Rama vijon inspektimet në Dhërmi: Në sezonin e ardhshëm turistik gjithçka duhet të jetë e kompletuar

26 Tetor 2023, 15:17Sociale TEMA

Rama vijon inspektimet në Dhërmi: Në sezonin e ardhshëm

Sezoni turistik i këtij viti shënoi një prej sukseseve më të mëdha në industrinë  e turizmit ndër vite, duke rritur ambicien që e ardhmja të jetë edhe më premtuese.

Përmirësimi dhe modernizimi i infrastrukturave të zonave bregdetare është një nga prioritetet e vizionit të qeverisë për zhvillimin e zonave me potencial të madh turistik.

Dhërmiu është ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama gjatë inspektimit të sotëm në terren.

Aktualisht dhe në vijim, në të gjithë bregdetin e kësaj zone do të ndërmerren masa të domosdoshme për parapërgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik, duke filluar nga sistemimi e  pastrimi i hapësirave për të ruajtur estetikën e vijës së bregdetit, në mënyrë që të jetë destinacioni i padiskutueshëm i pushuesve në një tjetër vit të suksesshëm për industrinë e turizmit në vend.

Rama theksoi se në sezonin e ardhshëm turistik gjithçka duhet të jetë e kompletuar nga pikëpamja e infrastrukturës.

“Praktikisht sado që është ndërtuar, prapë është i gjithi brezi në rikualifikim. Ne mund të bëjmë një projekt rikualifikimi të ndarjes së hapësirave private me gjithë pjesën publike.

Mund të konceptojmë 2-3 modele që të jenë të harmonizuara dhe nëpërmjet bashkisë  ju jepet pronarëve që t’i ribëjnë me 2-3 modele që janë të miratuara“, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, gjatë inspektimit. 

 

5 Komente

  1. S
    Shqiptar

    Aha,kot. U betonizua edhe Dhermiu..!

    Përgjigjjuni
    1. F
      FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

      QI o breshke QI se te ka ardhur 'Dita'.... A e di ti shprehjen 'Prift nuk te ben VESHJA' Si duket verdalle po te vjen QELESHJA! Je shume konfuz Tashne i MBARUAR kerkon strehim ne Vlore Durrsi i MBARUAR! O nip i Zogollit Ku je 'DEPUTET'!? Ne Dhermiun e Xhaçkes apo Durrsi VAJmEDET!? Ghith hyrja e Durrsit ne duar te XHIHADIT Te gjitha pallatet pushtu prej LUGATIT! E vetmja lulishte shenje CIVILIZIMI Ne duar te xhihadistave me çertifikata 'PRONËSIMI'! Te gjitha pallatet gryer me THEMELE presin nje termet mos ngelen me 'DELE'! Gjith hyrja e Durrsit pushtuar nga KRIMI Pronaret e bar-drogave 'Rrofte Dako-EDVINI! Rrofte Dako Edvini shoke te XENIT Durrsaket e mjere 30 vjet LEGENIT!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pseeee s'u arratis me metej dhe monen ky ?

        vallahi se paska bo s burrat ,si e len Presidentin me hik vetem Botes ky mosmirenjohs dhe bo varavingo palaco me kte rropsin .qe e mba per Llape Turizmi !

        Përgjigjjuni
        1. g
          goruo,sekser i rilindjes,pran bregut

          A ka mbetur me toke,per ta grabitur,thone skifteret e rilindjes? Perse mungon,xhacka hanem,ne kete shoqeri,kjo eshte nje cudi.

          Përgjigjjuni
          1. g
            gëlBaza

            Ngelet sekser të gelBaze

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje