Veliaj takon kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj

26 Tetor 2023, 17:57Sociale TEMA

Veliaj takon kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në një takim të veçantë kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj shkruan: “I lumtur të mikprisja kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Së bashku diskutuam për më shumë bashkëpunime të frytshme në familjen e madhe të UBSHR.
Gjatë festave të nëntorit, ju pres sërish në Tiranë për të festuar me të gjitha qytetet shqipfolëse "Ditën e Flamurit".”

Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon u themelua në vitin 2016 në Tiranë, ku aderojnë shumë bashki dhe komuna nga trevat shqiptare në rajon.

1 Komente

  1. a
    allahbim bereqavers

    Me siguri gjuha qe kane komunikuar ka qene turqishtja,gjuha e pare ne Prizren.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje