“Truri” teknologjik i Piramidës, në kujdesin e japonezëve

30 Gusht 2023, 11:20Hi-Tech TEMA

“Truri” teknologjik i Piramidës, në kujdesin e

Japonia është partner kryesor në mbështetjen teknologjike të Piramidës së Tiranës, e cila hapet së shpejti. Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë takimit me një delegacion japonez. 

Veliaj priti në takim një delegacion me përfaqësues të Grupit të Miqësisë Japoni-Shqipëri, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai u shpreh i lumtur që Shqipëria, e cila me hapjen e Piramidës, do të kthehet së shpejti në epiqendrën digjitale për Ballkanin, ka përkrah Japoninë, një prej vendeve më të përparuara sa i takon teknologjisë.

"Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të presim për një vizitë pune në Tiranë deputetin Hirai Takuya [Anëtar i Grupit të Miqësisë Japoni-Shqipëri, Kryetar i Delegacionit], ambasadorin e jashtëzakonshëm të Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki, dhe delegacionin shoqërues për industritë digjitale. E informova delegacionin për faktin se Tirana, me hapjen e Piramidës, do të kthehet në një epiqendër digjitale për Ballkanin, kryesisht për t’iu mësuar fëmijëve aftësitë teknologjike, që i bëjnë ata të gatshëm për punët e së ardhmes.

Unë besoj se nuk kemi aleat më të mirë se Japonia për të mësuar dhe për të parë se si bota akademike, universitetet, kapitali që vjen nga korporatat e ndryshme, të gjithë duhet të jenë pjesë e këtij ekosistemi për të garantuar që suksesi i njërit është edhe suksesi i secilit. Ndaj, u jam shumë mirënjohës për ambasadorit dhe deputetit,” u shpreh Veliaj.

Kryetari i delegacionit të deputetëve japonezë, Hirai Takuya, tha se është i lumtur për këtë bashkëpunim me Shqipërinë, për rritjen e mëtejshëm të potencialit të të rinjve në fushën e teknologjisë.

 

3 Komente

  1. k
    k

    Kjo ishte karamelja që korrupsioni shtetëror ho dhi sot për konsumim. Një Japonez Nuk mund të permiresoje një shoqëri të degjeneruar. Japonia është shtet ligjor sepse 99% e popullit respekton ligjin, njeriun dhe mikun.

    1. R
      Raimond vlonjati

      "k"! pa germa te tjera mbrapa. Po te shohesh me SYRIn e Sahalese, normale qe sterre e bloze te duken grate, pulat dhe punet e kojshise.

    2. k
      k

      E shoh me sytë e interesit të popullit të shtypur dhe përvuajtur. Non grata me hordhitë e tij kriminale, duhet të ishin zgdukur nga faqja e dheut bashkë me like floririn fshatar hajdut të korryptuar familjarisht.Jam kundër oligarkëve,gjykatave te korruptuara,administratën shtetërore hajdute,bashkëpunëtorët e K/ministrit aktual ne arrati. Shqipëria aktuale,eshte shumë më mirë se kur drejtonte bisha kriminale shpellare,por korrupsioni galopant i pakontrolluar eshte po aq negative per interesat e popullit.Qeveria duhet të përqëndrohet vetëm në funksionimin thelbësor siç eshte ligji,drejtësia,interesi kombëtar etj. Duke qenë se kanë falimentuar në thelb,i japin jehonë gjërave anësore koti.

      Lini një Përgjigje