“Urbani”, linja më e re e transportit në Tiranë – Financime nga BE e Gjermania, projekti kushton 112 milionë euro

6 Mars 2024, 20:37Sociale TEMA
“Urbani”, linja më e re e transportit në Tiranë

“Transporti i gjelbër në Tiranë”, është projekti që u prezantua nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, bashkë me ambasadorin gjerman Karl Bergener si dhe ambasadorin e BE Silvio Gonzato. Sipas Veliajt, ky projekt është një risi që synon zhvillimin, projektimin dhe funksionimin e sistemit të parë të transportit të shpejtë me autobusë elektrikë.

“Tashmë 145 stacione do të rimodelohen jo vetëm me brendin e ri “Urbani”, por edhe me tabelat elektronike, me parashikueshmërinë e çdo autobusi që vjen në stacion, me një çip që do të ketë çdo autobus që të dimë sa km janë bërë, për efekt të informimit të qytetarit, por edhe për efekt të subvencionit që ne duam të japim eventualisht për të mbështetur transportin publik”, tha Veliaj.

Bashkimi Europian do të ofrojë 32 milionë lekë grante për këtë projekt, ndërsa gjatë fjalës së tij, ambasadori Gonzato theksoi rëndësinë e projektit për Tiranën.

“Ky projekt do ta ndihmojë Tiranën në sfidat me trafikun dhe do të kontribuojë në jetën e qytetarëve. Në tre akse kryesore do të kemi autobusë të shpejtë elektrikë. Do të ulen edhe emëtimet që shkaktojnë dëme në shëndet. Kjo flotë me emëtime zero do ta ndihmojë Shqipërinë. Transporti urban është edhe vena kryesore e qyteteve tona. 32 mln euro në grante po ofron BE për këtë projekt. Ky është kontributi i drejtpërdrejtë që ne po i japim Bashkisë së Tiranës. Dhe ky është një shembull i qartë për të treguar që Europa është këtu”, tha Silvio Gonzato, Ambasador i BE.

Ndërkohë për këtë projekt ambasadori i Gjermanisë theksoi se vendi i tij do të ketë kontributin më të madh duke dhënë hua më shumë se 50 milionë euro.

“Të gjitha këto ndryshime, ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen dhe i gjithë ky ndryshim nuk vjen pa një pagesë dhe kërkon po ashtu ekspertizë. Për të qenë më të saktë, ky do jetë një projekt prej 112 milionë eurosh dhe ne Republikë Federale do jemi kontributori më i madh me një hua me më shumë se 50 milionë euro, në kuadrin për investimit për Ballkanin Perëndimor. Jemi besimplotë si qeveri e Gjermanisë së këto para do të shpenzohen më së miri, dhe veçanërisht qytetarët e Tiranës do të përfitojnë nga një transport i shpejtë, më pak ngecje në trafik”, tha Karl Bergner.

4 Komente

  1. B
    Ben

    Per te ardhur keq qe miliona euro qe vijne nga BE shkojne per qejfet e veliajt dhe drejtoreve qe ca jane ne burg e ca akoma verdalle. Gjoja unaza shkruan green dhe nderkohe punon me karbuarant. Ja ky eshte veliaj, shkruan ndryshe dhe vepron ndryshe. Kjo eshte e vlefshme ne cdo gje qe ben

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Kaq budallenj i di Gjermanet ti, qe jua hedh Erjon Veliaj? Gjermanet shikojne zhvillim, seriozitet, njerez qe punojne, prandaj financojne keto projekte te kohes. Perndryshe i jepnin Tiranes autobuzat qe i nxjerrin jashte pune ne Berlin, Mynih.... Iku koha e Sali Berishes, sot Tirana eshte Europe.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iliri

        Ty ti vret syte drita ! Erresira myku, grabitja,vrasjet ne pylle a rruge 'aksidedtalisht' apo ne shtepite e tyre 26 vete, ne mes te kryeqytetit me duar ne xhepe 4 etj etj .....shkaterrimi jane jeta e hordhise tuaj. populli eshte i zgjuar !

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kadiu

        Dakord dhe mirenjohes qe po na ndihmon BE dhe Gjermania. Mos i zini bese Erion Veliaj, se eshte pa dinjitet. Ne, shqiptaret, jemi mirenjohes, per ndihmen tuaj, por Erioni e kompani jane kusare. Nese e ndertoni vete kete projekt do ishim vertet mirenjohes, kemi besim te ju. Por nese e lini ne dore te kusarit Erion me shoke, keqardhje, por edhe ju doni te vidhni. Me mire mos e beni fare. Mbani leket per qytetaret tuaj. Dhe keshtu ba lini edhe ne besimin te BE dhe Gjermania. Ndryshe do na zhgenjeni edhe ju.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje