Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës!

9 Qershor 2025, 09:20Sociale TEMA
Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës!

Pesë punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie në Bashkinë e Himarës janë shkarkuar mëngjesin e kësaj të hëne me vendim të kryetarit të bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjel Tavo.

Janë ende të paqarta arsyet se përse është marrë ky vendim, informon gazetari Igli Çelmeta.

Burimet bëjnë me dije se kjo njësi, që ka në fokus mbrojtjen e terrenit nga ndërtime të paligjshme dhe abuzime, ka bërë të kundërtën e asaj që ligji dhe rregullorja i përcakton, duke abuzuar me detyrën.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim zyrtar nga ana e institucionit mbi shkaqet që dërguan në shkrirjen e një strukture që duhet të jetë në terren për të konstatuar të gjitha shkeljet.

4 Komente

  1. j
    jon

    Përse këto veprime gjithmonë kryhen kur fillon sezoni turistik,ku ishit më parë o idjotë.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Shumë mirë ja ka bër, shumica e tyrë ku nëpër Shqiprie, sjedhën, si bandit të vertetë Duke terrorizue hallexhin dhe Duke ju marrë lek pa mase për një kotec pulash, ose Sepse rregullon3 një derë.. Kures atë që ndertone pallate veç rrinë e shkonë, sepse pallate janë të Saliut, Ramës, Erjonit dhe Metës....

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pensionisti qytetar

      Do Zoti qe edhe kolegu i tij ne Lezhe e shkrin ikmt-ne.Prej shume viteve ne detyre,pse nuk jane ndeshkuar ,nuk kane lene poshtersi pa bere.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari

        Pse i lejne te ndertohen e pastaj i prishin....kontrolli qe ne fillim qe kur hidhen guret e pare....edhe sikur te jete marre "leja e ndertimit". Fatkeqesisht vazhdon po ajo histori. Ku ishit ju me pare, apo me muhabete kafeneve per shtate pale qejfe.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje