike midis zonave me orientim turizmin.
Si ç'do kush i perfshire ne kete sezon mbi situaten e zhvillimit te sektorit te turizmit, nxit te perfshihesh ne gjykimet dhe analizat perkatese.
Te gjykosh me nje "coup d'oeil" nuk eshte e veshtire, por te vrojtosh dhe analizosh drejte, PO nuk eshte e lehte.
Disa specialiste te fushes ne analizat e tyre jane prirur te shpjegojne zhvillimin aktual te turizmit si nje foto statike pa dinamiken dhe projektimit, gati gati si nje qellim "per se". Por dua ta theksoj se nga analizat e tyre dalin ne pah dhe shume elemente bazikë qe na lejojne te kuptojme spektrin dhe tipologjine e sinoptikes se turizmit si industri dhe pikerisht :
- Diversiteti i produktit,
- Nevoja per zgjerim te kapaciteteve akomoduese,
- % e inventarit te shfrytezimit ose jo te ketyre kapaciteteve,
- Nevoja ne vazhdimesi e permiresimit te infrastruktures dhe faciliteteve,
- Tipologjia e Turizmit,
- Qasja miqesore ndaj ambjentit,
- Burimet njerezore te nevojshme,
- Eco turizmi etj.
Te gjithe analizat, me tendence pozitive qofte dhe negative kontribojne ne kuptimin e konceptit te struktures te turizmit dhe diversitetit te produktit ne territorin gjeo- politik te Shqiperise dhe pikerisht :
- Turizmi Alternativ, me objektiv udhetime ne zona te qeta dhe admirim te pamjeve te "egra" te natyres qe zhvillohet dhe karakterizohet nga perfshirja e banoreve lokale.
- Turizmi i Aventures, i mbartur me jo pak risqe te mara persiper nga vete individet qe e konsumojne kte lloj sipermarje.
- Turizmi Masiv, me karakteristike grupe te medha, me programe te parafiksuara ku mund te perfshihen admirues te muzikes, " zhurmave" dhe zbavitjeve si qellim ne vetvete.
Nje klasifikim i tille ne zona tipologjike do na sherbeje per te shmangur gjykimin " one size fit all".
Nga investigimet e bera eshte konstatuar se ne disa zona te tipologjise se klasifikimit me siper jane konstatuar rritje çmimesh ne hoteleri dhe restorante perfshire dhe sherbime te lidhura me to, kjo krahasuar me nje vit me pare ku boomi i ardhjes se turisteve te huaj ishte "i paparashikueshem"
Ne teori, siç te gjithe e dime se çmimi per nje produkt apo sherbim eshte ai mekanizem qe perputh apo gati perputh kerkesen me oferten.
Hotelet, restorantet, apo çdo lloj aktiviteti tregtar kane si qellim te pare te ofrojne kapacitetet, dhe ato ti shesin ne ate mase sa te gjenerojne nivel adeguat te fitimit.
Problemi qendron se çfare ata konsiderojne "nje profit adeguat"? Ne afat te shkurter, te mesem apo te gjate? Pa dashur te jap leksion, dua te theksoj se rritja e kerkeses dhe pershtatja e saj me oferten nuk varet vetem nga oferta e tyre.
Jane disa kontributore ne kete fushe ku çdo aktor luan rolin e tij te tilla si:
Administrata qendrore,
Administrata lokale,
Investitori publik/ privat,
Manaxhimi i aeroporteve,
Roli i kompanive low- cost
Administrata qendrore nepermjet strukturave te saj ka aritur te ç'bllokoje monopolet ne transportin nderkombetar, si ate ajror, rrugor dhe detar.
Ka vendosur nje Sistem me Proçese dhe Proçedura te inkorporuara ne vendim- marje per sektorin e turizmit.
Energjia, uji i pishem, manaxhimi i mbetjeve, transporti i brendshem ne mos te arira jane pershtatur dukshem.
Administrata Lokale, duhet te njohe problemet e turizmit sipas tipologjise dhe duhet te promovoje kulturen e te berit biznes, " Just Culture", nepermjet seminareve, apo workshopeve ne rang prefekture qofte dhe te kerkoje ndihme nga administrata qendrore.
Aeroportet kane pershtatur politikat e tyre ne funksion te kerkesava ne rritje te kompanive low' cost per te rritur numrin e turisteve/ udhetareve.
Thene sa me siper sektori privat i hotelerive, rastoranteve nuk duhet te aplikojne mentalitetin "take it or leave it". E kunderta ndodh teorikisht, rritja e volumit ul kostot dhe siguron kthimin mbrapsht te kapitalit te investuar. Ata duhet te reflektojne ne objektivat dhe afatet qe kane ne mendjet e tyre.
Ata duhet te marin parasysh se burimi kryesor i kerkeses vjen nga transporti me kosto te lire dhe te marin parasysh tipin e perdoruesit te ktyre transportuesave.
Duke ju referuar titullit te artikullit, dua te ndalem ne rolin qe do te luaje Aeroporti i Vlores ne kte zone te "veçante" gjeo- politike.
Stjudues te huaj i referohen si zone te "influencave" te nje aerporti radiusi prej 70 - 100 km.
Ky radius qe perfshin Zonen rreth aeroportit, ne veri zona nga derdhja e lumejve Vjosa dhe Semani, dhe ne jug duke prekur Zvernecin, e me tej Vlora, Rradhima, Ishulli i Sazanit, Palasa, Drimadhes, Dhermi, Livadh, Borsh, Lukove Sarande e Ksamil se bashku me Hinterlandin e tyre do ta DIVERSIFIKOJE dhe do japi karakteristika interesante te veçanta te tipologjise se turizmit.
Aeroporti i Vlores, si nje "Perpetual Motion Machine" (makine me gjenerim te perhershem) se bashku me Tunelin e Llogarase,pervecse do te shtrije periudhen e turizmit 2 muaj para dhe 2 muaj pas,krahasuar me tradicionalen, do te afirmoje statuse te veçanta te ketyre zonave si zona te nje Turizmi Elitar Ekselent, te tilla si zona Palase , Drimadhes, Dhermi, Gjiret ne Ksamil, Manastir, Cape Merlin ku çmimet e Hotel/ Restoranteve nuk do te jene " sensitive" ne afektimin e turisteve. Çdo kujt mundet mos ti vije mire sa them, por ky eshte gjykim personal manaxherial, jo kuantitativ.
Evolimi i turizmit ne zona si Livadhe ku parashikohen ndertime Hotele 4 - 5 yje, Himare, Borsh, Lukove dhe Hinterlandet e tyre pasi te jene te kualifikuara do na japin nje produkt miks, masiv dhe elitar nen nocionin e 3 S- ve " Sun, Sand and Sea.
Indikatoret KPI, KPA do sherbejne ne fund te fundit t'na japin nje ide se çfare duhet permiresuar nga "pesimi eshte mesim". Shqiperia ka DIVERSITET turizmi. Thenia e Avokat Ngjeles se kur ne plazhe dhe Malesi ka humor dhe jete te shpenguar, ka ardhmeri me ndryshime cilesore.
Uroj qe ky artikull te kete sherbyer si "provokim" debati dhe te kete dhene mesazhin se sa me te detajuar ta bejme nje aktivitet aq me lehte behet analiza e produktit.
Te shpresojme qe aeroporti i Vlores te mos kete fatin e aeroportit te Kukesit. kemi nje aeroport falas e nuk jemi te zot ta fusim ne pune tani po ndertojme nje aeroport qe kushton shume e pritshmerite duken si flluska sapuni me ngjyra te bukura
Per mendimin time, Aeroporti i Vlores duhet kompletuar me nje infrastrukture te detajuar rajonale. Rruget e komunikimit (rrugor dhe hekurudhor) te aeroportit me destinacionet turistike duhet te jene te nivelit bashkekohor. . Investimi turistik, qe parashikohet te behet ne Sazan, eshte nje sinjal i mire qe jep shprese se aeroporti i Vlores nuk do te kete fatin a atij te Kuksit. Per me teper, Aeroporti kerkon dhe infrastrukturen e furnizimit te avioneve me karburante dhe artikuj te tjere. Po ashtu duhet parashikuar dhe riparimi i avioneve ne rast difekti teknik, duke filluar nga ato me te thjeshtat.... Universiteti i Vlores (por me teper shkolla e mesme Industriale "Pavarsia" ne Vlore), duhet te pershtaten dhe te krijojne degen e aeronautikes. Gjithsesi keto jane elemente qe kerkojne nje plan kompleks te detajuar biznesi, duke patur parasysh zhvillimin e zones, koston dhe te ardhurat qe sjellin
I dashir Feliks Pse nuk shkruan per gjithe shqipetaret Transporti ajror me cmime/kosto te uleta "low cost"???